FILM DOKUMENTAR: SHARRI I BUKURIVE TË RREZIKUARA (VIDEO)

0
103

Një mal me dy pamje përkujdesjeje. Matanë është pjesa e vazhduar e Malit Sharr e shpallur park nacional që në vitin 1986, këndej kufirit pjesa e Maqedonisë që sot e kësaj dite nuk e ka këtë status.

Pjesa e Sharrit që shtrihet në territor të Kosovës është shpallur park nacional që nga koha e ish Jugosllavisë, por është vënë në funksion në vitin 1996. Këndej kufirit, pjesa e Sharrit që shtrihet në territorin e Maqedonisë, vazhdon të mos e ketë statusin e parkut nacional, përkundër një iniciative më se 20 vjeçare dhe debateve të shumta. Gjërat lëvizin ngadalë, ndërkohë që vazhdojnë të numërohen keqpërdorimet dhe dëmtimet e shumta që mund të sjellin pasoja të pariparueshme.

Mali Sharr përfaqëson njërin ndër masivet më të mëdha në Ballkan. Me një florë dhe bimësi diverse Mali Sharr paraqet një vlerë unikale natyrore. Pikërisht ky biodiversitet i jashtëzakonshëm e bën malin Sharr të papërsëritshëm në bukrinë e vetë. Një harmoni e përsosur që përvijon mileniume. Gjithë ky ekulibër natyror bimësie qetësisht shkrihet në 27 liqene. Një shembëllim me njerëzoren që ruan thellë sensin estetikë dhe raportin e kominikimit të njerëzve me malin.

Disa nga këto liqene janë quajtur edhe si “Sytë e Sharrit”. Këtë emër e mban edhe një organizatë e Tetovës, e cila ka sensibilizuar opinionin për nevojën e ruajtjes së këtij thesari të natyrës.

Pikërisht në jetën e njerëzve të fshatrave që gravitojnë në Malin Sharr ruhet ky raport gati mistik me malin që vjen në formë komunikimi sikur të ishte një i njohur i përjetshëm me të cilin mund të bisedohet në secilën stinë të tij. Banorët i njohin bukuritë, madhështinë, por edhe paralajmërimet dhe gjëmat që nganjëherë di t’i lëshojë si fatkeqësi natyrore. Parashikimet e motit në habitusin e Malit Sharr njerëzit i matin me reagimin e gjymtyrëve të tyre, një lloj matje popullore qëështë bartur brez pas brezi. Me kohë njerëzit kanë vënë dorë mbi të për mbijetesën e tyre për aq sa kanë menduar se nuk do t’i nënshtrohen “hidhërimit” të tij. Çdo prekje në pasuritë e tij ka qenë me karar dhe në sinkron

Sidoqoftë, ky raport me malin nuk është ruajtur çdo herë. Me kalimin e kohës dora njerëzore është vënë mbi ekulibrin e tij të natyrshëm.

Prerja e pakontrolluar e drunjve, moskujdesi ndaj shfrytëzimit të bimësisë dhe hedhja e pakontrolluar e mbeturinave e kanë shfyturuar Malin Sharr, gjithë ekosistemin e tij, i cili mendohet se mund të ketë pasoja të paparashikueshme për vendbanimet dhe njerëzit që gravitojnë në to.

BUKURITË E RREZIKUARA TË SHARRIT

Filmi dokumentar…SHIKOJE DHE SHPËRNDAJE

Gepostet von BIRC am Montag, 10. September 2018