MË SHUMË ZË PËR ZGJIDHJET RACIONALE EUROPIANE

Në një konferencë shumë përmbajtjesore, të organizuar nga Eurothink në Shkup ‘“Demistifikimi i marrëdhënieve (jo)fqinjësore në rrugën drejt BE-së: Rasti i Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë”,  u diskutuan qasjet progresive që i japin procesit frymën pozitive të fqinjësi së mirë dhe drejtimin e domosdoshëm të integrimeve europiane. 

Shkruan: Lorik Idrizi

Gjatë verës së kaluar nga Bashkimi Evropian  u propozua një zgjidhje për  kontestin mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë fqinje për të zhbllokuar procesin e integrimit evropian. Siç dihet tashmë Bullgaria kishte vendosur  veto për anëtarësim  e Maqedonisë së Veriut  në BE dhe kjo kishte shkaktoi turbulenca politike në vend. Ndërkohë, opozita maqedonase hodhi poshtë atë që u quajt “propozimi francez” dhe bëri thirrje për protesta.

Në këtë periudhë shumë të ndjeshme dhe tepër të rëndësishme të rrugëtimit për në familjen e madhe europiane, Maqedonia e Veriut duket disi e dyzuar në dy tabore. Njëri tabor që kërkon zgjidhje përmes kompromiseve racionale dhe një tabor tjetër që planin e zgjidhjes së kontestin me Bullgarinë, që ndryshe quhet propozimi francez, tenton t’i japë kuptime pezhorative, duke ngritur narracione që shmangin esencën që nënkupton rrugëtim drejt vlerave evropiane.

Propozimi francez në fakt është plani europian për ruajtjen e frymës së fqinjësisë së mirë, një qasje tërësisht racionale ndaj dy vendeve. Me këtë plan, Maqedonisë së Veriut i mundësohet një proces i sigurt në rrugën e anëtarësimit të plotë, ndërsa Bullgarisë si pjesë e BE-së i mundësohet të përmbushë një ndër misionet e Bashkimit Europian, atë të zgjerimit.

Në një konferencë shumë  përmbajtjesore, të organizuar nga Eurothink në Shkup ‘“Demistifikimi i marrëdhënieve (jo)fqinjësore në rrugën drejt BE-së: Rasti i Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë”,  u diskutua mbi demistifikimin e këtij procesi përmes një qasje progresive më inkluzive nga të dy palët në mënyrë që i gjithë ky proces të ruajë frymën pozitive për një fqinjësi të mirë dhe që do jetë një determinant kryesor në procesin e integrimeve të Maqedonisë Veriut.

Në këtë kontekst, përveç energjisë dhe vullnetit pozitiv për këtë proces, si një ndër dimensionet kryesore që mundëson shmangien nga elektrizimet etnike në të ardhmes, u theksua edhe dimensioni i kurrikulave shkollore si në pjesën maqedonase, poashtu edhe në atë bullgare. Në këtë drejtim u theksua se kurrikulat shkollore nxisin ndonjëherë kundërvënie të paqena dhe frymëzime të gabuara përjashtuese. Këto kurrikula në një fare mënyre prodhojnë diskurse përjashtuese dhe narracione tipike ballkanike.

Gjithashtu u theksua se pikërisht këto nisma dhe kjo lloj qasjeje duhet të jetë më e zëshme, në mënyrë që fryma që kërkon zgjidhje dhe bashkëpunim në drejtim të integrimit duhet ta pushtojë hapësirë publike që shpeshherë ka qenë e uzurpuar nga logjika përjashtuese që nuk i kanë pranuar zgjidhjet evropiane.

Subscribe to our e-mail list and stay up-to-date with all our news.


B-IRC © 2024. All Rights Reserved. 
 Privacy Policy

to top