MEDIAT DHE DEMOKRATIZIMI NË BALLKANIN PERËNDIMOR: KONFERENCË DHE MUNDËSI PËR TRAJNIM NË SHKUP

0
170

“Mediat dhe demokratizimi i Ballkanit Perëndimor: A po arrijmë qëllimet tona?” – është titulli i konferencës që do të mbahet në Hotel “Karposh” në Shkup më 7 nëntor (e enjte), duke filluar në orën 10:00. Ngjarja organizohet nga Instituti Kosovar për Media dhe Komunikim (IKMK) dhe Instituti Ballkanik për Bashkëpunim Rajonal (BIRC) nga Maqedonia e V.

Gazetarët dhe profesionistët e mediave nga Ballkani Perëndimor do të debatojnë mbi profesionalizmin, përgjegjësinë dhe respektimin e rregullave etike në gazetari, me një fokus të veçantë në bashkësitë etnike.

Gjithashtu, tema e lirisë së shprehjes dhe përmbushjes së kritereve të BE-së do të jetë në fokus të diskutimeve.

Në pjesën e dytë të konferencës do të organizohet një punëtori për gazetarët e rinj me temë “Shpifja dhe autocensura” dhe “Liria e mediave dhe integrimi në BE”. Çdo i interesuar të marrë pjesë në punëtori duhet t’u dërgojë një letër organizatorëve të konferencës:

Personat e kontaktit:

Katerina Topalova – [email protected]

Lorik Idrizi – [email protected]