NUREDINI PËR KDP: MJEDISI JETËSOR NUK NJEH POLITIKË, SIÇ NUK NJEH EDHE KUFIJË

Në një intervistë ekskluzive për BIRC/KDP, ministri Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Naser Nuredi flet për shumë çështje që kanë të bëjnë me mbrojtjen e mjedisit, për bashkëpunim institicional mes pushtetit qendror dhe lokal, por edhe për investimet europiane në drejtim të afirmimit dhe zbatimit të agjendës së gjelbër për Ballkanin Perëndimor që nënkupton harmonizm standardesh me vendet anëtare të BE-së.

Nuredini, hejqjen nga përdorimi të qeseve plastike e sheh si një mundësi të heqjes së plastikës së dëmshme nga jeta e njerëzve ndërkohë që vë në dukje se ideja nuk është që të merret nga xhepi i qytetarëve.

“Heqja nga përdorimi i qesjeve të plastikës ka si qëllim që të zvogëlojmë përdorimin e plastikës në jetën tonë, aty ku mundemi normalisht. Kur flasim për këtë, kur shkojmë te shitësit në super market ose diku tjetër, kemi mundësi tjetër se si t’i bartim ato produkte që i blejmë. Në këtë rast qeset plastike mund t’i zëvendosojmë me torba të ndryshme të tekstilit, të cilat mund të përdoren edhe më shumë herë. Ka përdorim të shumtë të plastikës në jetën tonë dhe kjo mund të zëvendësohet, sepse plastika kur deponohet, futet në tokën dhe ujin tonë dhe kjo përfundon në ushqimin që marrin nga fushat tona. Pra, ideja nuk është grumbullim i mjeteve, ne si institucion do të jemi të kënaqur nëse nuk do të grumbullohen mjetet”, thekson Nuredini.

Sipas tij, ideja nuk është që të marrim nga xhepi i qytetarëve, por te mënyra se si do t’i blejmë produktet, pra ideja është që të shkojmë me një torbë që mund ta përdorim edhe njëherë.

Nuredini në këtë intervistë, thekson punët që po bëhen në drejtim të mbrojtjes së mjedisit, ndërkohë që bën të ditur se në vijim janë disa projekte investuese që do të mundësojnë  përkushtim shumë më të madh ndaj mjedisit.

“Kemi rritur zonat e mbrojtura në shtetin tonë nga 8.9 për qind në mbi 13 përqind. Në këtë drejtim është edhe shpallja park kombëtar  e Malit Sharr. Ideja është që të shpallim zona të mbrojtura, që t’i përdorim në mënyrë të qëndrueshme për turizëm lokal dhe ndërkombëtar. Ne sigurisht se kemi edhe shumë punë për të arritur standardet e shteteve që janë anëtare të Bashkimit Evropian. Dhe këtu ka një ndryshim, është marrëveshja e gjelbër për Evropën dhe është agjenda e gjelbër për Ballkanin Perëndimor. Kemi dallime këtu, por ne dëshirojmë hap pas hapi t’i arrijmë ato standard”, thekson Nuredini.

Ai tehkson se tashmë janë miratuar disa ligje që krijojnë një suazë solide për investime dhe për t’i dhënë zgjidhje sidmos problemit me mbeturinat në gjithë shtetin.

“Në vazhdim do të kemi investime në mejdisin jetësor. Në një afat të shkurtës do të fillojmë projektin për impiantin e ujrave të zeza, në Shkup, Tetovë dhe Manastir. Sa i përket mbeturinave, kemi kaluar gjashtë ligje në parlament për zgjidhjen e problemit me mbeturinat”, thekson Nuredini. Sipas tij, qeveria do të investojë të rehabilitohet “Rusino”, do të investohet në “Rusino” që të ketë sdandarde ndërkombëtare. “Së dyti të ndërtohen transfer stacionet për mbeturinat në komuna të ndryshme, p.sh në rajonin e Pollogut, gjithashtu edhe në rajonin Jugperëndimor bashkë me Pellagoninë, ndërsa rajoni juglindor do bashkohet me Vardarin. Do ketë deponi qendrore aty edhe transfer stacione. Me këto mjete do t’i furnizojmë komunat tona me infrastrukturë bazike dhe më pas përgjegjësia do të jetë e komunave”, theskon ai.

Nuredini është për një qasje bashkëpunuese, ndërkohë që thekson se institucioni që ai drejton mbetet transparent dhe i hapur për bashkëpunim.

“Unë nuk them se është përgjegjësia e pushtetit lokal apo është e pushtetit qëndror, është përgjegjësi e çdonjërit. Ne jemi të zgjedhur nga qytetarët që ta ushtrojmë detyrën tonë. Zgidhja e problemit të trajtimit të mbeturinave është e çdo njërit. Kam qenë transparetnt dhe i hapur për zgjidhje të përbashkët, pavarësisht se çfarë ngjyre politike kemi si anëtarë të funksionit. Mjedisi jetësor nuk njeh politikë, siç nuk njeh edhe kufijë”, thekson Nuredini.

Investimet nga fondi prej 9 miliradë euro i paralajmëruar dhe i akorduar nga BE si pjesë e agjendës së gjelbër për Ballkanin Perëndimor, ai sheh si një mundësi për të konkurruar me projekte dhe për të zbatuar kërkesat mjedisore që janë të përfshira në kapitullin 27 të bisedimeve me BE-në.

“Duhet t’i jemi mirënjohës BE-së që ofron mundësi finaciare për të zgjedhur problematikat tona. Ndërkohë, të gjithë duhet të jemi të vetedjshëm se kapitulli 27 që nënkupton mjedisin jetësor në BE, do të zbatohet para se ne të anëtarësohemi në BE, pra gjatë bisedimeve, negociatave do të zbatohet. Janë projekte të ndryshme, flasim për trajtimin e ujrave të zeza, mbeturinat, zonat e mbrojtura dhe tema të ndryshme siç është energjia dhe energjia e rinovueshme. Ne, normalisht duhet të harmonizohemi me këtë agjendë nëse dëshirojmë të bëhemi anetare e BE-së, por kjo agjendë nënkupton edhe faktin se do të rrisim standardin e jetesës në shtetin tonë.

Nuredini në këtë intervistë thotë institucioni që ai drejton nuk bënë dallim se cila komunë nga cila parti politike udhëhiqet, përkundrazi mbeten 100 përind të përkushtuar ndaj qytetarëve.

“Si institucion nuk i shohim se cila ngjyrë politike e udhëheq komunën, pushtetin lokal, ne si institucion jemi 100 përiqnd për qytetarët tanë”, thotë Nuredini.

 

 

 

 

 

Subscribe to our e-mail list and stay up-to-date with all our news.


B-IRC © 2024. All Rights Reserved. 
 Privacy Policy

to top