RAPORT: GJENDJA E MEDIAVE ONLINE NË MAQEDONI

0
3363

Gjendja e përgjithshme e portaleve të monituara përgjatë kësaj periudhe shënon mungesë të qasjes profesionale dhe këto defekte shfaqen në të gjitha dimensionet e lajmit dhe përmabjtjeve tjera gazetareske.

Për një nuancë dominojnë lajmet e marra nga një medium tjetër dhe përgjithësisht këto lajme të marra janë copy paste, pa asnjëfarë ndryshimi. Te lajmet origjinale evidentohet përgjithësisht mungesa e autorsisë së gazetarit dhe mungesa e burimeve të diversifikuara. Përgjithësisht lajmet janë komunikata partish politike dhe institucionesh tjera dhe publikohen vetëm me një burim, zakonisht pa përfshirë edhe palën tjetër.

Te një pjesë e portaleve vërehet mungesë e tërësishme e  transparencës nga se nuk kanë fare impresum. Prania e lajmeve të rrejshme (fake news) dhe e ghuhës diskriminuese dhe të urrejtjes ndaj grupeve dhe komuniteteve të caktuara ështe edhe një shmange tjetër nga etika profesionale në informim.

Te disa portale evidentohet qasja negative e mbështetur në një koncept editorial që ka për bazë njëanshmërinë partiake, pa u kujdesur që në tërësinë e përmbajtjes redaksionale të përfshijnë pluralizimin politik dhe shoqëror si elemente kyçe të informimit të paanshëm dhe me kredo profesionale.

Përgjithësisht shfaqet një gjendje e pastruktuaruar si duhet mediale që shmang principet themelore të gazetarisë moderne që ndërlidhen me gjithë paletën e objektivititetit, të informimit të drejtë dhe me etikë profesionale.

Çështja e toneve të informimit, respektivisht e kontekstualizimit të përmbajtjeve gazetareske në favor të një partia ose kundër një partie mbetet një defekt që evidentohet te disa nga mediumet. Përgjithësisht konceptet editoariale të portaleve janë të varfëra dhe nuk kanë shtrirje në përmbajtje reale gazetareske me interes publik. Edhe kur shfaqen herë-herë lajme, informacione të tipit të këtillë, ato janë sipërfaqësore dhe nuk arrijnë që të eksplorojnë më në thellësi një problematikëtë caktuar.

Portalet përgjithësisht vuajnë nga mungesa e një interaksioni më përmabjtësor me shoqërinë civile dhe me aktorë tjerë të jetës publike dhe institucionale që i japin lajmit dhe përmabjtjeve tjera gazetareske legjitimitetin profesional të bazuar në principet thellësisht deontologjike të gazetarisë.

Optika partiake, fragmentariteti, dukuria copy past, informimi sipërfaqësor, mungesa e burimeve të diversifikuara, mungesa e transparencës krijojnë një pejsazh të zbehtë medial të këtyre portaleve dhe pa reflektimin esencial të interesit publik.  Lajmet e marra nga mediat tjera krijojnë një uniformitet jokreativ dhe nuk lejojnë zhvillimin e koncepteve të pavarura dhe origjinale editoriale. Gjithë këto elemente nuk i japin dorë aplikimit të formave më moderne të gazetarisë online, praktikave të reja, të cilat promovohen nga teoritë mbi veçantitë e gazetarisë online, që ndërlidhen me koncizitetin, multimedian, por pa përjashtuar principet themelore të profesionalizimit.

RAPORTIN E PLOTË E GJENI KËTU!

SHARE
Previous articleZigzag: Deponitë e “egra” – si të zbuten? (VIDEO)
Next articleMASIVISHT PËR TË ARDHMEN E NDRITUR
Instituti Ballkanik për Bashkëpunim Rajonal – BIRC është organizatë joqeveritare dhe jopartiake, tërësisht e pavarur në funksionimin e saj, me seli në Tetovë. Organizata angazhohet për promoviminin dhe praktikimin e gazetarisë kualitative dhe hulumtimeve shkencore në realizimin e qëllimeve të saja për një shoqëri me vlera demokratike, për institucione transparente, për një demokraci funksionale dhe për një shtet apo rajon progresiv dhe bashkëpunues. BIRC përfshinë ekspertë të dëshmuar nga fusha e gazetarsisë hulumtuese, e analizave nga të gjitha vendet e Ballkanit dhe më gjerë.