RRETH NESH

Instituti Ballkanik për Bashkëpunim Rajonal – BIRC është organizatë joqeveritare dhe jopartiake, tërësisht e pavarur në funksionimin e saj, me seli në Tetovë.

Organizata angazhohet për promoviminin dhe praktikimin e gazetarisë kualitative dhe hulumtimeve shkencore në realizimin e qëllimeve të saja për një shoqëri me vlera demokratike, për institucione transparente, për një demokraci funksionale dhe për një shtet apo rajon progresiv dhe bashkëpunues.

BIRC përfshinë ekspertë të dëshmuar nga fusha e gazetarsisë hulumtuese, e analizave nga të gjitha vendet e Ballkanit dhe më gjerë.

VIZIONI 

Vizioni i BIRC është ndërtimi i një shteti me demokraci funksionale, ku çdo individ do të ketë të garantuar lirinë e fjalës, të lëvizjes dhe liritë tjera politike. Ky vizion nënkupton një shoqëri me qeverisje të mirë, me institucione transparente dhe llogaridhënëse, me media të lira dhe plurale, me shoqëri civile aktive dhe të konsoliduar si një shtet me funksionim të pakompromis të shtetit ligjor.

BIRC ka për vizion ndërtimin e një shoqërie të lirë, tolerante, të barabartë që funksionon tërësisht mbi principet demokratike.

BIRC ka për vizion ndërtimin e vlerave të përbashkëta progresive në nivel rajonal, nëpërmjet ngritjes së urave të bashkëpunimit ndërmjet të gjithë faktorëve që i përqafojnë ato vlera.

BIRC synon të ndërtojë ura bashkëpunimi mes gazetarëve, baartësve të shoqërisë civile dhe eksperteve të fushave të ndryshme në Ballkan. Organizata gjithashtu synon një njohje të hapur mes popujve në ballkan, pa paragjykime dhe stereotype.

MISIONI

Për realizimin e vizionit të saj, BIRC do të angazhohet të promovojë dhe të zbatojë paradigmën e gazetarinë kualitative si dhe të hulumtimeve shkencore në rrafshin shoqëror dhe të hapësirës publike.

BIRC do të zbatojë njohuritë, përvojën dhe prakatikat më të mira të llojeve që përbëjnë gazetarinë kualitative, si:

  1. Gazetaria konstruktive ose e zgjidhjeve (e solucionit), e cila nuk nënkupton vetëm detektimin e problemeve por jep propozime edhe për zgjidhjen konkrete të tyre.
  2. Gazetaria shkencore, e cila nënkupton raportimin për shkencën dhe promovimin e saj si një mjet për zgjidhjen e problemeve të qytetarëve.
  3. Gazetaria analitike, e cila nënkupton zbërthimin më të thelluar dhe të saktë të të gjitha problematikave me të cilat ballafaqohen qytetarët.

Poashtu, hulumtimet shkencore përbëjnë një shtyllë të rëndësishme të misionit të BIRC, të cilat do të përdoren për t’u dhënë përgjigje të verifikuar të gjitha fenomeneve shoqërore të cilat do të vlersohen se janë në interes të përgjithshëm publik.

BIRC ka për misionin krijimin e një suaze të gjerë bashkëpunuese në nivel nacional dhe regjional për promovimin e një dialogu hapur, me të gjitha organizatat dhe faktorët tjerë shoqërorë që angazhohen për vlera demokratike.

Njohjet kulturore, nxitja e dialogut interkulturor gjithashtu mbetet një dimension i rëndësishëm në misionin dhe qëllimet e organizatës.

 

Email: [email protected]

           [email protected]

 

STRATEGJIA E BIRC 2021 – 2025

 

Zyra në Maqedoninë e Veriut:

 

  1. Drejtor Ekzekutiv: Bardhyl Zaimi, redaktor dhe shkrimtar

Email: [email protected]

 

  1. Menaxher i Programit: Lorik Idrizi, ekonomist i diplomuar 

Email: [email protected]

 

  1. Menaxher i Financave: Lulzim Atuli

Email: [email protected]

 

 

Anëtarë të Bordit Drejtues:

 

Linda Ademi, Aktiviste e Mjedisit 

Email: [email protected]

 

Seladin Xhezairi, gazetar i BBC

Email: [email protected]

 

Katerina Topalova, gazetare

Email: [email protected]

 

Charlotte Stiévenard, gazetare hulumtuese dhe analiste (Greqi)  

Email: [email protected]

 

Arben Muka, gazetar dhe profesor universitar (Shqipëri)

Email: [email protected]

 

Kristi Petrova, gazetare hulumtuese dhe analiste (Bullgari) 

Email: [email protected]

     

Dražen Simić, gazetar hulumtues dhe analist (Bosnjë dhe Hercegovinë)

Email: [email protected]

 

Sergej Županić, gazetar hulumtues dhe analist (Kroaci)

Email: [email protected]

       

Serbeze Haxhiaj, gazetare hulumtuese dhe analiste (Kosovë)

Email: [email protected]