SQARIM PËR ANKETËN E BIRC

0
648

Pas sulmeve krejtësisht të pabaza, OJQ BIRC informon opinionin se në asnjë rast nuk do të bëhet pjesë e kontekstualizimeve mediale që burojnë nga përplasjet partiake. 

Me këtë rast për ta sqaruar opinionin bëjmë të ditur që anketa në të cilën lakohet emri i orgazinatës sonë është realizuar gjatë muajit maj, gjegjësisht nga 12 deri më 19 maj, ndërsa rezultatet e kësaj ankete janë publikuar me 21 maj.

Kjo lehtësisht mund të vërtetohet në linkun e mëposhtëm, ku rezultatet janë të paraqitura ashtu si janë përpunuar nga platforma Google Form.

REZULTATET E ANKETËS SË BIRC: ZGJEDHJET PARLAMENTARE 2020

 

Sa do të jenë të sakta – mbetet të debatohet pas zgjedhjeve. Këto janë përgjigje të të anketuarve lidhur me pyetje konrete, në interes të qyetatarëve por edhe të vet garuesëve në zgjedhje.

Anketa, pra nuk ka fare të bëj me kontekstualizimet e këtyre ditëve. Gjithashtu njoftojmë opinionin se kjo anketë e publikuar në maj në plan të parë ka pasur programet parazgjedhore dhe datën e zgjedhjeve dhe pikërisht fokusi i publikimit ka qenë në këto dy komponentë.

E themi me përgjegjësi të plotë që anketa është realizuar me ndershmëri të plotë sipas metodologjisë së ngjashme me PEW Research Center në SHBA, ndërkohë që është theksuar po sipas kësaj metodologjie edhe shkalla e margjinave të gabimit që lëviz deri në 5 përqind.

Ndërlidhja dhe kontekstualizimi që i bëhet kësaj ankete të muajit maj me projektin e fituar nga qeveria absolutisht është i pavërtetë sepse anketa është publikuar gati një muaj më herët kur as që ka pasur thirrje për projekte nga ana e qeverisë. Për këtë shkak, BIRC ishte i detyruar të fillojë procese gjyqësore ndaj të gjithë atyre që tentuan ta etiketojnë për interesa të partive ku gravitojnë.

Në thirrjen e qeverisë BIRC ka konkurruar si gjithë OJQ-të tjera me projekt që absolutisht nuk ka të bëjë me fushatën zgjedhore. Projekti ka tē bëjë me informimin në kohën e Covid 19 dhe është tērësisht profesional.

BIRC si organizatë në asnjë rast nuk pretendon të bëhet pjesë e fushatës zgedhore dhe e pērplasjeve politike. Përkundrazi mbetet e hapur për bashkëpunime korrekte me të gjitha subjektet politike, qeverinë, shoqërinë civile dhe të gjithë aktorët tjerë institucional dhe shoqëror me të cilët ndan vizion dhe mision të pērbashkët në promovimin e vlerave demokratike në frymën tërësisht europiane.

Dora jonë mbetet e shtrirë për bashkëpunime me të gjithë shoqatat joqeveritare, partitë politike, institucionet e pushtetit qendror dhe lokal si dhe aktorë tjerë të sferës publike, me të cilat ndajmë vlera të njëjta Euro-Atlantike.

Me respekt,

Stafi i BIRC

SHARE
Previous articleDon Kishotët dhe Sanço Pançot e infodemisë
Next articleTHIRRJE PUBLIKE PËR PARAQITJE TË OFERTAVE
Instituti Ballkanik për Bashkëpunim Rajonal – BIRC është organizatë joqeveritare dhe jopartiake, tërësisht e pavarur në funksionimin e saj, me seli në Tetovë. Organizata angazhohet për promoviminin dhe praktikimin e gazetarisë kualitative dhe hulumtimeve shkencore në realizimin e qëllimeve të saja për një shoqëri me vlera demokratike, për institucione transparente, për një demokraci funksionale dhe për një shtet apo rajon progresiv dhe bashkëpunues. BIRC përfshinë ekspertë të dëshmuar nga fusha e gazetarsisë hulumtuese, e analizave nga të gjitha vendet e Ballkanit dhe më gjerë.