THIRRJE E PËR PJESËMARRJE: Punëtori njëditore në kuadër të projektit “Media Incubator” për gazetarë

THIRRJE E HAPUR PËR PJESËMARRJE

Për punëtorinë njëditore në kuadër të projektit “Media Incubator” për gazetarë nga Republika e Maqedonisë Veriore

Goethe-Institut Shkup dhe Instituti Ballkanik për Bashkëpunim Rajonal (BIRC) ftojnë të gjithë gazetarët e rinj, studentët dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile në Maqedoninë e Veriut të aplikojnë për punëtorinë njëditore për të mësuar mbi aftësitë themelore të gazetarisë kualitative.

Gjegjësisht, të gjithë ata që janë të interesuar të mësojnë bazat e gazetarisë ose të themelojnë një medium të ri profesional (portal) mund të aplikojnë për pjesëmarrje në një program trajnimi në kuadër të projektit “Media Incubator”.

Qëllimi i përgjithshëm i këtij projekti është të përmirësojë kualitetin e gazetarisë në Republikën e Maqedonisë Veriore, veçanërisht në hapësirën online, dhe të mbështesë nismat e reja kreative për themelimin e mediave të reja profesionale.

Kur: 20.10 2021 (08:30 – 17:30 часот)

Кu: Zyra e BIRC, Tetovë (vini re: në varësi nga situate me COVID, trajnimet mund të mbahen në platformën online ZOOM)

Gjuha e punës: Trajnimi do të mbahet në gjuhën maqedonase dhe në gjuhën shqipe. Do të sigurohet përtkthim.

Bursa: Të gjithë pjesëmarrësit e përzgjedhur do të marrin një bursë prej 100 euro bruto dhe mbështetje profesionale në hapat e parë si gazetar / themelues i një media të re.

Punëtoria njëditore do të përfshijë dy module:

  1. Bazat e gazetarisë (pjesa e parë e ditës)

Në këtë modul pjesëmarrësit do të trajnohen në bazat e gazetarisë, duke filluar me lajmet, raportimin dhe raportimin e zgjeruar. Ky modul do të mbulojë edhe zhanre të tjera themelore të gazetarisë, siç është profili, raportazhi si dhe teknikat dhe metodat e hulumtimit.

  1. Startimi i mediave të reja (pjesa e dytë e ditës)

Ky modul do të fokusohet në mundësinë e krijimit të mediave të reja nga pjesëmarrësit. Pjesëmarrësit do të mësohen se si të krijojnë një web faqe ose portal, si t’i mirëmbajnë dhe si t’i bëjnë të qëndrueshme dhe të sigurta. Strukturimi tematik i një web faqeje ose portali gjithashtu do të përfshihet në këtë modul. Kjo me qëllim që pjesëmarrësit, në varësi nga fusha që mbulojnë, të kenë mundësinë të krijojnë mediumin e tyre për promovimin e gazetarisë kualitative, por edhe për të promovuar tematikisht çështjen qytetare në të cilën ata punojnë.

Trajnimet do të formësohen dhe mbahen nga ekspertë të njohur dhe me përvojë nga Maqedonia e Veriut.

Kush mund të aplikojë?

Në këtë program mund të aplikojnë si më poshtë:

  • Gazetarë të rinj/aspirues mbi 16 vjet
  • Studentë të fakulteteve të studimeve të medias, komunikimit dhe gazetarisë
  • Redaktorë
  • Blogerë
  • Ekspertë
  • Aktorë të shoqërisë civile

 

Aplikantët duhet të përshkruajnë shkurtimisht motivimin e tyre për të qenë pjesë e programit të trajnimit.

Afati i fundit i aplikimit: 12.10.2021; 24:00 (mesnatë)

Nëse keni ndonjë pyetje shtesë, ju lutemi na kontaktoni në:

andrej.vasiljevikj@goethe.de dhe birc.balkan@gmail.com

Kandidatët e interesuar mund të aplikojnë duke plotësuar formularin e aplikimit:

FORMULARIN E APLIKIMIT E HAPNI NËSE KLIKONI KËTU!

Ose dërgoni CV tuaj dhe një letër motivimi në e-mailet: andrej.vasiljevikj@goethe.de dhe birc.balkan@gmail.com

Subscribe to our e-mail list and stay up-to-date with all our news.


B-IRC © 2024. All Rights Reserved. 
 Privacy Policy

to top