(VIDEO) INTERVISTË, NASER NUREDINI: DO T’I TEJKALOJMË TË GJITHA KEQKUPTIMET PËR SHPALLJEN E MALIT SHARR PARK NACIONAL

Në këtë intervistë të raelizuar nga BIRC, në kuadër të projektit “ Mali Sharr-diga e fundit kundër katastrofës ekologjike”, i mbështetur nga Civica Mobilitas, ministri Nuredini theskon se gjithë procedura për përmbylljen e shpalljes së Malit Sharr park nacional është gati ka fundi.

Ai pret që nga mesi i muajit shkurt të dorëzohet propozim-ligji në qeveri, ndërkohë që ka pasur pak vonesë për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme me pandeminë, që ka pamundësuar debatin dhe konsultimet deri në fund me banorët lokalë. Nuredini thekson se në ligj do të inkorporohen të gjitha komentet e qytetarëve, ndërkohë që ekspertë ndërkombëtarë tashmë po e finalizojnë zonimin që është shfaqur diku problematik. Nuredini flet edhe mbi idenë qëndrore të shpalljes së Malit Sharr park nacional, që nënkupton mbrotjen e diversitetit, por edhe për dimensionin tjetër që nënkupton zhvillim për vendbanimet, më shumë vende pune dhe investime nga pushteti qendror dhe lokal në infrastrukture për të siguruar kështu turizëm efikas malor.

Nuredi thekson se mbase nuk është arritur të shpegohet deri në fund ideja e parkut nacional që nënkupton një zhvillim shumë më të madh të vendbanimeve që gravitojnë në Malin Sharr. Nuk do të ketë asnjë lloj ndalim qarkullimi, përkundarzi do të ketë investime në të mire të banorëve lokalë.

Intervstën e plotë në formatin multimedial mund ta gjeni në linkun e mëposhtëm:

 

Subscribe to our e-mail list and stay up-to-date with all our news.


B-IRC © 2024. All Rights Reserved. 
 Privacy Policy

to top