XHEMAILI: PARKU KOMBËTAR NJË MUNDËSI PËR ZHVILLIM TË QËNDRUESHËM

0
3320

Në një intervistë në kaudër të projektit “Mali Sharr-diga e fundit kundër katastrofës natyrore”, të mbështetur nga Civica Mobiltas, eksperti i mjedisit jetësor Hisen Xemaili, thotë se me shpalljen e Malit Sharr park nacional në asnjë rast nuk do të rrezikohen veprimtaritë e njerëzve që gravitojnë brenda parkut dhe përreth tij.

Përkundrazi, thotë ai, do të stumulohen mundësi tjera, do të stimulohet blegtoria, do të stimulohen prodhimet bujqësore në këto fshatra. Xhemaili gjithashtu thotë se me shpalljen park nacional do të ruhet biodiversiteti, gjegjësisht do të ruhen llojet e florës dhe faunës që janë unike.

“Vlerësojmë se pas shpalljes park kombëtar, me vendosjen e rregullave në zona të caktuara, këto kafshë autoktone të jenë më pak të rrezikuara, do të shumohen dhe do të jenë pjesë e biodiversitetit të Malit të Sharrit dhe pjesë e zhvillimit të llojeve të ndryshme të turizmit, alpinizmit, turizmi alternativ., turizmit të qëndrueshëm dhe rural”, thotë Xemaili.

Xhemaili thote se paraprakisht janë bërë shumë studime mbi vlerat e jashtëzakonshme natyrore që ka Mali Sharr, ndërkohë që beson se me shpalljen park kombëtar do të ketë edhe zhvillim ekonomik për banorët lokalë.

Gjithë kjo, sipas tij, përfshihet edhe në Ligjin për shpalljen park kombëtar, i cili është struktuaruar në bazë të studimeve paraprake, por edhe modeleve nga vizitat studimore të bëra në vendet euripoane.

Sipas tij, vetëm veprimi institucional nuk është i mjaftueshëm, një mbështetje dhe një rol të drejtpërdrejtë duhet të kenë edhe banorët lokalë, të cilët tashmë i kanë dhënë përkrahje parkut nacional si një mundësi për të vepruar bashkërisht në drejtim të ruajtjes së vlerave natyrore, biodiversitetit në Malin Sharr, por edhe për të hapur një perspektivë tjetër zhvillimi për fshtrat në këtë zonë.

SHARE
Previous articleLIGJI PËR SHARRIN NË PARLAMENT: ÇFARË PËRMBAN PROJEKTI I PARKUT NACIONAL?
Next articleVIDEO / XHEMAILI: JEMI PËR PARK NACIONAL, POR EDHE PËR GARANCA PËR ZGJIDHJEN E PROBLEMIT ME UJIN E PIJSHËM
Instituti Ballkanik për Bashkëpunim Rajonal – BIRC është organizatë joqeveritare dhe jopartiake, tërësisht e pavarur në funksionimin e saj, me seli në Tetovë. Organizata angazhohet për promoviminin dhe praktikimin e gazetarisë kualitative dhe hulumtimeve shkencore në realizimin e qëllimeve të saja për një shoqëri me vlera demokratike, për institucione transparente, për një demokraci funksionale dhe për një shtet apo rajon progresiv dhe bashkëpunues. BIRC përfshinë ekspertë të dëshmuar nga fusha e gazetarsisë hulumtuese, e analizave nga të gjitha vendet e Ballkanit dhe më gjerë.