ANALIZË: Statusi juridik – kushtetues i shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut

0
314

Autor: Sefer Tahiri[1]

Abstrakt

Në këtë punim shkencor trajtojmë përkufizimin e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut në sistemin juridik- kushtetues, që nga koha e Republikës së Krushevës, periudha e KAÇKM-së, periudha e komunizmit, fillet e pluralizmit demokratik deri te firmosja e Marrëveshjes së Ohrit, si një dokument që i dha fund konfliktit të armatosur në vitin 2001 dhe i cili ka mbështetje ndërkombëtare. Analizojmë edhe statusin kushtetues të shqiptarëve pas Marrëveshjes së Ohrit, përkatësisht periudhën deri te ndryshimet kushtetuese pas Marrëveshja e Prespës.

Punimi fokusohet në çështjen se si dokumentet themeltare të shtetit të Maqedonisë së Veriut dhe më vonë edhe Kushtetuta e vitit 1974 e përkufizon shtetformësinë konkretisht elementët konstituiv të saj.

Në mënyrë krahasimtare analizohet përkufizimi i Maqedonisë si shtet dhe vendi i shqiptarëve në Kushtetutën e vitit 1991 dhe në atë të vitit 2001, që ishte rezultat i konfliktit të armatosur, duke analizuar Preambulën, që del nga Marrëveshja e Ohrit. Ky dokument i rëndësishëm për historinë bashkëkohore të Maqedonisë së Veriut dhe të ardhmen e saj shihet në dimensionin analogjik me dokumentet e KAÇKM-së, Kushtetutën e vitit 1974 dhe atë të vitit 1991.

Kushtetuta e vitit 1991 kishte koncept etnik, ndërsa shqiptarët dhe të tjerët i trajtonte si nacionalitete. Shtjellohet edhe koncepti i ndërtimit të shtetit sipas Marrëveshjes së Ohrit përkatësisht sa garantohet koncepti mbietnik apo ndëretnik, sa shtyllat e saj promovojnë frymën e tolerancës ndëretnike dhe ndërfetare dhe mbi të gjitha sa fryma e saj respektohet nga qytetarët, subjektet politike, institucionet e shtetit dhe aktorët tjerë shoqërore.

Një segment i veçantë i kushtohet angazhimit të faktorit ndërkombëtar në arritjen e kësaj marrëveshjeje dhe zbatimin e saj, menaxhimin e dallimeve mes elitës politike që përfaqëson maqedonasit dhe asaj që përfaqëson shqiptarët.

Poashtu në këtë punim shtjellohet se si kjo marrëveshje jep kontribut në kohezionin social dhe ndëretnik në Maqedoni, si një dokument që ka garantuar paqen dhe stabilitetin, ndërsa sot garanton ndërtimin e Maqedonisë së Veriut si shtet shumetnik dhe shumëkulturor. Ndërsa devijimet që i bëhen asaj me ose pa vetëdije, interpretohen si shkas, që u jepet forcave të caktuara politike dhe shoqërore në Maqedoni për të imponuar kërkesa dhe projekte për një Marrëveshje të re politike shqiptaro – maqedonase.

[1] Sefer Tahiri është doktor i shkencave të komunikimit, ndërsa gjatë karrierës së tij si gazetar dhe analist politik nga viti 1998 deri në vitin 2020 është marrë me statusin juridik- kushtetues të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

ANALIZËN E PLOTË E GJENI KËTU!

SHARE
Previous articleNUREDINI PËR KDP: MJEDISI JETËSOR NUK NJEH POLITIKË, SIÇ NUK NJEH EDHE KUFIJË
Instituti Ballkanik për Bashkëpunim Rajonal – BIRC është organizatë joqeveritare dhe jopartiake, tërësisht e pavarur në funksionimin e saj, me seli në Tetovë. Organizata angazhohet për promoviminin dhe praktikimin e gazetarisë kualitative dhe hulumtimeve shkencore në realizimin e qëllimeve të saja për një shoqëri me vlera demokratike, për institucione transparente, për një demokraci funksionale dhe për një shtet apo rajon progresiv dhe bashkëpunues. BIRC përfshinë ekspertë të dëshmuar nga fusha e gazetarsisë hulumtuese, e analizave nga të gjitha vendet e Ballkanit dhe më gjerë.