KARVAN PËR RAUJTJEN E PASURISË NATYRORE TË MALIT SHARR

0
5291

Ngritja e vetëdijes së banorëve lokalë për ruajtjen e pasurisë së jashtëzakonshme natyrore të Malit Sharr ka qenë në fokusin e karvanit të parë të OJQ BIRC që realizohet në kuadër në projektit “ Mali Sharr- diga e fundit kundër katastrofës natyrore” i financuar nga Civika Mobilitas.

Karvani është ndalur në Komunën e Tearcës dhe me banorët lokalë është biseduar mbi domosdoshmërinë e ngritjes së vetëdijes te njerëzit për ruajtjen e biodiversitetit të jashtëzakonshëm në masivin e Malit Sharr.

Eksperti i mjedisit, Besnik Rexhepi ka folur mbi pasurinë e pashtershme natyrore të Malit Sharr, ndërkohë që ka theksuar se shpallja park nacional mbetet një një mundësi e jashtëzakonshme për të ruajtur llojet e veçanta të florës dhe faunës, por edhe për të promovuar turzimin malor si një veprimtari me përfitime për banorët.

Kryetari i bashkësisë vendore të fshatit Dobrosht, Faredin Iseni, ka bërë të ditur se brenda kohës ka një vetëdijesim shumë më të madh për ruajtjen e pasurive natyrore, ndërkohë që ka kërkuar një bashkëpunim shumë më të madh me institucionet.

Edhe Shoqata që kujdeset për ariun e Sharrit “Sharri Bear” ka bërë një punë të jashtëzakonshme për rritjen e vetëdijes për ruajtjen pasurive, sidomos faunës. Irfan Selimi ka bërë të ditur se gjithnjë janë të përkushtuar që sa më tepër të punojnë në ngritjen e vetëdijes për ruajtjen e natyrës dhe llojeve të faunës në Malin Sharr.
Karvani do të vazhdojë edhe në vise tjera për të sensibilizuar banorët, por edhe për të krijuar një bashkëpunim të gjerë për ruajtjen e biodiversitetit në Malin Sharr.

SHARE
Previous articleTHIRRJE PUBLIKE PËR PARAQITJE TË OFERTAVE (2)
Next articleKARVANI SENSIBILIZUES NDALET “TE DUSHKU” NË KAMJAN
Instituti Ballkanik për Bashkëpunim Rajonal – BIRC është organizatë joqeveritare dhe jopartiake, tërësisht e pavarur në funksionimin e saj, me seli në Tetovë. Organizata angazhohet për promoviminin dhe praktikimin e gazetarisë kualitative dhe hulumtimeve shkencore në realizimin e qëllimeve të saja për një shoqëri me vlera demokratike, për institucione transparente, për një demokraci funksionale dhe për një shtet apo rajon progresiv dhe bashkëpunues. BIRC përfshinë ekspertë të dëshmuar nga fusha e gazetarsisë hulumtuese, e analizave nga të gjitha vendet e Ballkanit dhe më gjerë.