OJQ BIRC në kuadër të projektit ” Mali Sharr-diga e fundit kundër katastrofës natyrore” i financuar nga Civica Mobilitas, ka vazhduar me karvanin për ngritjen e vetëdijes për ruajtjen e pasurisë natyrore. Destinacioni i radhës ka qenë fshati Kamjan, ku me banorët lokalë, pērfaqësues të shoqërisë civile dhe aktivistë qytetarë të këtij vendbanimi është diskutuar nevoja e vetëdijësimit të banorëve për ruajtjen e natyrës, të biodiversitetit të jashtëzakonshëm të Malit Sharr.
Karavani i BIRC: bashkëbisedim me banorët e Kamjanit në vendin për piknik "Te dushku".Караван на БИРС: Разговор со жителите на Камењане на излетничкото место "Те душку".
Gepostet von BIRC am Sonntag, 30. August 2020
Pikërisht në gërmadhat e një deponie, me vetëiniciativë, në vendin e quajtur ” Te dushku” mbi Kamjan tashmë është ndërtuar një pikë rekreacioni modern, ku banorët kalojnë kohën e lirë familjarisht. Një shembull se si me përkushtim dëmtimet e natyrës mund të kthehen në vend atraktiv për turizëm malor.
Pikërisht në këtë vend, OJQ CED, një organizatë pioniere e idesë për shpalljen Malit Sharr park nacional ka organizuar aktivitetin e saj ” Kinemaja në lëvizje”, ku ka prezantuar përmes një video mesazhi sensibilizues domosdoshmërinë e shpalljes së Malit Sharr park nacional.
Metin Muaremi nga kjo organizatë ka theksuar se kanë qenë vazhdimisht të angazhuar për idenë e parkut nacional, gjithnjë duke bashkëpunuar me banorët lokalê. Aktivistë qytetar nga ky fshat kanë theksuar se ditas-ditës po ngritet vetëdija e njerëzve për ruajtjen e natyrës dhe shpalljen e Malit Sharr park nacional.
Karavani i BIRC, i mbështetur nga Civica Mobilitas, ndalon në vendin e quajtur "Te dushku" në Kamjan. Караванот на БИРС, проект подржан од Цивика мобилитас, застана на местото "Те душку" во Камењане.
Gepostet von BIRC am Sonntag, 30. August 2020
Ekperti Besnik Rexhepi ka theksuar dimensionin e turizmit malor, por edhe domosdoshmërinë e ruajtjes së biodiversitetit unikat të këtij masivi.