MASIVISHT PËR TË ARDHMEN E NDRITUR

0
3150

Referendumi i së dielës paraqet një moment kthese substanciale për qytetarët e Maqedonisë. Për herë të parë në një referendum në vend janë angazhuar shumica e qytetarëve, pa marrë parasysh përkatësinë e tyre etnike, religjioze, gjinore, rajonale apo partiake. Maqedonas, shqiptarë, turq, rom e bashkësi tjera etnike janë mobilizuar rreth një qëllimi të përbashkët strategjik – integrim në NATO dhe BE. Janë bashkuar të gjitha diversitetet e shoqërisë rreth një qëllimi që garanton liri, dinjitet, përparim, jetë më të mirë dhe demokraci të njëmendtë. Një moment vërtetë historik për një hap poashtu historik që duhet të ndodhë të dielën, më 30 shtator.

 

Vota “pro” nënkupton një vetëdije të lartë qytetare për orientimin drejt vlerave euro-atlantike, drejt vlerave të konfirmuara të demokracisë europiane.

 

Vota “pro” në referendum do të thotë hapje e një perspektive tjetër për gjithë qytetarët, do të thotë hyrje në dimensione tjeta zhvillimi që drejpërdrejt do të ndikojnë në mirëqenien e qytetarëve, në gjithë atë që nënkupton, jetë sociale, kulturore dhe demokratike.

 

Paradigma europiane njeh qenësisht liritë politike, pluralitetin kulturor, diversitetin dhe zhvillimin ekonomik.

 

BIRC në sinkron me këto vlera afishon qëndrimin pro referendumit si një shans për të përbashkuar vlerat e përbashkëta në hapësirën të vlerave civilizuese europiane.

 

Gjatë kohë ky orientim ka qenë një ëndërr pēr të gjithë ne që të jemi pjesë e kësa paradigme që njeh, lirinë, dinjitetin dhe kultivimin e pandërprerë.

 

E diela është një shans për të dëshmuar vullnetin tonë për hapur horizonte të reja zhvillimi dhe kultivimi që do të jenë të dobishme dhe qenësore për të gjitha gjeneratat.

 

Ne duhet të votojmë pro për vetveten, për qenësinë tonë, për vlerat që ëndërrojmë t’i kemi dhe nuk i kemi.

 

Ne thjesht duhet të hapim dyert për këtë grishje që ofron siguri, stabilitet, normalitet dhe lartësim në dimensione që në epiqendër ka njeriun dhe gjithë shtresëzimet e tij kulturore.

 

Votojmë për vetveten, për vlerat europiane edhe në hapësorën tonë të ngujuar gjatë kohë në një tranzicion të pashpresë.

 

Me respekt, 

Instituti Ballkanik për Bashkëpunim Rajonal BIRC

 

SHARE
Previous articleRAPORT: GJENDJA E MEDIAVE ONLINE NË MAQEDONI
Next articleRIFORMATIMI I KDP-SË, AGORA E GAZETARISË ANALITIKE
Instituti Ballkanik për Bashkëpunim Rajonal – BIRC është organizatë joqeveritare dhe jopartiake, tërësisht e pavarur në funksionimin e saj, me seli në Tetovë. Organizata angazhohet për promoviminin dhe praktikimin e gazetarisë kualitative dhe hulumtimeve shkencore në realizimin e qëllimeve të saja për një shoqëri me vlera demokratike, për institucione transparente, për një demokraci funksionale dhe për një shtet apo rajon progresiv dhe bashkëpunues. BIRC përfshinë ekspertë të dëshmuar nga fusha e gazetarsisë hulumtuese, e analizave nga të gjitha vendet e Ballkanit dhe më gjerë.