NUREDINI, ALIU DHE ÇUÇI NË KONFERENCËN RAJONALE TË BIRC: SI TË ZHVILLOHET SHARRI SI PARK KOMBËTAR?

Konferenca rojanale “ Mali Sharr, perlë e rajonit”, ka hapur debatin mbi menaxhimin me parqet kombëtare, ka sjellë përvojat e ndryshme dhe në të njëjtën kohë ka afirmuar idenë e bashkëpunimeve ndërkufitare në drejtim të projekteve të përbashkëta, të cilat mundësojnë mbrojtje të mjedisit dhe zhvillim socio-ekonimik për banorët lokalë.

Instituti Ballkanik për Bashkëpunime rajonale ka përmbyllur me një konferencë të nivelit rajonal me temën “ Mali Sharr-perlë e rajonit”. Konfereneca është organizuar në bashkëpunim me ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor të Maqedonisë së Veriut. Konferenda ka përmbyllur një trajektore 18 mujorëshe aktivitetesh të dizajnuara në kaudër të projektit “Mali Sharr-diga e fundit kundër katastrofës natyrore” i financuar nga projekti Civica Mobilitas. Konferenca ka mbledhur në një vend, në hotel “Scardus”, në Kodrën e Diellit, ministrant e mjedisit të Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, Naser Nuredini dhe Liburn Aliu, zv/ministrja e mjedisit në Shqipëri, Ornela Çuçi, si dhe përfaqësues të shoqërisë civile. Agjenda e gjelbër europiane dhe mundësitë e bashkëpunimit ndërkufitar, roli i shoqërisë civile në mënaxhimin e parqeve kombetare dhe zhvillimit socio-ekonimik të vendbanimeve që gravitojnë brenda parkut kombëtar kanë qenë në fokusin e kësaj konference. Përveç kësaj, u hap edhe tema e ndërtimit të rrugës Prizren-Tetovë, për të cilën u theksua se nuk dëmton Parkun por nxit zhvillimin e tij.

Në hapje të kësaj konference, drejtori ekzekutiv i BIRC Bardhyl Zaimi, ka theksuar nevjonë e mbrojtjes së mjedisit jetësor si një predispozitë për të ruajtur harmoninë e njeriut me natyrën dhe për zhvillim të qëndrueshëm. Ai ka theksuar edhe angazhimin e BIRC-it në senzibilizmin për ngritjen e vetëdijes për shpalljen emalit Sharr park nacional.
“Për të ruajtur ambientin, për të ruajtur natyrën, ne për 18 muaj së bashku me aktorë të tjerë të shoqërisë civile, të institucioneve e kështu me radhë, kemi hapur një dialog substancial, pikërisht në drejtim të shpalljes së Malit Shar, Park Kombëtar”.

 

Në fjalën e tij, në panel diskutimin në temën “Agjenda e gjelbër e Bashkimit Europian dhe mundësitë e zhvillimit të parqeve kombëtare në Nallkanin Perëndimor”, ministri i mjedisit të Maqedonisë së Veriut, naser Nuredini ka theksuar se si institucion janë angazhuar thellësisht në menaxhimin sa më të mirë të parkut kombëtar.

“Ne më këtë dëshirojmë të krijojmë një menaxhim, një rregullsi në aktivitetet në Malin Sharr. Gjithashtu ka zona të ndryshme ku do të jenë të definuar. Tashme jemi në përfundim me UNEP-in dhe me IUCN dhe ekspertë ndërkombëtarë, ku përgatisim planin e menaxhimit të parkut kombëtar”, ka theksuar Nuredini.

Në konferencë u diskutua nevoja për vendosjen e bashkëpunimit ndërkufitar në drejtim të shkëmbimit të përvojave për menaxhimin e duhur të zonave të mbrojtura në një kontekst ndërkufitar, si dhe mundësitë për të përdorur potencialin e madh për zhvillimin socio-ekonomik të Maleve të Sharrit.

Ministri Nuredini ka theksuar se me shpalljen e pjesës së Malit Sharr në vendin tonë si park kombëtar, zona e mbrojtur ndërtohet mbi zonimin e parkut kombëtar tashmë ekzistues në Kosovë “Malet e Sharrit” që e bën masivin e Sharrit një nga parqet më të mëdha kombëtare në Evropë dhe me shtrirjen natyrore të parkut kombëtar “Mavrovë” dhe parkun natyror Korab-Koritnik në Shqipëri, formohet një nga zonat më të mëdha të mbrojtura ndërkufitare në nivel ndërkombëtar.

Ai ka theksuar se draft plani për menaxhimin e parkut kombëtar Mali Sharr parasheh programe që përfshijnë aspektin e bashkëpunimit ndërkufitar për mbrojtjen e natyrës dhe zhvillimin e turizmit, andaj e ardhmja është në vendosjen e bashkëpunimit të mirë ndërkufitar në menaxhimin e zonës së mbrojtur që ndajmë për të qenë në gjendje të mbrojmë natyrën por edhe të shfrytëzojmë potencialet e mëdha për zhvillim të qëndrueshëm, veçanërisht mundësitë që ofrohen për zhvillimin e eko-turizmit, sepse duke forcuar ekonomitë lokale do të zhvillohet zona, dhe popullata e re do të gjejë interesin e saj në vendin ku jeton.

Në panel diskutimin e kësaj konference, ministri i mjedisit të Kosovës, Liburn Aliu, ka theksuar se shpallja park kombetar është e domosdoshme me qëllim të mbrojtjes së vlerave të natyrës në gjithë këtë territor.
“Fakti që ne sot shpallim Park Kombëtar, i bie që kjo pjesë e natyrës, gjatë shekujve ka mbijetuar dhe është zhvilluar kështu siç është dhe njerëzit e kanë shfrytëzuar duke mos e dëmtuar. Tani, për shkak se zhvillimi teknologjik dhe ekonomik kudo në botë ka marrë hov të jashtëzakonshëm, ne e ndjejmë që mbase kjo bukuri natyrore mund të rrezikohet nga zhvillimi ekonomik dhe është e domosdoshme që të shpallim Park Kombëtar me qëllim të mbrojtjes së vlerave të natyrës në gjithë këtë territor”, ka theksuar Aliu.

Aliu e ka parë këtë konferencë si një mundësi të mirë për shkëmbim përvojash, dhënie idesh dhe krijimin e rrjeteve tejkufitare të bashkëpunimit, gjithnjë duke pasur si qëllim mbrojtjen e pasurive natyrore të Sharrit, zhvillimin e turizmit dhe menaxhim më të mirë me Parkun Kombëtar.

Si çështje kryesore në panelin e diskutimit, u theksua që përmes angazhimit të përbashkët të gjenden modalitete të ndryshme për mbrojtjen e pasurive natyrore të Sharrit, zhvillimin e turizmit dhe menaxhimin e mirëfilltë të Parkut Kombëtar Sharri. Në panel diskutim janë prekur edhe shumë çështje tjera, të cilat drejpërtrejtë ndikojnë në menaxhimin e parkut kombëtar. Një bashkëpunim ndërkufitar për jetësuar projekte të përbashkëta të financuara nga IPA fondet, gjithashtu ka qenë në fokusin e debatit.

Dy ministrant kanë shprehur gatishmëri të plotë për bashkëpunim dhe për bartjen e përvojave në menaxhimin me parkun kombëtar. Gjithashtu është theksuar fakti se Sharri përfaqëson një masiv me biodiversitet të jashtëzakonshëm që duhet mbrojtur institucionalisht.

 

Në panelin e dytë fokusi ka qenë në temën “Roli i shoqërisë civile në mbrojtjen dhe zhvillimin e parqeve kombëtare”. Koordinatori i projektit të finacuar nga Civica Mobilitas, Lorik Idirzi, ka prezantuar gjitha angazhimet e BIRC-it në drejtim të mbrotjes së natyrës dhe shpalljes së Malit Shar park kombëtar.

 

Lorik Idirizi, Projekt Menaxher i BIRC

“Në vitin 2017 kemi realizuar dokumentarin e parë në temën “shpallja e Sharrit Park Kombëtar”, i cili arriti shikueshmëri rekorde. Kjo ngriti vetëdijen edhe te publiku, edhe te zyrtarët kompetentë që krijojnë politika. Atë vit organizuam edhe konferencën, ku zyrtarët u takuan me përfaqësues të sektorit civil për të bashkëpunuar për arritjen e qëllimit të njëjtë. Këto dy vite BIRC, me mbështetjen e madhe nga Civica Mobilitas, por edhe nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, ka realizuar gjithsej 6 dokumentare kualitative, më shumë se 30 video promovuese, studime, hulumtime gazetareske dhe intervista, në temën Sharri Park Kombëtar”, ka theksuar Idrizi

Përfaqësuesi i Koalicionit “Miqtë e Sharrit”, Metin Muaremi, ka theksuar nevojën që të vazhdohet me aktivitete dhe senzibilizim, por edhe me bashkëpunime të gjithanshme në drejtim të jetësimit të parkut kombëtar. Sipas tij, nuk mjafton vetëm shpallja, por duhet angazhim permanent it ë gjithëve për menaxhaur sa më mirë me parkun kombëtar.

Ndërsa, Irfan Misini nga shoqata “Ariu i Sharrit” ka theksuar nëvojën e mbrotjes së faunës në Malin Sharr, gjegjësisht në parkun kombëtar. Sipas tij, mbetet shumë e rëndësishme që institucionet të punojnë me banorët vendës gjatë menaxhimit me parkun kombëtar, sepse ata i njohin më mirë problemet dhe sfidat.

Në panelin e fundit “Si mund të shtohet bashkëpunimi rajonal në mbrojtjen e pasurive të Sharrit dhe zhvillimin e parqeve kombëtare?”, profesori universitar, Besnik Rexhepi dhe Daniel Bogner, ekspert i ambientit jetësor kanë sjellë shpaluar sfidat e menaxhimit të parkut komëbtar si dhe bartjen e modeleve dhe përvojave nga vendet europiane në mënyrë që parku kombëtar të gjejë rrugën e zhvillimit dhe të afirmimit si një mundësi për promovimin e turizmit malor dhe formave tjera të turizmit.

Daniel Bogner, ekspert ndërkombëtar i mjedisit

Në një dialog të hapur, me dy ekspertët, Ibrahim Deari, drejtor i NP “Parku Kombëtar – Mali Sharr”, ka theksuar vështirësitë e menaxhimit, por edhe zgjidhjet e mundshme që duhet të ofrohen dhe të përfshihen në strategjinë për menaxhim në mënyrë që banorët t’i ndjejnë përfitimet e parkut kombëtar.

Konferenca rojanale “ Mali Sharr, perlë e rajonit”, ka hapur debatin mbi menaxhimin me parqet kombëtare, ka sjellë përvojat e ndryshme dhe në të njëjtën kohë ka afirmuar idenë e bashkëpunimeve ndërkufitare në drejtim të projekteve të përbashkëta, të cilat mundësojnë mbrojtje të mjedisit dhe zhvillim socio-ekonimik për banorët lokalë.

Subscribe to our e-mail list and stay up-to-date with all our news.


B-IRC © 2024. All Rights Reserved. 
 Privacy Policy

to top