QYTETARËT ANKOHEN, INSTITUCIONET S’FUNKSIONOJNË SI DUHET

0
330

Komiteti i Helsinkit pranon mbi 500 ankesa në vit nga ana e qytetarëve, të cilat kanë të bëjnë me keqfunksionimin e institucioneve gjatë ofrimit të shërbimeve. Një projekt i IOHN-së, ndërkaq, ka për qëllim të depolarizojë institucionet dhe të forcojë kapacitetet demokratike të tyre.

Autor: Enis Shaqiri

Paguhen nga qytetarët, por nuk arrijnë të jenë në shërbim të tyre. Shumë shtetas po përballen me probleme që lidhen me keqfunksionimin e administratës dhe institucioneve në vend. Shoqatat joqeveritare dhe Avokati i Popullit janë adresat kryesore ku ata i paraqesin ankesat nga mungesa e kapaciteteve demokratike të institucioneve apo edhe për shkak të mosfunksionimit të shtetit ligjor.

Një nga ankesat kryesore nga qytetarët është mungesa e transparencës, nepotizmit dhe korrupsionit në institucione, që ka bërë që ata të mos kenë besim në institucionet e shtetit.

Uranija Pirovska, drejtoreshë ekzekutive në Komitetin e Helsinkit për të Drejtat e Njeriut, thotë se gjatë vitit 2021 Komiteti ka regjistruar rreth 545 kërkesa për ndihmë juridike falas, si dhe 543 gjatë vitit 2022, që lidhen me pakënaqësitë e qytetarëve me shërbimet e marra nga qytetarët.

Numri më i madh i kërkesave të paraqitura, apo mbi 450 në vit, ka qenë për shkak të pakënaqësisë me punën e institucioneve, në këto fusha: pakënaqësi për shkak të thyerjes së afateve ligjore me veprim të parakohshëm të institucioneve; mosndërmarrja e veprimeve të ndjekjes apo mbrojtjes nga ana e institucioneve në përputhje me kompetencat ligjore, pavarësisht shkeljeve të dukshme të të drejtave të njeriut; zgjatje e pajustifikuar e procedimit, për faktin se institucionet e larta nuk vendosin në themel, por i kthejnë çështjet për vendimmarrje të përsëritur pranë organit të shkallës së parë; pakënaqësi nga mbikëqyrja e jashtëzakonshme inspektuese e kryer, ose në përgjithësi mosveprimi i shërbimeve të caktuara inspektuese”, thotë Priovska.

Sipas saj, pjesa tjetër e kërkesave, apo nga 50-100 në vit, i referohen kërkesave për monitorim të proceseve gjyqësore dhe informacione të përgjithshme ligjore.

Nga ana tjetër, drejtoresha e Institutit për Shkenca Sociale dhe Humane (IOHN), Katerina Kolozova, në një intervistë për IMA, ka thkesuar se sektori publik duhet të kuptojë se shefi i tij është populli, e jo ndonjë parti apo qeveri. Ajo së bashku me organizatat partnere realizon projektin “Përmes depolarizimit në institucionet demokratike, stabile dhe institucione gjithëpërfshirëse. Kontribut i shoqërisë civile. Kolozova mes tjerash ka shpjeguar dhe prezantuar platformën e re mediatike #depolarizohu. Sipas saj qëllimi i platformës #depolarizohu i dedikohet kryesisht ndërgjegjësimit të qytetarëve, por edhe të një pjese të opinionit ekspert dhe mediatik, për parimin e institucioneve demokratike si vlerë, dhe jo vetëm si çështje teknike që lidhet me metodologjinë e re të integrimit evropian.

Qëllimi është të bëhet e qartë dhe e kuptueshme diçka që fshihet pas terminologjisë tepër teknike të proceseve integruese evropiane: domethënë, institucionet mund të jenë edhe efikase edhe të punojnë sipas ligjeve, por jo domosdoshmërish të jenë demokratike, ” ka thënë Kolozva.

Ndër të tjera, Kolozova ka shtuar se për suksesin e politikave ndërsektorialë kyç është dixhitalizimi i procesit administrativ dhe fleksibiliteti i institucioneve në përgjithësi, por edhe aftësia për t’iu përshtatur çdo rasti individual, me historinë e tij personale.

Sipas saj, projekti dhe platforma #depolarizohu vjen nga iniciativat e mëparshme të Institutit me hashtag të njëjtë, dhe rrjedh nga supozimi se nëse këto tema trajtohen në nivel ndërpartiak, apo ndëretnik, përtej polarizimeve ekzistuese shoqërore, do të ndihmonim në ndërtimin e institucioneve evropiane dhe njerëzore, ashtu edhe në tejkalimin e vetë problemit të polarizimit shoqëror.

IOHN me mbështetjen e Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim në kuadër të programit Civica Mobilitas dhe në bashkëpunim me partnerët: Instituti për Media dhe Analitikë, Instituti Ballkanik për Bashkëpunim Rajonal (BIRC) dhe organizatën “Zhivot so Predizvici (Jeta me Sfida)” realizon projektin “Përmes depolarizimit për institucione demokratike, të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse: Kontributi i shoqërisë civile”. Qëllimi kryesor i projektit është dialogu kritik dhe i informuar, monitorimi, analiza dhe avokimi i politikave që do të kontribuojnë në forcimin e kapaciteteve të pushtetit ekzekutiv për ndërtimin e institucioneve demokratike dhe gjithëpërfshirëse.

SHARE
Previous articleDEMOKRACIA DHE DISIPLINA PARTIAKE: KU PËRFUNDON LIRIA E KU FILLON RENDI
Next articleKOHËZGJATJA E NEGOCIATAVE: A DO TË BËHEMI PJESË E BE-SË NË VITIN 2030?
Instituti Ballkanik për Bashkëpunim Rajonal – BIRC është organizatë joqeveritare dhe jopartiake, tërësisht e pavarur në funksionimin e saj, me seli në Tetovë. Organizata angazhohet për promoviminin dhe praktikimin e gazetarisë kualitative dhe hulumtimeve shkencore në realizimin e qëllimeve të saja për një shoqëri me vlera demokratike, për institucione transparente, për një demokraci funksionale dhe për një shtet apo rajon progresiv dhe bashkëpunues. BIRC përfshinë ekspertë të dëshmuar nga fusha e gazetarsisë hulumtuese, e analizave nga të gjitha vendet e Ballkanit dhe më gjerë.