SHPALLJE: Për punësimin e një asistenti financiar

Këshilli Drejtues i Institutit Ballkanik për Bashkëpunim Rajonal (BIRC) me qendër në Tetovë, në seancën e tij të mbajtur me 04.12.2019, mori vendim për:

 

SHPALLJE

Për punësimin e një asistenti financiar

 

Instituti Ballkanik për Bashkëpunim Rajonal (BIRC), një organizatë joqeveritare me qendër në Tetovë, ka nevojë për një asistent financiar përgjegjës për administrimin e organizatës.

Si një organizatë e përbërë nga ekspertë të dëshmuar në fushën e gazetarisë dhe shkencës, BIRC është e angazhuar të promovojë dhe praktikojë gazetari cilësore dhe hulumtime studimore në ndjekje të qëllimeve të saj për një shoqëri me vlera demokratike, institucione transparente, demokraci funksionale dhe krijimin e një rajoni bashkëpunimi dhe prosperitet.

Angazhimi do të zgjasë nga 1 janari i vitit 2020 deri më 31 qershor 2020, me mundësi zgjatjeje.

Kandidatët e interesuar duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme:

  • Të ketë të kryer arsimin e lartë ose të jetë absolvent
  • Njohuri të shkëlqyera për Microsoft Excel, Word dhe Power Point
  • Njohuri të shkëlqyera të maqedonishtes, shqipes dhe anglishtes
  • Aftësia për të punuar në ekip, profesionalizëm dhe konfidencialitet
  • Aftësi për të komunikuar me anëtarët e ekipit, partnerët dhe donatorët

 

Detyrat:

  • Çështjet rrjedhëse administrative/financiare
  • Përgatitja, implementimi dhe monitorimi i buxheteve dhe planeve financiare
  • Pjesëmarrje aktive në përgatitjen dhe zbatimin e projekteve të organizatës
  • Arkivimi i dokumentacionit financiar
  • Asistimi në detyrat e projekt menaxherit

 

Dokumentet e kërkuara:

  • CV (në format PDF)
  • Letër motivimi

 

Orari i punës: 32 orë në javë

 

Afati i fundit për të aplikuar është 20.12.2019 në adresën e mëposhtme të emailit: birc.balkan@gmail.com me shenjën: “Për Asistent Financiar”.

Shënim: Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë.

 

 

Projekt menaxher i BIRC,

Lorik Idrizi

 

 

Subscribe to our e-mail list and stay up-to-date with all our news.


B-IRC © 2024. All Rights Reserved. 
 Privacy Policy

to top