VIDEO-DOKUMENTAR / PREVALLA E SHARRIT – NJË PËRVOJË E MIRË PËR ZHVILLIMIN E TURIZMIT

0
2294

Pas shumë vitesh pritje, në qershor të vitit 2021 Parlamenti i Maqedonisë së Veriut miratoi ligjin për shpalljen e Sharrit Park Kombëtrar. Me këtë Mali Sharr bëhet parku i katërt i nivelit më të lartë të mbrojtjes nga shteti, pas Mavrovës, Pelisterit dhe Galiçicës. Por, është i pari pas pavarësisë së vendit.

Pjesa më veriore e Sharrit duket se ka qenë më me fat. Kjo pjesë, që shtrihet në Kosovë, është shpallur Park Kombëtar që nga viti 1986. Në vitin 2012 Parlamenti i Kosovës miraton edhe një ligj, me të cilin rishpall Parkun Kombëtar “Sharri”. Ky park në Kosovë përfshin një sipërfaqe prej 53.469 hektarësh, që është një sipërfaqe më e vogël se pjesa në Maqedoninë e Veriut e cila kap 62 705 hektarë. I njëjti shtrihet në territorin e komunave të Kaçanikut, Shtërpcës, Suharekës, Prizrenit dhe Dragashit.

Prevalla është një destinacion mjaft i frekuentuar nga turistë anembanë rajonit. Me vetëm 28 kilometra larg Prizrenit, ky vend është lehtë i qasshëm nga turistët. Mundësitë e çiklizmit, alpinizmit dhe formave tjera të turizmit malor e bëjnë këtë vend tërheqës për të gjithë ata që kërkojnë shpëtim nga ngufatja urbane.

Video-dokumentarin e plotë e gjeni në linkun: VIDEO-DOKUMENTAR / PREVALLA E SHARRIT – NJË PËRVOJË E MIRË PËR ZHVILLIMIN E TURIZMIT 

 

Dokumentari është realizuar në kuadër të projektit “Mali Sharr – diga e fundit kundër katastrofës ekologjike”, i mbështetur nga programi Civica Mobilitas:

SHARE
Previous articleVIDEO DOKUMENTAR / BIMËSIA E SHARRIT – NJË BURIM I PASHTERUR I MJEKËSISË ALTERNATIVE
Next articleNUREDINI, ALIU DHE ÇUÇI NË KONFERENCËN RAJONALE TË BIRC: SI TË ZHVILLOHET SHARRI SI PARK KOMBËTAR?
Instituti Ballkanik për Bashkëpunim Rajonal – BIRC është organizatë joqeveritare dhe jopartiake, tërësisht e pavarur në funksionimin e saj, me seli në Tetovë. Organizata angazhohet për promoviminin dhe praktikimin e gazetarisë kualitative dhe hulumtimeve shkencore në realizimin e qëllimeve të saja për një shoqëri me vlera demokratike, për institucione transparente, për një demokraci funksionale dhe për një shtet apo rajon progresiv dhe bashkëpunues. BIRC përfshinë ekspertë të dëshmuar nga fusha e gazetarsisë hulumtuese, e analizave nga të gjitha vendet e Ballkanit dhe më gjerë.