Në kuadër të projektit “Nëpërmjet kulturës për ndryshime pozitive në shoqëri”, të financuar nga Ministria e Kulturës e Maqedonisë së Veriut, BIRC ka realizuar këtë film dokumentar, i cili trajton pikërisht funksionalizimin e konceptit kulturë gjerësisht në zhvillimet shoqërore.

Protagonistë të jetës kulturore dhe publike – Seladin Xhezairi, Salajdin Salihu, Bardhyl Zaimi, Xhelal Neziri, Katerina Topallova…- flasin për rëndësinë e kultures në jetën e individit, por edhe për ndikimin që mund të imponojë kultura si koncept kultivimi në zhvillimet e gjithmbarshme shoqërore. Hapja e horizontit kulturor ndaj zhvillime shoqërore krijon një model tjetër të percpetimit të nocionit kulturë, që gjithnjë nënkupton komunikim me tjetrin që është i ndryshëm nga ne.

Pikërisht ky koncept modern mbi kulturën zë vend në dokumentarin “Kultura për ndryshime pozitive në shoqëri”, që realisht hap një horizont tjetër të komunikimit të kulturës me vektorët tjerë shoqërorë.

 

SHARE
Previous articleCfarë i kontribuon përfaqësimit të dobët te grave në jetën politike?
Next articleVIDEO DOKUMENTAR / BIMËSIA E SHARRIT – NJË BURIM I PASHTERUR I MJEKËSISË ALTERNATIVE
Instituti Ballkanik për Bashkëpunim Rajonal – BIRC është organizatë joqeveritare dhe jopartiake, tërësisht e pavarur në funksionimin e saj, me seli në Tetovë. Organizata angazhohet për promoviminin dhe praktikimin e gazetarisë kualitative dhe hulumtimeve shkencore në realizimin e qëllimeve të saja për një shoqëri me vlera demokratike, për institucione transparente, për një demokraci funksionale dhe për një shtet apo rajon progresiv dhe bashkëpunues. BIRC përfshinë ekspertë të dëshmuar nga fusha e gazetarsisë hulumtuese, e analizave nga të gjitha vendet e Ballkanit dhe më gjerë.