VIDEO / XHEMAILI: JEMI PËR PARK NACIONAL, POR EDHE PËR GARANCA PËR ZGJIDHJEN E PROBLEMIT ME UJIN E PIJSHËM

0
168

Kryetari i Komunës së Bogovinës, Albon Xhemaili, në një intervistë në kuadër të projektit “Mali Sharr-diga e fundit kundër katastrofës natyrore”, i financuar nga Civica Mobilitas, thotë se komuna që ai drejton nuk është kundër shpalljes së Malit Sharr park nacional, por bashkë me këtë duhet gjetur edhe zgjidhje për problemin me ujin e pijshëm për vendbanimet e kësaj komune. “Ne si komunë nuk jemi kundër Malit Sharr park nacional, mirëpo kemi disa projekte që janë shumë jetike për komunën e Bogovinës. Siç dihet, për gjithë këto vendbanime problemi i ujit për pije është akoma problem i pazgjidhur”. Xhemaili kërkon garancë me shkrim nga ana e qeverisë për zgjidhjen e problemit me ujin për pijë që mbetet jetik për banorët e kësaj komune.

Xhemaili thotë se si komunë janë angazhuar maksimalisht në ruatjen e mjedisit jetësor, ndërkohë që vë në dukje një bashkëpunim të frytshëm me organizatat joqeveritare. “Kemi punuar shumë, vazhdimisht jemi duke lobuar për ngritjen e vetëdijes tek qytetarët dhe e shohim se kohëve të fundit kemi një interesim shumë të madh nga OJQ-të, nga vetë qytetarët, të cilët organizohen për mirëmbajtjen e ambinetit jetësor”, thotë Xhemaili.

Komuna që ai drejton tashmë ka një sërë projektesh nga sfera e mbrotjes së mjedisit, por edhe projekte që ndërlidhen me zhvillimin e turizmit malor.

Xhemaili shpalljen e Malit Sharr park nacional  e sheh si një mundësi për ruajtjen e pasurive natyrore, por në të njëjtën kohë thekson se duhet të intensifikohen takimet me banorët nga ana e përfaqësuesve të Ministrisë së Mjedisit për të dhënë shpjegimet e duhura dhe për të menjanuar dilemat. “Normalisht që kjo do të ndikojë shumë në ruajtjen e pasurive natyrore. Ne si komunë nuk kemi qenë në nivlein e duhur, në atë të komunikimit me ministrinë e ambientit. Mendoj që takimet duhet të jenë më intensive, më të shpeshta, të bisedohet për çështje konkrete. Kemi blektorë lart, të cilët punojnë dhe e kanë jetesë punën e blektorisë. Ata shfaqin një shqetësim shumë të madh, sepse nuk e kanë informacionin e duhur se çfarë do të bëhet vërtetë atje. Mirëpo, me kalimin e kohës besoj se do të sqarohen të gjita problemet”, thekson Xhemaili.

Kryetari i Komunës së Bogovinës, Albon Xhemali thekson se do të ketë benifite më shpalljen e Malit Sharr park nacional, por gjithashtu thekson se ka konfuzione. Ai sidomos vë në dukje koncensionet për preprejn e drunjve që krijojnë një dispalancë të florës dhe faunës.

“Është e vërtetë që ka konfuzione. Do të ketë benifite, patjetër që do të ketë benifite. Nuk mund të priten drunjtë siç priten tani, kjo është një masakër që ndodh në gjithë Malin Sharr, jepen me koncesione, priten drunj, faktikisht kur priten drunjtë bëhet një disbalancë i florës dhe faunës në ato pjesë. Mendoj që ekspertët duhet të jenë më të saktë në shpjegimin e asaj se çfarë do të ndodh dhe kontaktet do të duhet të jenë të vazhdueshme me banorët dhe me ne si komunë për t’i sqaruar disa situata të cilat do të krijohen”, thekson Xhemaili.

 

SHARE
Previous articleXHEMAILI: PARKU KOMBËTAR NJË MUNDËSI PËR ZHVILLIM TË QËNDRUESHËM
Next articleBIRC NIS FUSHATËN PËR MALIN SHARR
Instituti Ballkanik për Bashkëpunim Rajonal – BIRC është organizatë joqeveritare dhe jopartiake, tërësisht e pavarur në funksionimin e saj, me seli në Tetovë. Organizata angazhohet për promoviminin dhe praktikimin e gazetarisë kualitative dhe hulumtimeve shkencore në realizimin e qëllimeve të saja për një shoqëri me vlera demokratike, për institucione transparente, për një demokraci funksionale dhe për një shtet apo rajon progresiv dhe bashkëpunues. BIRC përfshinë ekspertë të dëshmuar nga fusha e gazetarsisë hulumtuese, e analizave nga të gjitha vendet e Ballkanit dhe më gjerë.