BIRC OFRON MUNDËSI TRAJNIMI DHE PUNËSIMI PËR GAZETARË TË RINJ – APLIKO KËTU!
THIRRJE E HAPUR P PËR PJESËMARRJE
Për trajnim tremujor në kuadër të projektit “Nxitja e debatit publik online mes të rinjve shqiptarë”, për gazetarë nga Republika e Maqedonisë së Veriut.
Instituti Ballkanik për Bashkëpunim Rajonal (BIRC) fton të gjithë gazetarët e rinj, studentët dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile në Maqedoninë e Veriut të aplikojnë për trajnimin tremujor për të mësuar mbi aftësitë themelore të gazetarisë analitike dhe kualitative.
Të gjithë ata që janë të interesuar të mësojnë bazat e gazetarisë, zhanrin e gazetarisë analitike ose të themelojnë një medium të ri profesional (portal) mund të aplikojnë për pjesëmarrje në një program trajnimi në kuadër të projektit ” Nxitja e debatit publik online mes të rinjve shqiptarë “, të mbështetur financiarisht nga NED (National Endowment for Democracy).
Objektivat e këtij projekti janë të promovojë vlerat demokratike dhe të nxisë debatin publik mbi temat kyçe politike, ekonomike dhe sociale mes të rinjve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut.
Kur: Prej 1 nëntor 2021 – 31 janar 2021
Кu: Salla e UEJL-së, Tetovë (vini re: në varësi nga situate me COVID, trajnimet mund të mbahen në platformën online ZOOM)
Kush: Për secilin trajnim do të agazhohen nga dy ekspertë.
Gjuha e punës: Trajnimi do të mbahet në gjuhën shqipe.
Bursa: Të gjithë pjesëmarrësit e përzgjedhur do të marrin një bursë prej 100 USD bruto. Pesë (5) pjesëmarrësve më të mirë do t’iu mundësohet angazhim në portalin KDP ( Klubi i Debatit Politik), me të cilët do të lidhet marrëveshje për punë. Pagesa mujore e të përzgjeghurve do të jetë 200 USD, kurse kohëzgjatja e angazhimit do të jetë 9 muaj.
Për pjesëmarrësit që nuk do të përzhgjidhen BIRC do të sigurojë mbështetje profesionale në mediumet ku do të angazhohen si dhe ndihmë gjithashtu profesionale gjatë startimit të një media të re.
MODULET
Gjithsejt do të ketë 3 module për trajnimin e studentëve, gazetarëve dhe aktivistëve të shoqërisë civile. Secili modul do të zgjasë një (1) muaj dhe do të përfshijë dy (2) trajnime.
Gjithsejt do të ketë 6 trajnime nga dy ditë.
- Temat e modulit të parë:
Tarjnimi I: Bazat e gazetarisë-çfarë është lajmi?
Trajnimi II: Sfidat etike të raportimit-sfidat e gazetarisë në Maqedoni dhe standardet etike
2.Temat e modulit të dytë:
Trajnimi I: Kalimi nga gazetaria e informacionit në gazetarinë komentuese
Trajnimi II: Specifikat e zhanrit të gazetarisë analitike
3.Temat e modulit të tretë:
Trajnimi I: Aspekti teknologjikë i startimit të një media të re
Trajnimi II: Menaxhimi, prodhimi i përmbajtjeve profesionale dhe qëndrueshmëria e një media të re.
APLIKIMI
Në këtë program mund të aplikojnë të interesuar si më poshtë:
- Gazetarë të rinj/aspirues mbi 16 vjet
- Studentë të fakulteteve të studimeve të medias, komunikimit dhe gazetarisë
- Aktorë të shoqërisë civile
Të gjithë të interesuarit mund të plotësojnë FORMULARIN E APLIKIMIT, të cilin e gjeni në linkun më poshtë.
FORMULAR APLIKIMI
Afati i fundit i aplikimit: 25.10.2021; 24:00 (mesnatë)
Për çdo sqarim apo pyetje mund të shkruani në postën elektronike të BIRC: [email protected]