PËRFAQËSUES TË INSTUTIT BIRC NË VIZITË PUNE NË BERLIN

DCAF dhe Stiftung Neue Verantwortung (SNV) bashkëorganizuan një vizitë pune në Berlin, e realizuar nga 5-7 shtator, për Organizatat e Shoqërisë Civile (OSHC) dhe përfaqësuesit e mediave nga Maqedonia e Veriut, së bashku me një anëtar të stafit nga Parlamenti i Maqedonisë së Veriut. Të pranishëm në këtë vizitë pune ishin edhe përfaqësuesit e Institutit BIRC – Xhelal Neziri, president dhe Lorik Idrizi, drejtor programi. 

Vizita e punës rriti njohuritë dhe kuptimin e pjesëmarrësve për rolin e OSHC-ve/mediave në mbikëqyrjen demokratike të sektorit të inteligjencës përmes shkëmbimit të përvojave me homologët e tyre gjermanë.

Programi përfshinte një vizitë në Parlamentin Gjerman për një takim me Kryetarin e Komitetit të Inteligjencës, si dhe vizitë në Gesellschaft für Freiheitsrechte e.V. (GFF). Përveç lehtësuesve nga SNV, pjesëmarrësit mësuan nga folësit që përfaqësonin OSHC/organizata të tjera mediatike gjermane, përfshirë GFF dhe netzpolitik.org, si dhe gazetarë.

Vizita e punës është pjesë e Programit të Reformës së Sektorit të Inteligjencës dhe Sigurisë së DCAF në Maqedoninë e Veriut të financuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, Holanda dhe Sida.

Subscribe to our e-mail list and stay up-to-date with all our news.


B-IRC © 2024. All Rights Reserved. 
 Privacy Policy

to top