SHPALLJE: Për punësimin e një asistenti financiar

Këshilli Drejtues i Institutit Ballkanik për Bashkëpunim Rajonal (BIRC) me qendër në Tetovë, në seancën e tij të mbajtur me 04.12.2019, mori vendim për:
SHPALLJE
Për punësimin e një asistenti financiar
Instituti Ballkanik për Bashkëpunim Rajonal (BIRC), një organizatë joqeveritare me qendër në Tetovë, ka nevojë për një asistent financiar përgjegjës për administrimin e organizatës.
Si një organizatë e përbërë nga ekspertë të dëshmuar në fushën e gazetarisë dhe shkencës, BIRC është e angazhuar të promovojë dhe praktikojë gazetari cilësore dhe hulumtime studimore në ndjekje të qëllimeve të saj për një shoqëri me vlera demokratike, institucione transparente, demokraci funksionale dhe krijimin e një rajoni bashkëpunimi dhe prosperitet.
Angazhimi do të zgjasë nga 1 janari i vitit 2020 deri më 31 qershor 2020, me mundësi zgjatjeje.
Kandidatët e interesuar duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme:
- Të ketë të kryer arsimin e lartë ose të jetë absolvent
- Njohuri të shkëlqyera për Microsoft Excel, Word dhe Power Point
- Njohuri të shkëlqyera të maqedonishtes, shqipes dhe anglishtes
- Aftësia për të punuar në ekip, profesionalizëm dhe konfidencialitet
- Aftësi për të komunikuar me anëtarët e ekipit, partnerët dhe donatorët
Detyrat:
- Çështjet rrjedhëse administrative/financiare
- Përgatitja, implementimi dhe monitorimi i buxheteve dhe planeve financiare
- Pjesëmarrje aktive në përgatitjen dhe zbatimin e projekteve të organizatës
- Arkivimi i dokumentacionit financiar
- Asistimi në detyrat e projekt menaxherit
Dokumentet e kërkuara:
- CV (në format PDF)
- Letër motivimi
Orari i punës: 32 orë në javë
Afati i fundit për të aplikuar është 20.12.2019 në adresën e mëposhtme të emailit: [email protected] me shenjën: “Për Asistent Financiar”.
Shënim: Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë.
Projekt menaxher i BIRC,
Lorik Idrizi