-
Mali Sharr – Diga e Fundit e katastrofës natyrore
BIRC aktualisht është duke zbatuar projektin për ngritjen vetëdijes tek banorët lokal për mbrojtjen e vlerave natyrore të Malit të Sharr. Ky proojekt financohet nga programi Civica Mobilitas me vlerë 1.800.000 denarë dhe do të zgjatë 18 muaj. Gjatë këtij projekti do të realizohen disa aktivitete: karvane me qytetarët, dokumentarë, hulumtime ,intervista dhe një konferencë përmbyllse Temat e përfshira në këtë aksion kanë të bëjnë me idenë e ruajtjes së Malit të Sharrit si një thesar natyror. Tema kryesore do të jetë ekologjia dhe kjo do të lidhet me sfera të tjera si përfshirja qytetare, transparenca dhe efikasiteti i institucioneve, vetëdijësimi publik dhe bashkëpunimi midis institucioneve dhe shoqërisë civile. Në përgjithësi, projekti synon ndërgjegjësimin popullatës lokale dhe dhe opinionit publik për mbrojtjen e burimeve natyrore. Qëllimi kryesor I projektit është ngritja e vetëdijes së qytetarëve për nevojën e ruajtjes së Malit të Sharrit si një burim natyror për ruajtjen e ekuilibrit në të gjithë ekosistemin në Republikën e Maqedonisë.
Civika mobilitas është program i Agjencisë zvicerane për zhvillim dhe bashkëpunim (SDC) përmbështetje të shoqërisë civile në Maqedoni, të cilën e zbatojnë NIRAS nga Danimarka, Qendra Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar (MCMS) dhe FCG nga Suedia. Qëllimi i programitështë që ndryshimet shoqërore në Maqedoninë e Veriut të nxitura nga sektori i fuqishëm civil,qytetarët aktiv dhe bashkëpunimi i mirë me autoritetet, që rezulton me udhëheqje mëtransparente, më llogaridhënëse dhe sociale-inkluzive si në nivel qendror, ashtu edhe në atëlokal.
Kordinator i projektit : Lorik Idrizi e-mail: [email protected]
Numër kontakti: 072-755-322
2. NXITJA E DEBATIT PUBLIK TE TË RINJTË SHQIPTARË NË MAQEDONINË E VERIUT
Projekti mbështetet nga NED dhe përbëhet nga dy dimensione: i pari është trajnimi dhe punësimi i një gjenerate të gazetarëve të rinj, ndërsa i dyti është forcimi i KDP-së si portal përmes angazhimit të profesionistëve nga fusha e gazetarisë si dhe gazetarëve të trajnuar në kuadër të projektit.