FILM DOKUMENTAR: SHARRI – PERLA E TURIZMIT MALOR

0
1335

Mali Sharr nuk lë kënd pa mahnitur. Bukuritë që ofron ky masiv joshin shumë vizitorë që kërkojnë të jenë në harmoni me natyrën, qoftë për disa çaste. Ajri i pastër, peizazhet magjepsëse, majat e larta dhe liqenet e këtij mali i bëjnë vizitorët të lidhen përjetësisht me Sharrin.

Këtu mund të takosh njerëz që kanë profile dhe lidhje të ndryshme me malin. Ajo që i bashkon është se të gjithë e kanë  të lidhur ngushtë ekzistencën e tyre me atë të malit, me pasuritë dhe bukuritë e pafundme që duhet mbrojtur. Ata gjithashtu përkrahin shpalljen e Malit Sharr park nacional, ndërkohë që flasin edhe për përfitimet e shumta.

Ky masiv malor, që në vete fsheh bukuritë më të virgjëra të natyrës, është duke u zhvilluar edhe në një model biznesi që sjell turistë të shumtë. Natyra e tij e bukur tërheq jo vetëm vizitorë nga vendi, por edhe nga rajoni dhe Evropa. Sipas të dhënave statistikore, mbi 30 mijë turistë çdo vit frekuentojnë Rajonin e Pollogut. Pjesa më e madhe e tyre kanë për destinacion kryesor pikërisht Sharrin. Pronarët e restoranteve thonë se ka rritje të numrit të turistëve nga vendi dhe jashtë, ndërkohë që shpalljen e Malit Sharr park nacional e shohin si një mundësi për fuqizimin e turizmit malor.

Pikërisht, zhvillimi i turizmit malor dhe benifitet tjera që do vijnë nga shpallja e Malit Sharr park nacional, janë në fokusin e filmit dokumentar “ Sharri- perla e turizmit malor”, i cili vjen si produkt medial në kuadër të projektit “ Mali Sharr-diga e fundit kundër katastrofës natyrore”, i mbështetur nga Civica Mobilitas.

Në linkun e mëposhtëm mund ta ndiqini dokumentarin multimedial të realizuar nga BIRC.

SHARE
Previous articleVIDEO / SHARRI ËSHTË GATI PËR EPOKËN E RE – TË ZHVILLIMIT
Next articleVIDEO DOKUMENTAR / ALARMI PËR FAUNËN E RREZIKUAR TË SHARRIT
Instituti Ballkanik për Bashkëpunim Rajonal – BIRC është organizatë joqeveritare dhe jopartiake, tërësisht e pavarur në funksionimin e saj, me seli në Tetovë. Organizata angazhohet për promoviminin dhe praktikimin e gazetarisë kualitative dhe hulumtimeve shkencore në realizimin e qëllimeve të saja për një shoqëri me vlera demokratike, për institucione transparente, për një demokraci funksionale dhe për një shtet apo rajon progresiv dhe bashkëpunues. BIRC përfshinë ekspertë të dëshmuar nga fusha e gazetarsisë hulumtuese, e analizave nga të gjitha vendet e Ballkanit dhe më gjerë.