VIDEO DOKUMENTAR / ALARMI PËR FAUNËN E RREZIKUAR TË SHARRIT

Për viset që gravitojnë na Malet e Sharrit ariu mbetet një simbol i përhershëm. Jo pak rrugë dhe vende ndërlidhen me ariun e këtyre anëve. Te udha e ariut, te shpella e ariut, janë disa nga toponimet që tregojnë për praninë e tij. Njerëzit kanë një ndjenjë të dyzuar mbi ariun e murrmë të malit Sharr mes drojës dhe respektit. Sidoqftë, jo rrallë njerëzit, pavarësisht nga dëmet që mund të kenë pësuar, flasin me tone miqësore. Një ari asnjëherë nuk të kanoset nëse nuk e provokon, thuhet gjithnjë nga njerëzit e këtyre anëve. Duket ky si një pakt i shpallur me kohë dhe që ruhet në mbamendjen e njerëzve brez pas brezi.

Ariu i murrmë i Sharrit konsiderohet si një specie në zhdukje, ndërkohë që habitusi për ekzistencën e tij duket se gjithnjë rrënohet. Sidoqoftë, kjo specie e rrezikuar tashmë ka gjetur trajtimin e duhur nga Vetëiniciativa qytetare Ariu i Sharrit, pjesëtarët e së cilës ka kohë që përkujdesen për ariun e murrmë.

Aktivistë të kësaj shoqate u dërgojnë rregullisht ushqim arinjve, por edhe kafshëve tjera. Në fillim ka qenë një grup i vogël i adhuruesve të Sharrit, por tash në këtë aktivitet janë kyçur gati të gjithë banorët e fshatit Dobrosht, vendbanim i cili gjendet në kilometrin e 14 të magjistrales Tetovë-Jazhincë.

Dokumentarin e plotë e gjeni në videon më poshtë:

Subscribe to our e-mail list and stay up-to-date with all our news.


B-IRC © 2024. All Rights Reserved. 
 Privacy Policy

to top