RAPORT MBI GJENDJEN E MALIT SHARR: MIDIS MBROJTJES SË NEVOJSHME DHE DËMTIMIT TË VAZHDUESHËM

Pjesa më e madhe e banorëve të Malit Sharr janë shprehur të shqetësuar nga gjendja aktuale e këtij masivi nga shkaku i dëmtimin apo shkatërrimin e vazhdueshëm të natyrës nga dora e njeriut. Këtë e tregon anketa e fundin e BIRC në kuadër të raportit të zgjeruar për gjendjen e Malit Sharr.

REZULTATET

Në pyetjen “Nga 1 deri në 5 tregoni si e vlerësoni gjendjen me ruajtjen e natyrës së Malit Sharr?”, 121 të anketuar apo 63.6% e kanë vlerësuar me 1; 49 apo 25.7% kanë dhënë vlerësimin 2; 8 apo 4.2% kanë dhënë vlerësimin 3; 7 apo 3.6% kanë dhënë vlerësimin 4; dhe vetëm 5 respondentë apo 2.6% kanë dhënë vlerësimin më të lartë 5. 

Raporti strukturon gjithë suazën ligjore që nënkupton ruajtjen e vlerave natyrore, gjithë dokumentet tjera të cilat janë të harmonizuara me rekomandimet evropiane dhe përgjithësisht ndërkombëtare. Nëpërmjet hulumtimit dhe analizës së dokumenteve sekondare raporti përpiqet të reflektojë angazhimin institucional për ruajtjen e Malit Sharr, por edhe të kahëzojë veprimin e mëtutjeshëm për një sensibilizim më të madh për ngritjen e vetëdijes së njerëzve, banorëve lokalë për ruajtjen e pasurive natyrore si një predispozitë për ruajtjen e një habitusi shumë më të gjerë të jetesës së njerëzve në harmoni me natyrën. Raporti përfshin edhe rezultatet nga sondazhet me banorët lokalë dhe nga intervistat me ekspertët e zyrtarë, që reflektojnë ndjeshmërinë për ruajtjen e natyrës.

Shumica dërmuese e të anketuarve e përkrahin iniciativën për shpalljen e Malit Sharr si Park Kombëtar, duke e theksuar këtë si rrugë më të mirë për mbrojtjen e pasurive natyrore të këtij masivi malor.  Në pyetjen “Nga 1 deri 5 tregoni se sa është e nevojshme shpallja e Malit Sharr si Park Nacional?”, 152 ose 80% e banorëve që kanë marrë pjesë në anketë kanë dhënë vlerësimin maksimal 5; 23 apo 12.1% janë përgjigjur me 4; 2 të anketuar apo vetëm 1% me vlerësimin 3; 4 të anketuar apo 2.1% janë përgjigjur me2; dhe 9 apo 4.7% kanë dhënë vlerësimin më të ulët.

METODOLOGJIA

Për përgatitjen e këtij studimi është përdorur analize kualitative dhe kuantitative, duke u bazuar në metodat e anketës dhe intervistës. Për shkak të pandemisë, anketa është realizuar online, me çrast janë targetuar banorët e gjashtë komunave që gravitojnë rreth Malit Sharr, edhe atë: Komuna e Tetovës, Gostivarit, Vrapçishtit, Bogovinës, Tearcës dhe Jegunovcit. Me qëllim që të merren rezultate më relevante dhe për të siguruar një mbulim më të saktë të kësaj hapësire, anketa është promovuar në rrjetet sociale duke u targetuar respondentë vetëm te banorët e komunave të lartpërmendura. Anketa është përbërë nga gjithsej pesë pyetje, nga të cilat katër kanë qenë të hartuara në bazë të Shakallës së Likertit, ku respondentët kanë dhënë vlerësime nga 1 deri më 5, ndërsa njëra ka qenë e hapur. Gjatë periudhës njëjavore janë përgjigjur gjithsej 190 banorë të gjashtë komunave, të cilat përbëjnë materialin bazë për analizën kuantitative.

Gjatë hulumtimit janë realizuar 10 intervista me ekspertë, përfaqësues të shoqërisë civile dhe bartës të institucioneve. Përgjigjet e tyre, bashkë me ato të respondentëve të anketës në pyetjen e hapur, janë përdorur si material bazë për analizën kualitative.

Në përgatitjen e pjesës normative dhe epistemologjike të këtij studimi janë përdorur analiza e përmbajtjes dhe analiza sekondare e hulumtimeve të ngjashme në këtë temë.

RAPORTIN E PLOTË MUND TA GJENI KËTU!

Subscribe to our e-mail list and stay up-to-date with all our news.


B-IRC © 2024. All Rights Reserved. 
 Privacy Policy

to top