HULUMTIM: PJESËMARRJA E NXËNËSVE NË NGJARJE KULTURORE DHE PRODHIMI I NGJARJEVE KULTURORE NGA NXËNËSIT

Pjesëmarrja e nxënësve në ngjarjet kulturore dhe prodhimi i ngjarjeve nga vetë ata, gjegjësisht nga shkollat mbetet një dimension shumë i rëndësishëm i jetës kulturore dhe i socializimit të nxënësve. Pikërisht dinamikat e këtyre ngjarjeve përcaktojnë edhe pjesëmarrjen dhe jetën kulturore të nxënësve që mbetet një aspekt tepër i rëndësishëm në procesin e edukativo-arsimor.

Secila nga komuna e Rajonit të Pollogut në planin e vetë vjetor parashikon edhe buxhet vjetor për ralizimin e projekteve kulturore, ndërsa një numër i madh i tyre ndërlidhen edhe me nxënësit, gjegjësisht edhe me aktivitetet kulturore, të cilat projektohen nga vetë shkollat.

Peizazhi i jetës kulturore të nxënësve nuk mund të ndahet nga peizazhi i përgjithshëm i jetës kulturore të organizuara në nivel qyteti dhe nga objektet dhe hapësirat që ofrojnë mbajtjen dhe promovimin e jetës kulturore.

Ky hulumtim mbi pjesëmarrjen e nxënësve në ngjarjet kulturore bazohet në analizën kuantitative dhe kualitative, ndërsa si pjesë e hulumtimit janë edhe dokumentet e tjera sekundare nëpërmjet të cilave planifikohet dhe strukturohet pjesëmarrja e nxënësve në ngjarjet kulturore dhe prodhimi i ngjarjeve kulturore Brenda vitit shkollor nga ana e nxënësve në bashkëpunim me komunën dhe shkollat.

Një ndër dokumentet strategjike i miratuar nga Këshilli i Komunës së Tetovës është “Strategjia për zhvillimin kulturor të Komunës së Tetovës 2012-2015”, që ka shërbyer si një dokument për identifikimin e paletës së gjerë të objekteve, resurseve tjera dhe projeksioneve për një jetë kulturore dinamike në qytetin e Tetovës.

Pikërisht mbi këtë strategji dhe dokumente tjera bashkëpunimesh me organizatat joqeveritare ngritet gjithë ideja e pjesëmarrjes së nxënësve në jetën kulturore si dhe prodhimi i ngjarjeve kulturore nga vetë shkollat, gjegjësisht nxënësit në bashkëpunim me mësimdhënësit. Jeta e kulturore e shkolave determonohet nga bashkëpunimet e komunës me organizatat joqeveritare, të cilat mbështeten përmes konkursit vjetor të shpallur nga komuna, por edhe produksioneve tjera të pavarura të cilat funskionojnë në nivel qyteti.

Ky hulumtim përqendrohet pikërisht në këto dimensione të pjesëmarrjes së nxënësve në aktivitetet kulturore, por edhe të prodhimit të tyre nga shkollat fillore dhe të mesme. Hulumti gjithashtu analizon të dhënat nga shkolla, por edhe dokumentet strategjike të cilat në njëfarë mënyre e përcaktojnë dinamikën e pjesëmarrjes dhe prodhimit kulturor të nxënësve. Mbetet me rëndësi të theksohet se nxënësi në këtë rast si subjekt nuk mund të mendohet jashtë shkollës si institucion dhe kur themi nxënësit ose shkolla në këtë rast si nocione nënkuptojmë interaksionin e ngushtë mes tyre.

 

RAPORTIN E PLOTË E GJENI KËTU!

Subscribe to our e-mail list and stay up-to-date with all our news.


B-IRC © 2024. All Rights Reserved. 
 Privacy Policy

to top