RRETH NESH

Instituti Ballkanik për Bashkëpunim Rajonal – BIRC është organizatë joqeveritare dhe jopartiake, tërësisht e pavarur në funksionimin e saj, me seli në Tetovë.

Organizata angazhohet për promovimin dhe praktikimin e gazetarisë kualitative dhe hulumtimeve shkencore në realizimin e qëllimeve të saja për një shoqëri me vlera demokratike, për institucione transparente, për një demokraci funksionale dhe për një shtet dhe rajon progresiv dhe bashkëpunues.

Instituti BIRC përfshinë ekspertë të dëshmuar nga fusha e gazetarisë, e analizave nga të gjitha vendet e Ballkanit dhe më gjerë.

VIZIONI 

Vizioni i Institutit BIRC është ndërtimi i një shteti me demokraci funksionale, ku çdo individ do të ketë të garantuar lirinë e fjalës, të lëvizjes dhe liritë tjera politike. Ky vizion nënkupton një shoqëri me qeverisje të mirë, me institucione transparente dhe llogaridhënëse, me media të lira dhe plurale, me shoqëri civile aktive dhe të konsoliduar dhe një shtet me funksionim të pakompromis të shtetit ligjor.

Instituti BIRC ka për vizion ndërtimin e një shoqërie të lirë, tolerante, të barabartë që funksionon tërësisht mbi principet demokratike. Instituti BIRC ka për vizion nxitjen e dialogut të përhershëm institucional dhe shoqëror në funksion të promovimit dhe përbrendësimit të vlerave dhe standardeve demokratike në vend dhe përgjithësisht në rajon. 

Instituti BIRC ka për vizion ndërtimin e vlerave të përbashkëta progresive në nivel rajonal, nëpërmjet ngritjes së urave të bashkëpunimit ndërmjet të gjithë faktorëve që i përqafojnë ato vlera.

Instituti BIRC synon të ndërtojë ura bashkëpunimi mes gazetarëve, aktorëve të shoqërisë civile dhe eksperteve të fushave të ndryshme në Ballkan. 

MISIONI

Për realizimin e vizionit të saj, Instituti BIRC do të angazhohet të promovojë dhe të zbatojë paradigmën e gazetarinë kualitative si dhe të hulumtimeve shkencore në rrafshin shoqëror dhe të hapësirës publike.

Sfondi profesional i ekspertëve të Institutit BIRC përbëhet nga gazetarë me përvojë, profesorë hulumtues dhe aktivist të sektorit civil. Së këndejmi, qasja jonë në trajtimin e dukurive është involvimi i trekëndëshit sektori civil – akademia – media me qëllim të gjetjes së përgjigjeve më adekuate ndaj problemeve me të cilat ballafaqohet shoqëria. 

Instituti BIRC do të zbatojë njohuritë, përvojën dhe prakatikat më të mira të llojeve që përbëjnë gazetarinë kualitative në fushën e zhvillimit të demokracisë dhe të mediave. Në këtë drejtim, BIRC afirmon me përgjegjësi thellësisht profesionale konceptin e think-tank-ut në trajtimin dhe gjetjen e zgjidhjeve për problematika të caktuara institucionale dhe shoqërore.   

Hulumtimet shkencore përbëjnë një ndër shtyllat më të rëndësishme të misionit të BIRC, të cilat do të përdoren për t’u dhënë përgjigje të verifikuar të gjitha fenomeneve shoqërore të cilat do të vlerësohen se janë në interes të përgjithshëm publik.

Instituti BIRC ka për misionin krijimin e një suaze të gjerë bashkëpunuese në nivel nacional dhe regjional për promovimin e një dialogu hapur, me të gjitha organizatat dhe faktorët tjerë shoqërorë që angazhohen për vlera demokratike.

Njohjet kulturore, nxitja e dialogut interkulturor gjithashtu mbetet një dimension i rëndësishëm në misionin dhe qëllimet e organizatës.

Subscribe to our e-mail list and stay up-to-date with all our news.


B-IRC © 2024. All Rights Reserved. 
 Privacy Policy

to top