Vizioni
Vizioni i Institutit BIRC është ndërtimi i një shteti me demokraci funksionale
ku çdo individ do të ketë të garantuar lirinë e fjalës, të lëvizjes dhe liritë tjera politike. Ky vizion nënkupton një shoqëri me qeverisje të mirë, me institucione transparente dhe llogaridhënëse, me media të lira dhe plurale, me shoqëri civile aktive dhe të konsoliduar dhe një shtet me funksionim të pakompromis të shtetit ligjor.
Ky vizion mbron për qeverisje transparente, media pluraliste dhe një shoqëri civile aktive, duke theksuar parimet demokratike dhe duke nxitur një shoqëri të tolerancës dhe barazisë.
Misioni
Çfarë bëjmë ne
Promovimi i gazetarisë dhe kërkimit cilësor
Sfondi profesional i ekspertëve të Institutit BIRC përbëhet nga gazetarë me përvojë, profesorë hulumtues dhe aktivist të sektorit civil. Së këndejmi, qasja jonë në trajtimin e dukurive është involvimi i trekëndëshit sektori civil – akademia – media me qëllim të gjetjes së përgjigjeve më adekuate ndaj problemeve me të cilat ballafaqohet shoqëria.
Qasje të ndryshme ndaj gazetarisë cilësore
Instituti BIRC do të zbatojë njohuritë, përvojën dhe prakatikat më të mira të llojeve që përbëjnë gazetarinë kualitative në fushën e zhvillimit të demokracisë dhe të mediave. Në këtë drejtim, BIRC afirmon me përgjegjësi thellësisht profesionale konceptin e think-tank-ut në trajtimin dhe gjetjen e zgjidhjeve për problematika të caktuara institucionale dhe shoqërore.