1. MEDIAT PËR BE-NË

Instituti Ballkanik për Bashkëpunime Rajonale (BIRC), në partneritet me organizatat Eurothink – Qendra për Strategji Evropiane dhe ALDA,  implementon projektin “Mediat për BE-në”, i financuar nga Bashkimi Evropian, në kuadër të programit të shoqërisë civile për pjesëmarrjen e mediave në bisedimet për anëtarësimin e Maqedonia e Veriut në BE. Qëllimi i përgjithshëm i projektit është përforcimi i kapaciteteve të mediave për mbulimin, përcjelljen dhe shqyrtimin profesional të procesit të negociatave për anëtarësimin e vendit në Bashkimin Evropian, duke kontribuar në rritjen e cilësisë së raportimit mediatik dhe në informimin më të mirë të publikut për procesin e integrimit evropian. Projekti synon të përmirësojë ambientin për pjesëmarrjen e mediave në procesin e negociatave për anëtarësim në BE, të përforcojë kapacitetet profesionale të gazetarëve – veçanërisht nga vendet që nuk janë anëtare të BE-së – në lidhje me rregullativat, politikat dhe vlerat e Bashkimit Evropian, si dhe të krijojë mundësi të reja për zhvillimin profesional të gazetarëve të rinj. Në të njëjtën kohë, projekti synon të krijojë një mjedis të favorshëm për rrjetëzim dhe bashkëpunim ndërmjet gazetarëve dhe profesionistëve të medias nga rajoni dhe vendet e Bashkimit Evropian, duke mbështetur gazetarinë cilësore, shkrimin analitik mediatik dhe duke kontribuar në forcimin e pluralizmit dhe diversitetit të peizazhit mediatik.

  1. PËRFAQËSIM PËR ZHVILLIM INKLUZIV

Instituti Ballkanik për Bashkëpunime Rajonale (BIRC), në partneritet me Forumin për Politika të Arsyeshme (FRP) dhe Institutin për Shkenca Sociale dhe Humane—Shkup (ISHSH), zbaton  projektin “Përfaqësim për zhvillim inkluziv”, i cili mbështetet financiarisht Qeveria e Zvicrës përmes programit Civica Mobilitas. Projekti synon të rrisë vetëdijen e publikut profesional dhe të gjerë për rëndësinë e Procesi i Bolonjës dhe zbatimin e tij të qëndrueshëm, me theks të veçantë në një nga vlerat e tij themelore – mobilitetin akademik dhe profesional. Ky mobilitet konsiderohet parakusht i rëndësishëm për planifikimin ndërsektorial të arsimit të lartë dhe veprimtarisë shkencore në funksion të zhvillimit ekonomik, në përputhje me parimin e tranzicionit të dyfishtë në Bashkimin Evropian – tranzicionin digjital dhe agjendën e gjelbër. Në kuadër të objektivave specifike, projekti synon të promovojë dhe të rrisë vetëdijen për metodologjinë e qasjes ndërsektoriale ndërmjet organizatave të shoqërisë civile, institucioneve publike, mediave dhe publikut të gjerë, duke theksuar vlerat themelore si e drejta për të studiuar, e drejta për të punuar dhe e drejta për administrim të mirë, të garantuara nga Karta e të Drejtave Themelore të Bashkimit Evropian. Këto parime materializohen në vlerën praktike të lëvizshmërisë akademike dhe profesionale, e cila përbën një element kyç për integritetin ndërmjet arsimit dhe ekonomisë, në përputhje me prioritetet e Klasterit 3 në procesin e integrimit evropian.

  1. ZËRAT E BARAZISË, DEMOKRACI PËR TË GJITHË

Instituti Ballkanik për Bashkëpunime Rajonale (BIRC) realizon projektin “Zërat e barazisë, demokraci për të gjithë”, një projekt që është një nën-grant, në kuadër të “Mbështetjes së BE-së për Qendrën Burimore për Shoqërinë Civile – faza 2”, i financuar nga Bashkimi Evropian.

Projekti “Zëra të barazisë, demokraci për të gjithë” synon të nxisë dhe të forcojë pjesëmarrjen aktive të grave, të rinjve dhe të komuniteteve më të vogla etnike në të gjithë procesin zgjedhor në nivel lokal, përmes fuqizimit të zërit të tyre në hapësirën publike dhe mediatike gjatë periudhës parazgjedhore, gjatë zgjedhjeve dhe në periudhën paszgjedhore.

Projekti përfshin një sërë aktivitetesh, si analiza e gjendjes aktuale, rritja e vetëdijes publike, monitorimi i zgjedhjeve lokale dhe hapja e debatit publik, me qëllim rritjen e përfshirjes së këtyre grupeve në qeverisjen lokale. Kjo, në praktikë, nënkupton edhe forcimin e transparencës dhe të llogaridhënies në nivel lokal.

  1. PËRFSHIRJA E TË RINJVE PËR EVROPEIZIMIN E BALLKANIT

Ky projekt është financuar nga Fondi i Ballkanit Perëndimor dhe bashkëfinancim nga BE, ndërsa është realizuar nga Instituti Ballkanik për Bashkëpunim Rajonal (BIRC) nga Maqedonia e Veriut, Qendra për Inovacione dhe Zhvillim (CFID) nga Kosova dhe organizata joqeveritare “NVO Glas” nga Mali i Zi.

Projekti  ka pasur për qëllim të fuqizojë të rinjtë në Ballkanin Perëndimor përmes dialogut ndërkufitar, pjesëmarrjes qytetare dhe promovimit të vlerave evropiane. Projekti ka pasur një shtrirje të gjerë tek të rinjtë e tri vendeve të Ballkanit Perëndimor, duke trajtuar përmes një dialogu të hapur mes aktorëve të shoqërisë civile dhe intitucionalë përfshirjen e të rinjve në proceset demokratike.

  1. KDP-PËRTEJ FJALËS

Instituti BIRC ka realizuar projektin “ KDP-përtej” fjalës të mbështetur financiarisht nga European Endowment for Democracy (EED). Ky projekt ka pasur si objektiv fuqizimin e mëtejshëm të portalit KDP.MK, duke ruajtur përmbajtjet kryesore, ndërkohë që ka kontribuar edhe në një reflektim më të gjerë në publik. Projekti është realizuar gjatë periudhës 2022-2023.

  1. . FUQIZIMI I KLUBIT TË DEBATIT POLITIK (KDP)

Projekti i implementuar nga Institutit BIRC “Fuqizimi i portalit Klubi i Debatit Politik (KDP) është mbështetur nga European Endowment for Democracy (EED), dhe ka pasur si objektiv kryesor zgjerimin e konceptit të KDP-së me përmbajtje të tjera gazetareske që do të jenë në funksion të informimit të drejtë, analizës objektive dhe interpretimit të realiteteve në Maqedoninë e Veriut dhe më gjerë.

Projekti ka synuar të krijojë një hapësirë dhe një moment ndërkomunikimi në të gjithë rajonin në fushën e politikës, kulturës dhe ekonomisë. Projekti është realizuar për 12 muaj, gjatë vitit 2019 dhe 2020.

  1. SHFAQJA E DOKUMENTARIT “ONCE UPON A TIME IN VENEZUELA” DHE DEBATI PËR TË DREJTAT E NJERIUT DHE MJEDISIN 

Instituti BIRC ka organizuar një aktivitet të veçantë për Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, në vitin 2021, duke sjellë për publikun në Tetovë dokumentarin “Once Upon a Time in Venezuela”, i siguruar nga organizata holandeze “Movies that Matter”, e njohur për promovimin e të drejtave të njeriut përmes kinemasë.

Kjo ngjarje është realizuar në ambientet e Universitetit të Evropës Juglindore (SEEU) në Tetovë, dhe është pasuar nga një debat i hapur me pjesëmarrjen e gazetarëve, aktivistëve të OJQ-ve dhe ekspertëve të mjedisit. Diskutimi u përqendrua tek sfidat mjedisore në Tetovës dhe rajonit të Pollogut, duke theksuar rëndësinë e mbrojtjes së një mjedisi të pastër si një element i të drejtave të njeriut. Ky projekt është mbështetur nga ambasada e Holandës në Maqedoninë e Veriut.

 

  1. . TRAJNIMI PËR STAFIN E KOMISIONIT TË PAVARUR TË MEDIAVE TË KOSOVËS

 Instituti BIRC gjatë vitit 2021 ka organizuar me sukses dy cikle trajnimesh profesional për stafin e Komisionit të Pavarur të Mediave (KPM) të Kosovës.  Temat kyçe të trajnimeve kanë qenë monitorimi dhe rregullimi i mediave audiovizuale, me qëllim të përmirësimit të kapaciteteve profesionale të stafeve të KPM dhe të sigurimit të standardeve më të larta në mbikëqyrjen dhe rregullimin e përmbajtjes mediatike. Ky aktivitet është njëri ndër angazhimet e BIRC-it për të mbështetur zhvillimin institucional dhe profesional të mediave në rajon, duke kontribuar në një ambient mediatik më transparent dhe përgjegjës.

  1. MEDIA INCUBATOR

The Balkan Institute for Regional Cooperation (BIRC), as a partner organization with Goethe-Institut Skopje, organized in 2021 the one-day training “Media Incubator” for students, young journalists and representatives of civil society from North Macedonia. The one-day training program included two parts: the first part covered the basics of journalism, while the second part focused on creating (startup) a new media outlet. The aim of the project was to equip young people with skills in professional journalism and in initiatives for creating new media startups.

  1. MEDIA INCUBATOR-REPORTAZHI SOCIAL

Instituti Ballkanik për Bashkëpunim Rajonal (BIRC) dhe Goethe-Institut Shkup ka realizuar projektin “Media Incubator”, një trajnim 3 mujor me module përkatëse për gazetarët dhe studentët e rinj në Maqedoninë e Veriut, me fokus në reportazhet sociale.  Objektivi i përgjithshëm i këtij projekti ka qenë të forcojë aktorët e shoqërisë civile dhe të luftojë paragjykimet ndaj pakicave, etnike ose sociale. Projekti gjithashtu ka synuar të kontribuojë në rindërtimin dhe përfaqësimin e problemeve sociale dhe trajtimin e tyre duke kombinuar tekstin dhe fotografinë, duke u përpjekur t’i zhvillojë ato më tej dhe t’i fusë ato në diskutimet publike. Projekti është realizuar gjatë vitit 2021..

Goethe Institute

  1. . MALI SHARR-DIGA E FUNDIT KUNDËR KATASTROFËS EKOLOGJIKE

Instituti BIRC ka realizuar projektin “Mali Sharr-diga e fundit kundër katastrofës ekologjike”, i mbështetur nga Civica Mobilitas. Projekti ka pasur për objektiv  ngritjen e vetëdijes për shpalljen e Malit Sharr park nacional, por edhe për mbrojtjen e natyrës përgjithësisht, si një vazhdimësi dhe si një obligim qytetar. Projekti është realizuar  gjatë vitit 2020-2021.

  1. “Të jemi më të qartë”

Projekti “Të jemi më të qartë” është realizuar nga BIRC, në partneritet me Radio Kanal 77, dhe është financuar nga British Council, me qëllim që të nxiten zgjidhje të qëndrueshme për problemet e përbashkëta qytetare, në vend që të promovohet retorikë që çon në ndarje mes komuniteteve.Linqet:

https://www.youtube.com/watch?v=ANKNGIFwuTw&list=PLX-qt8EPoQ1bbfFIIfxbBzWUBJwdqY-g-&index=17

https://www.youtube.com/watch?v=fQcQd9VFxMA&list=PLX-qt8EPoQ1bbfFIIfxbBzWUBJwdqY-g-&index=16

https://www.youtube.com/watch?v=aeWaDrShHc8&list=PLX-qt8EPoQ1bbfFIIfxbBzWUBJwdqY-g-&index=15

https://www.youtube.com/watch?v=TwXyMi7NB3Q&list=PLX-qt8EPoQ1bbfFIIfxbBzWUBJwdqY-g-&index=14

https://www.youtube.com/watch?v=AO-N7f3C_f0&list=PLX-qt8EPoQ1bbfFIIfxbBzWUBJwdqY-g-&index=13

https://www.youtube.com/watch?v=an3yZvuAbgk&list=PLX-qt8EPoQ1bbfFIIfxbBzWUBJwdqY-g-&index=12

https://www.youtube.com/watch?v=vu7sGhrvbs8&list=PLX-qt8EPoQ1bbfFIIfxbBzWUBJwdqY-g-&index=11

https://www.youtube.com/watch?v=5ymoekBCMrY&list=PLX-qt8EPoQ1bbfFIIfxbBzWUBJwdqY-g-&index=10

https://www.youtube.com/watch?v=RV_Mo1tj3NY&list=PLX-qt8EPoQ1bbfFIIfxbBzWUBJwdqY-g-&index=9

https://www.youtube.com/watch?v=xPOZdUsVyx8&list=PLX-qt8EPoQ1bbfFIIfxbBzWUBJwdqY-g-&index=8

https://www.youtube.com/watch?v=vFtSssG3_do&list=PLX-qt8EPoQ1bbfFIIfxbBzWUBJwdqY-g-&index=7

https://www.youtube.com/watch?v=xrhoXccyAiQ&list=PLX-qt8EPoQ1bbfFIIfxbBzWUBJwdqY-g-&index=6

https://www.youtube.com/watch?v=vSfCNy32GDo&list=PLX-qt8EPoQ1bbfFIIfxbBzWUBJwdqY-g-&index=5

https://www.youtube.com/watch?v=X2lWkqVs-WI&list=PLX-qt8EPoQ1bbfFIIfxbBzWUBJwdqY-g-&index=4

https://www.youtube.com/watch?v=73J5OOEb-hw&list=PLX-qt8EPoQ1bbfFIIfxbBzWUBJwdqY-g-&index=3

https://www.youtube.com/watch?v=YRdNbXiKDFw&list=PLX-qt8EPoQ1bbfFIIfxbBzWUBJwdqY-g-&index=2

to top