KLASTERI I KONKURRENCËS DHE GJITHËPËRFSHIRJES

Grupi i tretë e kapitujve që do të hapet me BE-në e vendos fokusin në konkurrencën dhe rritjen gjithëpërfshirëse. Pikërisht, në sinkron me këtë grup kapitujsh, shtetet anëtare duhet të kenë kornizën ligjore, administrative dhe financiare  si dhe kapacitetet e nevojshme zbatuese për të siguruar menaxhimin e shëndoshë financiar të programeve të arsimit, trajnimit dhe komunitetit rinor (si Leonardo da Vinci, Socrates, Youth). Për të siguruar përfshirje të plotë dhe të suksesshme në programet kornizë, vendet anëtare duhet të sigurojnë kapacitetet e nevojshme zbatuese në fushën e kërkimit dhe zhvillimit teknologjik, pa anashkaluar stafin adekuat.

 

Korniza negociuese me BE-në, gjegjësisht hapja e kapitujve, i determinon edhe ndryshimet në suazën ligjore dhe përmbajtësore që duhet t’i bëjnë vendet që i hapin bisedimet. Klastari 3, përfshin konkurrencën dhe gjithëpërfshirjen si dy dimensione që krijojnë një hapësirë tjetër afirmimi dhe strukturimi të arsimit, kulturës, shoqërisë së informacionet dhe sferave tjera ekonomike dhe sociale.

Në grupimin e tretë të kapitujve që do të hapen në negociatat me BE-në fokusi vendoset në konkurrencën dhe rritjen gjithëpërfshirëse. Në këtë grupim përfshihet kapitujt 10, 16, 17, 19, 20, 25, 26 dhe 29 të Acquis communautaire. Ky grupim përfshin, shoqërinë e informacionit dhe median, tatimet, politikën ekonomike dhe monetare, politikën sociale dhe punësimin, ndërmarrjet dhe politikat industriale, shkencën dhe kërkimet shkencore, arsimin dhe kulturën si dhe bashkimin doganor. KDP sjellë detajet e kapitujve të këtij grupimi

Kapitulli 10: Shoqëria e informacionit dhe media

Acquis në këtë kapitull përfshin rregulla specifike për komunikimet elektronike, për shërbimet e shoqërisë së informacionit, sidomos për tregtinë elektronike dhe shërbimet e aksesit të kushtëzuar, si dhe për shërbimet audio-vizuale. Në fushën e komunikimeve elektronike, këto acquis synojnë të eliminojnë pengesat për funksionimin efektiv të tregut të brendshëm në shërbimet dhe rrjetet e telekomunikacionit, të promovojnë konkurrencën dhe të mbrojnë interesat e konsumatorëve në këtë sektor, duke përfshirë disponueshmërinë universale të shërbimeve moderne. Për sa i përket politikës audio-vizuale, acquis kërkon përafrimin legjislativ me Direktivën e Televizionit pa Kufij, e cila krijon kushtet për lëvizjen e lirë të transmetimeve televizive brenda BE-së. Acquis synon krijimin e një kuadri rregullator transparent, të parashikueshëm dhe efektiv për transmetimet publike dhe private në përputhje me standardet evropiane. Acquis gjithashtu kërkon kapacitet për të marrë pjesë në programet komunitare Media Plus dhe Media Training.

Kapitulli 16: Tatimet

Acquis për tatimet mbulon gjerësisht fushën e tatimeve indirekte, përkatësisht tatimin mbi vlerën e shtuar (TVSH) dhe akcizën. Ai përcakton qëllimin, përkufizimet dhe parimet e TVSH-së. Akcizat për produktet e duhanit, pijet alkoolike dhe produktet energjetike janë gjithashtu subjekt i legjislacionit të BE-së. Për sa i përket tatimeve të drejtpërdrejta, acquis mbulon disa aspekte të taksimit të të ardhurave nga kursimet e individëve dhe të taksave të korporatave. Janë vendet anëtare ato të cilat angazhohen të respektojnë parimet e Kodit të Sjelljes për Tatimin e Biznesit, duke synuar eliminimin e masave të dëmshme tatimore. Bashkëpunimi administrativ dhe ndihma e ndërsjellë ndërmjet vendeve anëtare synon të sigurojë një funksionim të qetë të tregut të brendshëm për sa i përket taksimit dhe ofron mjete për të parandaluar evazionin fiskal brenda komunitetit dhe shmangien e taksave. Shtetet anëtare duhet të sigurojnë kapacitetet e nevojshme implementuese dhe zbatuese, si dhe të sigurojnë ekzistencën e lidhjeve midis sistemeve të kompjuterizuara përkatëse të taksave të BE-së.

Kapitulli 17: Politika ekonomike dhe monetare

Acquis në fushën e politikës ekonomike dhe monetare përmban rregulla specifike që kërkojnë pavarësinë e bankave qendrore të vendeve anëtare, duke ndaluar financimin e drejtpërdrejtë të sektorit publik nga bankat qendrore dhe duke ja ndaluar institucioneve financiare aksesin e privilegjuar në sektorin publik. Prej vendeve anëtare është e pritshme  bashkërendimi i politikat e tyre ekonomike dhe nënshtrimi ndaj Paktit të Stabilitetit dhe Rritjes të mbikëqyrjes fiskale. Shtetet e reja anëtare duhet të përkushtohen  në përmbushjen e kritereve të përcaktuara në Traktat në mënyrë që të jenë në gjendje të adoptojnë euron si monedhë në kohën e përcaktuar pas anëtarësimit. Deri atëherë, vendet e reja do të marrin pjesë në Bashkimin Ekonomik dhe Monetar si shtet anëtar me një shmangie nga përdorimi i euros dhe do t’i trajtojnë kurset e tyre të këmbimit si një çështje interesi të përbashkët.

Kapitulli 19: Politika sociale dhe punësimi

Acquis në fushën sociale mbulon standardet minimale në fushat që përfshin ligji i punës, barazisë, shëndetit dhe sigurisë në punë dhe kundër diskriminimit. Vendet anëtare marrin pjesë në dialogun social në nivel evropian dhe në proceset e politikave të BE-së në fushat e politikës së punësimit, përfshirjes sociale dhe mbrojtjes sociale. Fondi Social Evropian është mjeti kryesor financiar përmes të cilit BE-ja mbështet zbatimin e strategjisë së saj të punësimit dhe kontribuon në përpjekjet për përfshirjen sociale (rregullat e zbatimit mbulohen në Kapitullin 22, i cili trajton të gjitha instrumentet strukturore).

Kapitulli 20: Ndërmarrjet dhe politika industriale

Politika industriale e BE-së kërkon të promovojë strategji industriale që rrisin konkurrencën duke përshpejtuar përshtatjen ndaj ndryshimeve strukturore, duke inkurajuar një mjedis të favorshëm për krijimin dhe rritjen e biznesit në të gjithë BE-në, si dhe duke inkurajuar investimet vendase dhe të huaja. Kjo politikë gjithashtu synon të përmirësojë mjedisin e përgjithshëm të biznesit në të cilin operojnë ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (NVM). Brenda saj përfshihet privatizimi dhe ristrukturimi. Politika industriale e BE-së përbëhet kryesisht nga parimet e politikave dhe komunikimet e politikave industriale. Forumet e konsultimit të BE-së dhe programet e Komunitetit, si dhe komunikimet, rekomandimet dhe shkëmbimet e praktikave më të mira në lidhje me NVM-të synojnë të përmirësojnë formulimin dhe koordinimin e politikave të ndërmarrjeve në tregun e brendshëm mbi bazën e një përkufizimi të përbashkët të SME-ve. Zbatimi i politikës së sipërmarrjes dhe asaj industriale kërkon kapacitete adekuate administrative në nivel kombëtar, rajonal dhe lokal.

Kapitulli 25: Shkenca dhe kërkimi shkencor

Acquis në fushën e shkencës dhe hulumtimit shkencor nuk kërkon transponim të rregullave të BE-së në sistemin juridik kombëtar. Kapaciteti implementues  lidhet me ekzistencën e kushteve të nevojshme për përfshirje efektive në programet kornizë të BE -së. Për të siguruar përfshirje të plotë dhe të suksesshme në programet kornizë, vendet anëtare duhet të sigurojnë kapacitetet e nevojshme zbatuese në fushën e kërkimit dhe zhvillimit teknologjik, pa anashkaluar stafin adekuat.

Kapitulli 26: Arsimi dhe kultura

Fusha e arsimit, trajnimit, rinisë dhe kulturës janë kryesisht kompetenca e vendeve anëtare. Një kornizë bashkëpunimi mbi politikat e arsimit dhe trajnimit synon të konvergjojë politikat kombëtare dhe arritjen e objektivave të përbashkëta përmes një metode të hapur të koordinimit, e cila çoi në themelimin e programit “Edukimi dhe Trajnimi 2010”, program i cili integron të gjitha veprimet në fushën e arsimit dhe trajnimit në nivel evropian. Sa i përket diversitetit kulturor, vendet anëtare duhet të mbështesin parimet e përcaktuara në nenin 151 të Traktatit të KE dhe të sigurojnë që angazhimet e tyre ndërkombëtare të lejojnë ruajtjen dhe promovimin e diversitetit kulturor. Shtetet anëtare duhet të kenë kornizën ligjore, administrative dhe financiare  si dhe kapacitetet e nevojshme zbatuese për të siguruar menaxhimin e shëndoshë financiar të programeve të arsimit, trajnimit dhe komunitetit rinor (si Leonardo da Vinci, Socrates, Youth).

Kapitulli 29: Bashkimi doganor

Acquis e bashkimit doganor në pjesën dërrmuese përbëhet  ekskluzivisht nga legjislacioni i cili është drejtpërdrejt i detyrueshëm për vendet anëtare. Ai përfshin Kodin Doganor të BE -së dhe dispozitat e tij zbatuese, nomenklaturën e kombinuar, tarifën e zakonshme doganore dhe dispozitat për klasifikimin e tarifave, lehtësimin e detyrave doganore, pezullimet e detyrave dhe kuotat e caktuara të tarifave, dhe dispozitat e tjera të tilla siç janë ato për kontrollin doganor të mallrave të falsifikuara dhe të piratimit, për pararendësit e drogës, për eksportin e mallrave kulturore si dhe për ndihmën e ndërsjellë administrative në çështjet doganore dhe transitin. Shtetet anëtare duhet të sigurojnë kapacitetet e nevojshme implementuese dhe zbatuese, si dhe të sigurojnë ekzistencën e lidhjeve midis sistemeve të kompjuterizuara përkatëse doganore të BE-së. Shërbimet doganore gjithashtu duhet të sigurojnë kapacitete adekuate për të implementuar dhe zbatuar rregulla të veçanta të përcaktuara në fushat të ngjashme të acquis siç është tregtia e jashtme.

 

Teksti është punuar në kuadër të projektit “Përfaqësim për zhvillim gjithëpërfshirës”, i mbështetur financiarisht nga Qeveria e Zvicrës përmes programit Civica Mobilitas.

Përmbajtja e këtij teksti është përgjegjësi e vetme e Forumit për Politika të Arsyeshme, IOHN dhe BIRC dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet se pasqyron pikëpamjet e Qeverisë së Zvicrës, Civica Mobilitas ose organizatave të saj zbatuese.

Subscribe to our e-mail list and stay up-to-date with all our news.


B-IRC © 2024. All Rights Reserved. 
 Privacy Policy

to top