1. Mali Sharr – Diga e Fundit e katastrofës natyrore
BIRC aktualisht është duke zbatuar projektin për ngritjen vetëdijes tek banorët lokal për mbrojtjen e vlerave natyrore të Malit të Sharr. Ky proojekt financohet nga programi Civica Mobilitas me vlerë 1.800.000 denarë dhe do të zgjatë 18 muaj. Gjatë këtij projekti do të realizohen disa aktivitete: karvane me qytetarët, dokumentarë, hulumtime ,intervista dhe një konferencë përmbyllse Temat e përfshira në këtë aksion kanë të bëjnë me idenë e ruajtjes së Malit të Sharrit si një thesar natyror. Tema kryesore do të jetë ekologjia dhe kjo do të lidhet me sfera të tjera si përfshirja qytetare, transparenca dhe efikasiteti i institucioneve, vetëdijësimi publik dhe bashkëpunimi midis institucioneve dhe shoqërisë civile. Në përgjithësi, projekti synon ndërgjegjësimin popullatës lokale dhe dhe opinionit publik për mbrojtjen e burimeve natyrore. Qëllimi kryesor I projektit është ngritja e vetëdijes së qytetarëve për nevojën e ruajtjes së Malit të Sharrit si një burim natyror për ruajtjen e ekuilibrit në të gjithë ekosistemin në Republikën e Maqedonisë. [më tepër]
Civika mobilitas është program i Agjencisë zvicerane për zhvillim dhe bashkëpunim (SDC) përmbështetje të shoqërisë civile në Maqedoni, të cilën e zbatojnë NIRAS nga Danimarka, Qendra Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar (MCMS) dhe FCG nga Suedia. Qëllimi i programitështë që ndryshimet shoqërore në Maqedoninë e Veriut të nxitura nga sektori i fuqishëm civil,qytetarët aktiv dhe bashkëpunimi i mirë me autoritetet, që rezulton me udhëheqje mëtransparente, më llogaridhënëse dhe sociale-inkluzive si në nivel qendror, ashtu edhe në atëlokal.
Kordinator i projektit : Lorik Idrizi e-mail: [email protected]
Numër kontakti: 072-755-322
2. NXITJA E DEBATIT PUBLIK TE TË RINJTË SHQIPTARË NË MAQEDONINË E VERIUT
Projekti mbështetet nga NED dhe përbëhet nga dy dimensione: i pari është trajnimi dhe punësimi i një gjenera te të gazetarëve të rinj, ndërsa i dyti është forcimi i KDP-së si portal përmes angazhimit të profesionistëve nga fusha e gazetarisë si dhe gazetarëve të trajnuar në kuadër të projektit.
3. Klubi i Debatit Politik
KDP është projekt për nxitjen e debatit politik ndërmjet të gjithë aktorëve shoqërorë në Republikën e Maqedonisë dhe më gjerë, me qëllim të promovimit të vlerave demokratike dhe gjetjes së zgjidhjes konstruktive për problemet sociale. KDP është një portal mediatik online në gjuhën shqipe (www.kdp.mk & www.kdpolitik.com) që synon të kontribuojë në informimin cilësor dhe të balancuar të qytetarëve për proceset, çështjet dhe problemet kyçe.
4. ZIGZAG – për zgjidhjen e problemeve të qytetarëve përmes debateve televizive ndërmjet OJQ-ve dhe institucioneve
“ZigZag” është projekt i cili përfshin debate televizive ndërmjet shoqërisë civile dhe përfaqësuesve të institucioneve shtetërore për probleme të veçanta të qytetarëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Ky projekt është themeluar nga Civica Mobilitas – një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) i zbatuar nga NIRAS nga Danimarka, Qendra Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar (MCIC) dhe Instituti Suedez për Administratë Publike (SIPU).
5. MEDIAT E REJA PËR SFIDAT E VJETRA
“Media e re për sfidat e vjetra” është një projekt i realizuar në partneritet me Qendrën për Zhvillimin e Medias “Medium”, organizatë e cila është bartëse e projektit. Ky projekt mbështetet nga Civica Mobilitas, e cila është një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) i zbatuar nga NIRAS nga Danimarka, Qendra Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar (MCIC) dhe Instituti Suedez për Administratë Publike (SIPU).
6. NGRITJA E VETËDIJES PUBLIKE PËR SHPALLJEN E MALIT SHARR PARK KOMBËTAR
Në kuadër të këtij projekti janë realizuar 8 videoklipe të shkurtra për të sensibilizuar opinionin publik për nevojën e shpalljes së Malit të Sharrit si Park Kombëtar për të parandaluar shkatërrimin masiv të tij. Për këtë temë është prodhuar edhe një dokumentar hulumtues, ndërsa projekti ka përfunduar me një konferencë ku përfaqësues të OJQ-ve dhe institucioneve kanë diskutuar se si të shpejtohen procedurat për mbrojtjen e këtij masivi malor.
Ky projekt është themeluar nga Civica Mobilitas – një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) i zbatuar nga NIRAS nga Danimarka, Qendra Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar (MCIC) dhe Instituti Suedez për Administratë Publike (SIPU).