THIRRJE E HAPUR PËR PJESËMARRJE: “MEDIA INCUBATOR” PËR GAZETARË NGA MAQEDONIA E VERIUT
Goethe-Institut Shkup dhe Instituti Ballkanik për Bashkëpunim Rajonal (BIRC) ftojnë të gjithë gazetarët ose studentët e rinj në Maqedoninë e Veriut që janë të interesuar të shkruajnë reportazhe sociale të aplikojnë për pjesëmarrje në një program trajnimi në kuadër të projektit “Media Incubator”. Objektivi i përgjithshëm i këtij projekti është të forcojë aktorët e shoqërisë civile dhe të luftojë paragjykimet ndaj pakicave, etnike ose sociale. Projekti gjithashtu synon të kontribuojë në rindërtimin dhe përfaqësimin e problemeve sociale dhe trajtimin e tyre duke kombinuar tekstin dhe fotografinë, duke u përpjekur t’i zhvillojë ato më tej dhe t’i fusë ato në diskutimet publike.
Ky program trajnues inovativ do të zhvillohet në katër module:
- Pjesa teorike
Moduli 1: Kalimi nga reportazhi gazetaresk në reportazhin social, ndryshimet dhe ngjashmëritë.
Moduli 2: Funksionet e reportazhit shoqëror.
2. Pjesa praktike
Moduli 3: Puna kërkimore: Si? Ku Pse? E rreme? E vërtetë?
Moduli 4: Rrëfimi i stories, përfshin: lidhja e tekstit dhe fotografisë si veprim dhe metodë kërkimore.
Trajnimet do të dizajnohen dhe fascilitohen nga ekspertë të njohur dhe me përvojë nga Maqedonia e Veriut.
Kur: 10.05.2021 – 14.05.2021 (08:30 – 17:30)
Ku: Zyra e BIRC, Tetovë (vini re: në varësi nga situate me COVID, trajnimet mund të mbahen në platformën online ZOOM)
Gjuha e punës: Trajnimet do të mbahen në gjuhën maqedonase. Do të ofrohet përkthim në shqip për të gjitha trajnimet.
Bursa: Të gjithë pjesëmarrësit do të marrin një bursë prej 350 EUR bruto. Pas përfundimit të programit, BIRC do të sigurojë një program praktikë njëmujor në një media të pavarur në Maqedoninë e Veriut. Ky do të ishte një shans për pjesëmarrësit që të punësohen edhe në ato media.
Kush mund të aplikojë?
Në këtë program mund të aplikojnë si më poshtë:
- Gazetarë të rinj/aspirues mbi 16 vjet
- Studentë të fakulteteve të studimeve të medias, komunikimit dhe gazetarisë
- Redaktorë
- Blogerë
- Ekspertë
- Aktorë të shoqërisë civile
Aplikantët duhet të përshkruajnë shkurtimisht motivimin e tyre për të qenë pjesë e programit të trajnimit.
Afati i fundit i aplikimit: 30.04.2021; 24:00 (mesnatë)
Nëse keni ndonjë pyetje shtesë, ju lutemi na kontaktoni në:
[email protected] and [email protected]
Të gjithë kandidatët e interesuar mund të aplikojnë duke plotësuar formularin e aplikimit:
KLIKO KËTU PËR TË PLOTËSUAR FORMULARIN E APLIKIMIT