Forumi rinor për integrimin Evropian, Prishtina pret të rinjtë nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi

Më 25 Gusht Prishtina do të bëhet një platformë e fuqizimit të zërit të të rinjve nga Ballkani Perëndimor.

Në këtë datë do të mbahet forumi i rinisë “Youth Forum on EU integration” që organizohet në kuadër të projektit “Përfshirja rinore për evropianizimin e Ballkanit” që zbatohet nga instituti CFID nga Kosova, OJQ GLAS nga Mali i zi dhe BIRC nga Maqedonia e Veriut me mbështetje nga Fondi për Ballkanin Perëndimor dhe bashkëfinancim nga Bashkimi Evropian.

Ky forum vjen si vazhdimësi i konferencës që u zhvillua më 7 korrik në Podgoricë, në të cilën të rinjtë nga tre shtetet pjesëmarrëse nuk kursyen idetë dhe zërin e tyre.

Forumi do të zhvillohet në gjuhën angleze, që të mundësojë komunikimin sa më të hapur dhe të përbashkët për të rinjtë pjesëmarrës. Në konferencën e Podgoricës pata fatin të jem pjesë e panelit rinor të diskutimit, në të cilin ndava tavolinën me tre individë nga vendet pjesëmarrëse me të cilët arritëm që të diskutonim tema shumë të rëndësishme për rolin e rinisë në integrimin Evropian. Më la shumë përshtypje se sa të ngjajshme ishin mendimet tona dhe përmes kësaj e kuptova se me të vërtetë vendet tona, edhe pse të ndara nga histori luftërash, po kalojnë të njëjtat sfida drejtë qëllimit të përbashkët, integrimit Evropian.

Aty pata mundësinë të kuptoj se komunikimi dhe bashkëpunimi i rinisë së këtyre vendeve në fakt mund të jetë faktori kryesor që shtyn drejtë lehtësimit të integrimit të shteteve tona në BE.

Përveç zërit të të rinjve, në forum do të dëgjohen edhe ekspertët e çështjes së integrimit, të cilët do të ndihmojnë me eksperiencën e tyre në formimin më profesional të mendimeve dhe ideve të të rinjve prezent.

Ky forum është një hap i rëndësishëm për fuqizimin e rinisë në Ballkan, por nuk është fundi.

Konferenca përmbyllëse do të mbahet në Maqedoninë e Veriut, ku rinia maqedonase do të na presë në Shkup, qe edhe një herë të mbledhim idetë dhe perspektivat tona rinore për të krijuar të ardhmen që e duam, sepse pa rini, nuk ka të ardhme.

Ky tekst është realizuar në kuadër të projektit “Përfshirja rinore për evropeizimin e Ballkanit”, i zbatuar nga Instituti BIRC nga Maqedonia e Veriut, OJQ GLAS nga Mali i Zi dhe CFID nga Kosova, me mbështetje nga Fondi për Ballkanin Perëndimor dhe bashkëfinancim nga Bashkimi Evropian.

 Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi e vetme e autorit dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet se pasqyron qëndrimet e Bashkimit Evropian.

Subscribe to our e-mail list and stay up-to-date with all our news.


B-IRC © 2025. All Rights Reserved. 
 Privacy Policy

to top