ANALIZË: MES STANDARDIZIMIT EVROPIAN DHE DILEMËS SË AUTONOMISË UNIVERSITARE

Ligji për Arsimin e Lartë përbën një nga shtyllat kryesore të sistemit arsimor dhe shkencor në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Ai rregullon autonominë universitare, organizimin institucional, cilësinë akademike dhe marrëdhëniet ndërmjet shtetit dhe institucioneve të arsimit të lartë.

Propozim-ligji i ri për Arsimin e Lartë, i bërë publik në janar të vitit 2026, paraqet një reformë më të gjerë sesa një ndryshim teknik i ligjit ekzistues i miratuar në vitin 2018 dhe i konsoliduar në vitin 2024. Ndryshimet synojnë harmonizimin e sistemit universitar me standardet evropiane të sigurimit të cilësisë, forcimin e lidhjes ndërmjet arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor, si dhe vendosjen e mekanizmave të rinj për vlerësimin institucional dhe funksionimin e studimeve doktorale.

Kjo analizë krahasuese identifikon dallimet kryesore ndërmjet ligjit aktual dhe propozim-ligjit, duke u fokusuar në ndryshimet konceptuale, institucionale dhe procedurale që ndikojnë drejtpërdrejt në autonominë universitare, qeverisjen akademike dhe zhvillimin e sistemit të arsimit të lartë.

Analizën e plotë e gjeni më poshtë:


Subscribe to our e-mail list and stay up-to-date with all our news.


B-IRC © 2026. All Rights Reserved. 
 Privacy Policy

to top