FILM DOKUMENTAR / UNIVERSITET PA KUFIJ APO PA TË ARDHME? REFORMAT QË PO VONOHEN
A krijon arsimi i lartë dije dhe mundësi – apo vetëm prodhon diploma?
Më shumë se dy dekada pas anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në Procesin e Bolonjës, reformat thelbësore në arsimin e lartë vazhdojnë të mbeten të papërfunduara.
Dokumentari “Universitet pa kufij apo pa të ardhme? – Reformat që po vonohen” hulumton hendekun ndërmjet universiteteve dhe tregut të punës, mobilitetin e kufizuar të studentëve dhe profesorëve, pengesat burokratike në njohjen e diplomave, cilësinë e arsimit dhe largimin e të rinjve.
Ish-ministra, ish-rektorë dhe ekspertë të komunitetit akademik i përgjigjen pyetjes kyçe: a ka Maqedonia e Veriut një sistem arsimor që mund t’i mbajë talentet dhe t’i përgatitë të rinjtë për tregun evropian të punës?
Ndiqeni dokumentarin dhe zbuloni pse pyetja nuk është më nëse reformat janë të nevojshme, por sa kohë i ka mbetur shtetit për t’i zbatuar ato.
Dokumentari është realizuar në kuadër të projektit “Avokim për zhvillim gjithëpërfshirës”, i mbështetur financiarisht nga Qeveria e Zvicrës përmes programit Civica Mobilitas.
