KLITHMAT PËR SHPËTIM TË PERSONAVE ME FIBROZË CISTIKE

Shkruan: Gentuar Ismaili

Në këtë shekull beteja më e fortë e njerëzimit duket të jetë lufta për të shpëtuar sa më shumë njerëz nga sëmundjet vdekjeprurëse. Pjesa e kësaj beteje janë edhe personat e prekur nga fibroza cistike, të cilët kërkojnë nga shteti sigurimin e ilaçit TRIKAFTA.

Kështu, një i diagnostifikuar me këtë sëmundje Igor Pehçevski përmes rrjetit social Facebook i bënë thirje krerëve më të lartë shtetëror për sigurimin e ilaçit, ku thotë “veproni sikur të isha tëmija juaj”.

Nuk do të dëshiroja që askush në këtë mënyrë në rrjetet sociale dhe media të ushtrojë të drejtat e tij për punë dhe ilaç. Më besoni është jashtëzakonisht poshturuese. Zotërinjë edhe sa më duhet të pres ilaçin #TRIKAFTA dhe një punë të denjë, jo ndonjë. Apo po prisni që unë të kthehem përsëri në shtratin e spitalit. Veproni sikur të isha fëmija juaj“, ka bërë thirrje Pehçevski.

Ndërkaq, Asociacioni i Personave me Fibrozë Cistike bënë me dije se janë duke pritur përgatitjen e ligjeve që ju mundëson këtyre personave marrjen e medikamentit.

Jemi duke e ndjekur procesin në të cilin po përgatiten ligjet që e ndryshojnë blerjen e ilaçit #TRIKAFTA në Maqedoni. Momentalisht, jemi të bindur që për ata persona që janë në gjendje kritike do të bëhet import intervenues dhe atyre që është më i nevojshëm do e marrin menjëherë pasi ilaçi të arrijë në vend, në të njejtën po punohet në përgatitjen e ligjit që mundëson realizimin e programi për të gjithë personat e sëmurë me fibrozë cistike”, deklaruan nga APFC.

Kurse shërbimi qeveritar për media është deklarur se ka miratuar 2.2 milion euro për të blerë këtë ilaç.

Dorëzimi i medikamentit TRIKAFTA për këta pacientë pritet të kryhet nga furnizuesi në periudhën më të shpejtë të mundëshme, jo më shumë se 30 ditë, sipas procedurave të punës së prodhuesit dhe furnizuesit të ndërlidhur me specifikat e vetë mediakamentit. Për këtë qëllim javën e kaluar nga Fondi Shëndetësor janë miratuar mbi 2.2 milion euro dhe në bashkëpunim me të gjitha institucionet përkatese, në ditët e kaluara kanë përfunduar të gjitha proceduat që mundësojnë blerjen e menjëhershme dhe të pandëprerë të medikamentit TRIKAFTA për pacientët në gjendje kritike që vuajnë nga fibroza cistike“, u shprehen nga shërbimi qeveritar për media.

Para disa ditëve opinioni u njoftua se një 45 vjeçar ka ndërruar jetë nga kjo sëmundje si pasojë e mungesës së ilaçit.

Nga kjo sëmundje në vend vuajnë rreth 140 persona, ndërkaq, ditëve të fundit qytetarët protestuan para instucioneve për shkak se, siç thanë, shteti nuk e siguron ilaçin e nevojshëm.

 

#демократски_институции #institucione_demokratike #democratic_institutions #CivicaMobilitas 

Subscribe to our e-mail list and stay up-to-date with all our news.


B-IRC © 2024. All Rights Reserved. 
 Privacy Policy

to top