MEDIAT PËR BE-NË: TREGIMI I INTEGRIMIT EVROPIAN
Pas më shumë se dy dekadash në rrugën evropiane, mbetet një pyetje: A jemi mjaftueshëm të informuar për procesin më të rëndësishëm që po e formëson të ardhmen tonë?
Bashkimi Evropian nuk është vetëm Brukseli, negociatat dhe vetot. Ai është një histori e jetës sonë të përditshme.
Integrimi evropian nuk është vetëm politikë. Ai është një histori e informacionit, besimit, dezinformimit dhe zgjedhjes së një shoqërie për të ardhmen e saj.
Në dokumentarin “Mediat për BE-në: Historia e Integrimit Evropian”, do të dëgjoni qëndrimet e gazetarëve, ekspertëve dhe përfaqësuesve të shoqërisë civile mbi rolin e mediave në procesin e integrimit evropian, sfidat e raportimit, luftën kundër dezinformimit dhe rëndësinë e gazetarisë profesionale.
Dokumentari ndjek përvojat nga projekti “Mediat për BE-në”, i realizuar nga BIRC në partneritet me Eurothink – Centre for European Strategies dhe ALDA Balkans, me mbështetjen e Bashkimit Evropian.
