Bardhyl Zaimi

Drejtor Ekzekutiv

Brief info

Bardhyl Zaimi ka punuar si gazetar dhe redaktor i kulturës në media të
ndryshme, të shtypura dhe televizive. Ka qenë editor dhe redaktor i dy
gazetave javore në gjuhën shqipe “Epoka” dhe “Nacional” dhe kryeredaktor
i revistës mujore për kulturë “Prokultura”. Ka bashkëpunuar me shumë
revista kulturore, ndërsa ka qenë edhe kryeredaktor i TV nacionale “ TV-
Alb”. Gjithashtu ka qenë redaktor i kulturës në TVM2-redaksia në gjuhën
shqipe.

Krijimtaria tij letrare përfshin një periudhë gati mbi 25 vjeçare. Është botuar  në revista të ndryshme kulturore dhe letrare në vend dhe jashtë vendit. Në  vitin 2004 ka botuar librin e tij të parë me ese të titulluar “ Fuga e fjalëve”,  ndërsa në vitin 2008 ka botuar librin e tij të dytë me ese “ Violinat e vjeshtës”.

Në vitin 2017 ka botuar librin e tij me poezi dhe tregime të titulluar “  Dorëshkrime prej ajri”. Gjithashtu në vitin 2018 ka botuar librin studimor “ Paradigma e kritikës së Kutelit”. Në vitin 2020 ka botuar librin me ese “Diskurse të pambaruara”, ndërsa në vitin 2021 ka botuar librin me ese “Britma pa zë”.

Brenda kohës ka qenë pjesë e shumë debateve mbi jetën kulturore dhe letrare, ndërsa vazhdon të botojë ese, kritikë letrare dhe poezi në mediat e vendit dhe te rajonit. Ka qenë pjesë e shumë hulumtimeve shkencore dhe përpilues i doracakëve nga sfera e gazetarisë.

Add Comment

Subscribe to our e-mail list and stay up-to-date with all our news.


B-IRC © 2024. All Rights Reserved. 
 Privacy Policy

to top