Është pjesëmarrës në disa trajnime në fushën e gazetarisë dhe marrëdhënieve me publikun, të mbajtura në Serbi, Shqipëri, Kosovë, Gjermani dhe në Maqedoninë e Veriut. Ai është autor i një numri të madh storjesh hulumtuese, analizash dhe studimesh shkencore që janë publikuar në media të ndryshme. Ai gjithashtu ka marrë pjesë në më shumë se 50 konferenca rajonale dhe ndërkombëtare në fushën e medias dhe shoqërisë civile.
Që nga viti 2019, ai është i angazhuar si Menaxher Financiar duke drejtuar disa projekte në Institutin BIRC, ndërsa nga viti 2023 është Drejtor Programi.