THIRRJE PUBLIKE PËR BASHKËPUNËTORË TË JASHTËM PËR TRAJNIM DHE ORGANIZIM TË FORUMEVE/TRAJNIMEVE TEMATIKE

– NË 3 NGA 8 RAJONET PLANORE ADMINISTRATIVE TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT (Rajoni i Pollogut, Rajoni Shkupit, Rajoni Verilindor)

PËRSHKRIMI I PROJEKTIT:

Organizata qytetare Eurothink – Qendra për Strategji Evropiane po implementon projektin „Mediat për BE-në“, i cili financohet nga Bashkimi Evropian në partneritet me ALDA dhe BIRC, në kuadër të Programit të shoqërisë civile për pjesëmarrjen e mediave në bisedimet për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE.

Qëllimi i përgjithshëm i projektit është përforcimi i kapaciteteve mediatike për mbulimin, përcjelljen dhe shqyrtimin e procesit të negociatave për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE.

Qëllimet specifike të projektit janë:

-Të përmirësohet ambienti për pjesëmarrjen e mediave në procesin e bisedimeve për anëtarësimin në BE.

-Të përforcohen kapacitetet profesionale të mediave të gazetarëve nga shtetet që nuk janë anëtarë të BE-së, për rregullativat, politikat dhe vlerat e BE-së dhe të përmirësohen mundësitë për gazetarët e rinj.

-Të krijohet një mjedis për aktivitete të rrjetëzimit me kolegët evropianë dhe kolegët nga sektori mediatik, të mbështetet dhe përmirësohet shkrimi mediatik dhe larmia e peizazhit mediatik.

Qëllimi i Forumeve trajnuese/tematike është të kontribuohet në nxitjen e prodhimit të përmbajtjeve mediatike dhe nxitjen dhe mundësimin e pjesëmarrjes qytetare në krijimin e politikave rajonale/lokale të vendit në interes të integrimeve evropiane.

Nga kandidatët e interesuar pritet që të propozojnë një temë të përshtatshme për rajonin planifikues, dedikuar për temat prioritare të proceseve të integrimit evropian të vendit, e cila për pjesëmarrësit e mundshëm të forumit/trajnimit do të përfshijë përfaqësues nga mediat dhe sektori qytetar.

ROLI I BIRC-IT NË FORUMIN/TRAJNIMIN TEMATIK TË PROJEKTIT:

Bashkëpunëtorët e jashtëm do të mbështeten nga ekipi i projektit përgjegjës për implementimin e projektit me logjistikë organizative dhe financiare për mbajtjen e ngjarjes, e cila është planifikuar të zgjasë dy ditë, pra 1,5 ditë llogaritur në orë pune. Për këtë angazhim do të llogariten gjithashtu edhe 10 ditë shtesë për përgatitjen dhe realizimin e ngjarjes.

BIRC do të realizojë pagesë për të gjitha shpenzimet lidhur me realizimin e ngjarjes, duke përfshirë: akomodimin në hotel, shpenzimet e transportit dhe kompensimet për bashkëpunëtorët e jashtëm.

DETYRAT KRYESORE TË BASHKËPUNËTORIT TË JASHTËM:

-Përgatitja e një teme për diskutim me pjesëmarrësit dhe mbindërtimi i saj për pjesëmarrje participative të mediave dhe aktivistëve qytetarë në planifikimin, krijimin dhe aktualizimin e politikave rajonale/lokale të mëtejshme. Tema duhet të përgatitet me shkrim dhe/ose si një prezantim PPP për ngjarjen dhe duhet të përfshijë një aspekt për ndërveprim/diskutim me pjesëmarrësit.

-Identifikimi i institucioneve/individëve nga sektori qytetar dhe sektori mediatik si pjesëmarrës të mundshëm aktivë në ngjarje.

-Komunikimi me institucionet/individët e identifikuar nga sektori qytetar dhe sektori mediatik.

-Komunikimi me përfaqësuesit përkatës të pushtetit lokal që punojnë në temën që do të identifikohet si aktuale për ngjarjen.

-Angazhimi parashikon 10 ditë pune për përgatitje para mbajtjes së ngjarjes dhe dy ditë pjesëmarrje aktive si ligjërues në forumin/trajnimin tematik.

KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA PËR BASHKËPUNËTORIN E JASHTËM:

-Diplomë universitare, që përkon me fushat e lidhura me programet e BIRC. Studimet postdiplomike do të konsiderohen si avantazh;

-Njohuri bazike të veglave të zakonshme softuerike të zyrës, njohuri bazike në platformën WordPress ose të ngjashme;

-Njohuri të avancuara të gjuhës angleze (e folur dhe e shkruar);

-Aftësi për mendim analitik dhe kritik;

-Aftësi për punë në grup në një mjedis dinamik;

-Integritet personal dhe profesional.

Kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë një biografi profesionale (CV) dhe një letër motivimi, në të cilën do të përmendet rajoni dhe do të dorëzohet propozim- tema për ngjarjen përkatëse.

Dokumentet duhet të dërgohen në adresën elektronike [email protected] , jo më vonë se data 17.09.2025 deri në orën 12:00.

Ngjarjet janë planifikuar të realizohen brenda dy ditëve pune, në intervalin kohor deri më  15 nëntor 2025.

Subscribe to our e-mail list and stay up-to-date with all our news.


B-IRC © 2025. All Rights Reserved. 
 Privacy Policy

to top