THIRRJE PUBLIKE PËR BASHKËPUNËTORË TË JASHTËM PËR TRAJNIM DHE ORGANIZIM TË FORUMEVE/TRAJNIMEVE TEMATIKE NË 3 NGA 8 RAJONET PLANORE ADMINISTRATIVE TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT (Rajoni i Pollogut, Rajoni Shkupit, Rajoni Verilindor)

PËRSHKRIMI I PROJEKTIT:
Organizata qytetare Eurothink – Qendra për Strategji Evropiane po implementon
projektin „Mediat për BE-në“, i cili financohet nga Bashkimi Evropian në
partneritet me ALDA dhe BIRC, në kuadër të Programit të shoqërisë civile për
pjesëmarrjen e mediave në bisedimet për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut
në BE.
Qëllimi i përgjithshëm i projektit është përforcimi i kapaciteteve mediatike për
mbulimin, përcjelljen dhe shqyrtimin e procesit të negociatave për anëtarësimin e
Maqedonisë së Veriut në BE.
Qëllimet specifike të projektit janë:
-Të përmirësohet ambienti për pjesëmarrjen e mediave në procesin e bisedimeve
për anëtarësimin në BE.
-Të përforcohen kapacitetet profesionale të mediave të gazetarëve nga shtetet që
nuk janë anëtarë të BE-së, për rregullativat, politikat dhe vlerat e BE-së dhe të
përmirësohen mundësitë për gazetarët e rinj.
-Të krijohet një mjedis për aktivitete të rrjetëzimit me kolegët evropianë dhe
kolegët nga sektori mediatik, të mbështetet dhe përmirësohet shkrimi mediatik
dhe larmia e peizazhit mediatik.
Qëllimi i Forumeve trajnuese/tematike është të kontribuohet në nxitjen e
prodhimit të përmbajtjeve mediatike dhe nxitjen dhe mundësimin e pjesëmarrjes
qytetare në krijimin e politikave rajonale/lokale të vendit në interes të
integrimeve evropiane.
Nga kandidatët e interesuar pritet që të propozojnë një temë të përshtatshme për
rajonin planifikues, dedikuar për temat prioritare të proceseve të integrimit
evropian të vendit, e cila për pjesëmarrësit e mundshëm të forumit/trajnimit do
të përfshijë përfaqësues nga mediat dhe sektori qytetar.
ROLI I BIRC-IT NË FORUMIN/TRAJNIMIN TEMATIK TË PROJEKTIT:
Bashkëpunëtorët e jashtëm do të mbështeten nga ekipi i projektit përgjegjës për
implementimin e projektit me logjistikë organizative dhe financiare për mbajtjen
e ngjarjes, e cila është planifikuar të zgjasë dy ditë, pra 1,5 ditë llogaritur në orë
pune. Për këtë angazhim do të llogariten gjithashtu edhe 10 ditë shtesë për
përgatitjen dhe realizimin e ngjarjes.
BIRC do të realizojë pagesë për të gjitha shpenzimet lidhur me realizimin e
ngjarjes, duke përfshirë: akomodimin në hotel, shpenzimet e transportit dhe
kompensimet për bashkëpunëtorët e jashtëm.
DETYRAT KRYESORE TË BASHKËPUNËTORIT TË JASHTËM:
-Përgatitja e një teme për diskutim me pjesëmarrësit dhe mbindërtimi i saj për
pjesëmarrje participative të mediave dhe aktivistëve qytetarë në planifikimin,
krijimin dhe aktualizimin e politikave rajonale/lokale të mëtejshme. Tema duhet
të përgatitet me shkrim dhe/ose si një prezantim PPP për ngjarjen dhe duhet të
përfshijë një aspekt për ndërveprim/diskutim me pjesëmarrësit.
-Identifikimi i institucioneve/individëve nga sektori qytetar dhe sektori mediatik si
pjesëmarrës të mundshëm aktivë në ngjarje.
-Komunikimi me institucionet/individët e identifikuar nga sektori qytetar dhe
sektori mediatik.
-Komunikimi me përfaqësuesit përkatës të pushtetit lokal që punojnë në temën
që do të identifikohet si aktuale për ngjarjen.
-Angazhimi parashikon 10 ditë pune për përgatitje para mbajtjes së ngjarjes dhe
dy ditë pjesëmarrje aktive si ligjërues në forumin/trajnimin tematik.
KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA PËR BASHKËPUNËTORIN E JASHTËM:
-Diplomë universitare, që përkon me fushat e lidhura me programet e BIRC.
Studimet postdiplomike do të konsiderohen si avantazh;
-Njohuri bazike të veglave të zakonshme softuerike të zyrës, njohuri bazike në
platformën WordPress ose të ngjashme;
-Njohuri të avancuara të gjuhës angleze (e folur dhe e shkruar);
-Aftësi për mendim analitik dhe kritik;
-Aftësi për punë në grup në një mjedis dinamik;
-Integritet personal dhe profesional.
Kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë një biografi profesionale (CV) dhe një
letër motivimi, në të cilën do të përmendet rajoni dhe do të dorëzohet propozim-
tema për ngjarjen përkatëse.
Dokumentet duhet të dërgohen në adresën elektronike [email protected] ,
jo më vonë se data 16.04.2025 deri në orën 12:00.
Ngjarjet janë planifikuar të realizohen brenda dy ditëve pune ndërmjet 8 maj
2025 dhe 4 korrik 2025.