VIDEO DOKUMENTAR / BIMËSIA E SHARRIT – NJË BURIM I PASHTERUR I MJEKËSISË ALTERNATIVE

Masivi i Malit Sharr njihet për një biodiversitet të jashtëzakonshëm. Një bimësi e pamatshme shtrihet gjithandej në viset e këtij masivi. Janë mbi 2500 lloje bimësh që vegjetojnë dhe krijojnë një univers më vete që i jep kuptim unik edhe vetë ekzistencës njerëzore pranë këtij masivi. Një numër i madh i këtyre bimëve nga banorët e këtushëm është shfrytëzuar për të ashtuquajturën mjekësi popullore. Secila bimë, secila lule posedon efektin e vetë shërues në organizimin e njeriut. Bimësia dhe shëndeti i njeriut gjithnjë kanë qenë në një korrelacion jete. Ndër shekuj është dokumentuar kjo marrëdhënie e bimësisë me njeriun, pra përdorimi i tyre për shërim të sëmundjeve të ndryshme.

Qershikat mbeten një veprimtari tradicionale në malësinë e Sharrit, Një numër i madh i banorëve të këtyre anëve e sigurojnë ekzistencën nga mbledhja she shitja e tyre. Ato mbeten mjaft të kërkuara nga njerëzit për shkak të vetive shëruese që kanë.

E kultivuar në forma individuale dhe tradicionale bimësia e masivit të Sharrit paraqet një potencial të jashtëzakonshëm për zhvillimin e medicinës alternative. Llojllojshmëria e bimëve mund të hap një horizont të biznesi të mjekësisë alternative farmaceutike. Për këtë duhet një bashkëpunim institucional, por edhe një sensibilizim me i gjerë për këtë pasuri të jashtëzakonshme bimësie që mund të valorizohet në biznes farmaceutik që vjen si mjekësi alternative. Një vlerë e jashtëzakonshme natyrore që mund të përkthehet lehtësisht në mirëqenie për banorët e këtyre anëve.

Video dokumentarin e plotë e gjeni si në këtë LINK: BIMËSIA E SHARRIT – NJË BURIM I PASHTERUR I MJEKËSISË ALTERNATIVE 

 

Dokumentari është realizuar në kuadër të projektit “Mali Sharr – diga e fundit kundër katastrofës ekologjike”, i mbështetur nga programi Civica Mobilitas:

Subscribe to our e-mail list and stay up-to-date with all our news.


B-IRC © 2024. All Rights Reserved. 
 Privacy Policy

to top