ROLI I KOMISIONEVE PËR MBROJTJEN E KONKURRENCËS NË ÇMIMET DHE CILËSITË E PRODHIMEVE DHE SHËRBIMEVE

Nevoja për të mbrojtur konkurrencën paraqitet që nga instalimi i tregut të lirë, si një sistem më i drejtë dhe më progresiv i ekonomisë. Tregu i lirë nënkupton mospërzierje nga autoritetet shtetërore në lëvizjet ekonomike, që parasëgjithash nënkuptojnë caktimin e çmimeve të prodhimeve apo shërbimeve. Megjithatë, tregu i lirë nuk është anarkist, por bazohet në rregulla. Parakusht që të funksionojë ekonomia e tregut të lirë është respektimi i rregullave të sublimuara si ligje që mbrojnë konkurrencën, zhdukin anarkinë dhe parandalojnë monopolet. Konkurrenca në tregun e lirë sjell dy përfitime, që janë edhe qëllimi i instalimit të këtij sistemi: uljen e çmimeve dhe ngritjen e cilësisë, nga të cilat përfiton konsumatori i fundit.

Konkurrenca është karburanti që drejton sistemin e tregut të lirë. Por konkurrenca mund të lulëzojë vetëm nëse kompanitë dhe individët respektojnë aktet juridike që mbrojnë konkurrencën, të cilat në fakt janë rregullat e tregut të lirë. Kur bizneset thyejnë këto rregulla, duke u marrë vesh të rregullojnë çmimet, ata në mënyrë efektive vjedhin nga konsumatorët dhe dëmtojnë ekonominë.

Për të zbatuar ligjet me rregulla të tregut të lirë, shtetet themelojnë institucione të posaçme ligjzbatuese, siç janë trupat rregullatorë për mbrojtjen e konkurrencës. Këto institucione nacionale mbështesin tregjet e lira dhe të hapura duke mbrojtur konkurrencën, në mënyrë që konsumatorët të korrin përfitimet e një tregu të fuqishëm: çmime më të ulëta, produkte dhe shërbime me cilësi më të lartë dhe inovacion më të madh. Zbatimi i rregullave gjithashtu i lejon bizneset të konkurrojnë sipas meritave, fuqizon rritjen ekonomike dhe eliminon pengesat për bizneset që kërkojnë mundësi zhvillimi.

Për të mbrojtur konkurrencën (tregun e lirë) trupat rregullatorë duhet të sanksionojnë pozicionet monopoliste, pozitat dominuese në treg dhe tendencat e disa subjekteve ekonomike që tentojnë t’i ruajnë për përfitime financiare të tyre në dëm të konsumatorëve dhe mbarë ekonomisë.

 

RAPORTIN E PLOTË E GJENI KËTU

 

#демократски_институции #institucione_demokratike #democratic_institutions #CivicaMobilitas

Subscribe to our e-mail list and stay up-to-date with all our news.


B-IRC © 2024. All Rights Reserved. 
 Privacy Policy

to top