Enis Shaqiri

Gazetar / Hulumtues

Brief info

Enis Shaqiri është gazetar hulumtues i fokusuar në analiza politikash dhe çështje të sigurisë. Aktualisht është i angazhuar në Institutin BIRC dhe në portalin KDP.MK, ku publikon artikuj hulumtues mbi ndikimet e jashtme malinje, sigurinë rajonale dhe zhvillimet publike.

Karrierën e nisi menjëherë pas përfundimit të studimeve deridiplomike në drejtimin “Komunikim Ndërkombëtar” në Universitetin e Evropës Juglindore (2021) dhe që atëherë ka zhvilluar një portofol shkrimesh dhe raportimesh për media të ndryshme.

Ka punuar si korrespondent për Radion Evropa e Lirë – shërbimi në gjuhën shqipe – duke i mbuluar ngjarjet nga vendi dhe rajoni, si dhe duke realizuar kronika dhe intervista nga Shkupi drejt Prishtinës. Artikujt dhe hulumtimet e tij janë të publikuar në Radion Evropa e Lirë, Institutin BIRC, Klubin e Debatit Politik (KDP.MK) Portalb, si dhe në media të tjera rajonale.

Ai ka marrë pjesë në trajnime të shumta profesionale në gazetari investigve, marrëdhënie me publikun dhe verifikim të fakteve, të mbajtura në Ballkanin Perëndimor dhe në vende të tjera të Evropës.

Studimet postdiplomike në Komunikim Ndërkombëtar i kanë dhënë bazën teorike dhe metodologjike për analizat e tij; përmes përmbajtjeve që prodhon, synon të ofrojë raporte të bazuara në fakte dhe analiza që kontribuojnë në debatin publik dhe në përmirësimin e standardeve gazetareske.

Add Comment

to top