VAZHDOHET AFATI I THIRRJES SË DYTË PËR APLIKIM TË GAZETARËVE TË RINJ PRAKTIKANTË
Eurothink – Qendra për Strategji Evropiane në kuadër të projektit „Mediat për BE“ shpall thirrje për gazetarë të rinj – praktikantë për përgatitjen e temave të destinuara për proceset integruese evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Për kë është e destinuar thirrja:
Thirrja është e destinuar për të rinjtë deri në 30 vjeç, që janë gazetarë në fillim të karrierës, studentë të gazetarisë, studentë të shkencave sociale apo të rinj që kanë dëshirë të angazhohen në hulumtime apo media.
Qëllimi i projektit është mbindërtimi i kapaciteteve mediatike për mbulim, monitorim dhe shqyrtim të procesit të bisedimeve për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE. Në të njëjtën kohë, me këtë qytetarët të njihen, edukohen dhe animohen për procesin drejt anëtarësimit të plotë të Republikës së Maqedonisë së Veriut në BE.
Kohëzgjatja e angazhimit:
Angazhimi i praktikantëve është në kohëzgjatje 4 (katër) muaj.
Të drejtat dhe obligimet e kandidatëve/praktikantëve:
Praktikantët do të kenë mbulim financiar (honorar) për çdo material gazetaresk të miratuar dhe të publikuar në temën mbi BE-në. Secili kandidat i përzgjedhur do të punojë me një mentor, një gazetar-redaktor i cili do të udhëheqë praktikantin në procesin e krijimit të materialit gazetaresk. Redaktimi dhe finalizimi i produktit mediatik deri në publikim do të drejtohet nga mentori.
Aftësitë e kërkuara:
Kandidatët duhet të kenë aftësi themelore kompjuterike, njohuri për kërkime në internet, etikë të mirë pune dhe të jenë të gatshëm të punojnë në grup. Njohja e gjuhës angleze është e detyrueshme.
Mënyra dhe afati i aplikimit:
Të interesuarit duhet të dërgojnë biografi pune (CV) dhe letër motivimi në gjuhën angleze jo më vonë se data 30.09.2024 deri në orën 16:00, në adresën elektronike: [email protected]