MIGJEN QERAXHI: KA HUMBUR LIRIA AKADEMIKE DHE KRITIKA SI ESENCË

Intervistoi: Lorik Idrizi
“Profesori nuk është i lirë as Brenda universitetit për të bërë jetën e tij akademike kurrikulën edhe elemente të tilla, por nuk është as I lirë që të jetë kritik në shoqëri, pra ti bëj oponencë një vendimmarrje qeveritare apo të bëjë një propozim të vetin edhe konsiderohej që është në nivelin e vitit 1992 pra atëhere kur akademiku I 92- shit ishte një akademik I formuar përgjatë diktaturës që as nuk e dinte íka ishte liria dhe kritika”.
Në një intervistë ekskluzive, Migjen Qeraxhi( Drejtor ekzekutiv i “Qëndresa Qytetare”) flet për rezultatet e testimeve PISA, shkaqet që pamundësojnë një arsim cilësor në Shqipëri dhe Ballkanin Perëndimorë si dhe lidhjen që arsimi e ka me zhvendojsen e modelit shoqërorë me vlerave universale.
Cilët janë defektet kryesore sipas jush që pamundësojnë një sistem arsimor cilësor?
Migjen Qeraxhi: Sigurisht që ne vendin tonë problematikat e tranzicioneve, përshtatjen e sistemeve arsimore me nevojat e tregut, edhe sfidat që shoqëria jonë ka, mbeten të pa adresuara. Ne kemi, nese e zëmë me indeksa ndërkombëtarë, jo sipas raporteve që ne si “Qëndresë prodhojmë”, pra nësë bëjmë një kombinimin në mes testit PISA ku ne jemi vendi që kishim humbur më shumë pikë nga të gjitha vendet e tabelës, edhe ndodheshim në fund të tabelës për çështjen e rezultateve tregojnë që ne kemi një nga sistemet më problematike kur bëhet fjalë edhe për rajonin por edhe për Europën, ndërkohë që nëse ngjitemi mbi parauniversitarin dhe shkojmë tek universitari, universitetet e vendit tonë nuk ja dalin dot as që të jenë pjesë e rankimeve prestigjoze siç janë një nga më prestigjozet QS Çorld Ranking. Vetëm një universitet ka marrë pjesë në këtë rankim edhe është I 677-ti nga 688 në total, pra është në 10 vendet e fundit të Europës, që do të thotë edhe në sistemin universitar vendi jonë nuk performon. Nëse shohim se si është situata midis pedagogëve pra jo studentëve, pedagogët sipas po një indeksi ndërkombëtar sç është V- Dem (Variaties of Democracy) tregohet që liria akademike dhe akademiku si kritik në shoqëri janë ulur. Pra, profesori nuk është i lirë as Brenda universitetit për të bërë jetën e tij akademike kurrikulën edhe elemente të tilla, por nuk është as I lirë që të jetë kritik në shoqëri, pra ti bëj oponencë një vendimmarrje qeveritare apo të bëjë një propozim të vetin edhe konsiderohej që është në nivelin e vitit 1992 pra atëhere kur akademiku I 92- shit ishte një akademik I formuar përgjatë diktaturës që as nuk e dinte çka ishte liria dhe kritika. Në këtë kuptim nëse shohim edhe si ishte situata e mësuesve nëse marim një kombinim nga rezultatet e PISA-s tregojmë që Shqipëria ne raport me vendet e botës kishte mësuesin që shpenzonte më shumë kohë me nxënësin. Pra, predispozita dhe dëshira e mësuesit për të shpenzuar kohë me nxënësin ishte shumë më e madhe sesa e Europës, ndërkohë efiçiena e nxënësit ishte më e pakët.
Pra a është shkolla një vend i mirë për nxënësin ishte po më e larta në Europë. Prandaj kishim nxënësin që e donte shkollën, kishim dhe mësuesin që shpenzonte kohë me nxënësin, ku nxënësi më I dobët në rajon. Që do të thotë kemi një pamundësi intelektuale për të formuar nxënësin, pra e kemi popullatën me dëshirë për arsim, e kemi edhe mësuesin me dëshirën për të arsimuar popullatën por ka pamundësinë intelektuale për të arritur rezultatet që do të duhet të ishin. Në të dyja sistemet parauniversitare dhe universitare ne kemi problematika në cilësinë e dhësnies së dijes vetëm nga indekset ndëkombëtarë. Pra nëse konsiderohen indekset, raportet lokale siç ne prodhojmë: Menaxhimin financiar të universiteteve është një element problematik sërish por për ta përmbledhur pyetjen tuaj unë mendoj që sfida kryesore është financimi, ne jemi nga vendet ku problematikat janë të mëdhaja dhe nuk mund të paramendohet që kjo do të zgjidhet pa financim, pra pa çuar lekë aty ku është problemi. Me pas do të duhej që ne të kemi një qasje të hapur ndaj ndëkombëtares, ose një qasje më të hapur ndaj intitucioneve më të mira arsimore ndërkombëtare, ku ne e kemi të mbyllur. Rekrutimin e universiteteve të vëndeve tona ne e kemi problematik dhe shpesh herë shohim që një student I doktoraturës Oxford munden nga një CV pa produkt shkencor I një individi tjetër që fiton pozicionin e punës. Me këtë kuptim, duke mos pasur staf, ose duke pasur rekrutime problematike të trupave pedagogjike por edhe mungesën e financimit mendoj që ne e kemi të pamundur që të zhvendosim problematikën në të cilën ndodhemi.
Si mund të kalojmë nga reforma politike, në reforma që bazohen në ekspertizë?
Kjo do të duhej të vinte me një lloj konsensusi më të gjerë politik në vend. Arsimi nuk duhej të ishte çështje fushate politike, pra unë mendoj që shoqëritë tona për interes kombëtar, partitë politike duhet të bëhen bashkë në tryezë për të dizajnuar apo adresuar problematikat e 30 viteve të ardhshme në arsim dhe kjo të mos ndryshonte në varësi të partive politike që marrin pushtetin. Ne kemi parë që në këtë kontekst politik ku jetojmë, kryeministrat dhe ministrat vendosin reforma, reformat më pas bëhen në mënyrë të shpejtë vetëm për të arritur rezultate të shpejta, por ne e dimë që në çështjet arsimore rezultatet nuk janë aq të shpeshta. Një politikë e marrë sot nuk mund të japë efektet mbrenda një mandati qeverisës më pas të prodhojë vota kështu që në këtë kuptim orientimet poltike të pa vendosura në një konsesus më të gjërë poltik nuk sjellin asnjëherë rezultate.
Ajo që duhet të ndodhte ishte: ne kemi propozuar gjithmonë një komision parlamentar për vetingun akademik dhe kjo nuk mund të realizohet pa një konsesus politik. Kështu që për aq kohë sa drejtuesit tonë poltik mendojnë që arsimi mund të jetë një element plus në premtime elektorale dhe në betejën elektorale mendoj që ka për të qenë e dëmshme dhe vetëm një format konsesusi mund të sjellë pozitivitet në këtë situatë.
E përmendët më parë por ta specifikojmë, pse nuk mund të dilet nga ky rreth vicioz I defekteve që përsëriten vazhdimisht?
Migjen Qeraxhi: Kjo është komplekse, dhe kjo lidhet shumë me situatën ligjore ku ndodhet universiteti, pra ne kemi një universitet autonom dhe kjo ka krijuar “pashallëqe” në menaxhimin e universiteteve. Pra, universitetet sot nuk menaxhohen si e mirë publike por si e mirë personale e individëve që kanë kapur universitetin. Unë mendoj që elementi kryesor që mund të na nxjerre, por pse nuk mund tëarrijmë është mungesa e demokracisë dhe hapsirës për të futur instalimin e demokracisë Brenda institucioneve. Ne kemi garën për rektor dhe ne kemi parë që në këto 30 vite të njejtët individë bëjnë rrotacion në jetën akademike. Pra, bëhen rektor, dekan, rektor, dekan. Pamundësia e qarkullimit të elitave brenda institucioneve arsimore sigurisht që e mban situatën në gjendjen ku është. Më pas kemi korrupsionin. Këto institucione nuk janë të orientuara drejt tregut dhe mir- arsimimit por janë të orientuara drejt përfitimit të shpejtë të atyre të cilët I drejtojnë këto. Pra, ne kemi pasur në masën 73% perceptimin e korrupsionit brenda universitetit – shkëmbimi I parave në këmbim të notës. Pra, mungesa e demokracisë, mungesa e transparencës, prania e korrupsionit, kapja nga nepotizmi; disa universitete qeverisen nga 3-4 familje – burrë – grua –teze – dhëndër- çun, të cilët janë të pozicionuar brenda universitetit. Në këtë kuptim të gjitha këto elemente ne na pamundësojnë një shpresë objektive se situate do të ndryshojë. Kjo ndyshon vetëm me presion nga shoqëria që është konsumatore e këtyre institucioneve të dijes ose nga profesoratet. Për hir të së vërtetës me dy indekset që unë përmenda të lirisë akademike dhe akademiku si kritik ne kuptojmë që është e pamundur që akademiku të ndryshojë realitetin brenda universitetit se është pjese e konjukturës dhe tashmë është shndërruar në pjesë të problemit. E vetmja mënyrë është një angazhim më I madh I shoqërisë, prindërve, studentëve apo organizatave që kanë interesa, apo institucioneve ndërkombëtare që përgjithësisht ushtrojnë presion në sistemin tonë qeverisës ku është edhe arsimi. Prandaj kemi edhe raportet e Komisionit Europian ku çdo vit tregohet që duhet të fokusohet me shumë vemendje kërkimi shkencor, ndërkohë që ne në buxhetin e shtetit nuk alokojmë as 0.1% nga 1% që duhet të ishte sipas rekomandimeve. Dhe vet universiteti në kërkim shkencor brenda nga paratë që ju mbledh studentëve haxhon vetëm 0.5%. Nga 1 milion Euro që shpenzohet për rojen e godinave, 10.000 Euro shpenzohen për kërkime shkencore që është një disproporcion dramati midis çduhet të ishte universiteti dhe çfare është.
Përmendët pak para testimet PISA, a mendoni që jo vetëm në Shqipëri por në të gjithë rajonin pas disa rezultateve shumë të dobta 3 apo 4 herët e fundit, a nuk kuptohet ky Ëarning, a nuk kuptohet kjo diagnozë, ku qëndron problemi që testimet na tregojnë se sa dobët jemi dhe ne përsëri nuk mundet që të rimëkëmbemi?
Migjen Qeraxhi: Mungesa e seriozitetit të adresimit të problematikës së testimit të testit te PISA-s është një nga më kryesorët. Ajo çka ne vëmë re është që edhe aktorët e shoqërisë janë pothuaj se të pa informuar mbi rëndësinë e PISA-s, ne kemi pasur si organizatë jashtzakonisht shumë të vështirëë për ta future në agjendën publike komunikimin për rezultatet e PISA-s, sepse edhe komuniteti I gazetarëve e kishte të pamundur ta kuptonte çfar ishte ky raport. Dhe kryesisht në lajmet e para ku ky raport u publikua, të vetmet komunikime publike në media ndaj disa portaleve mediatike të vendit ishin komentet e disa gazetarëve të cilët kishin komentuar PISA-n nga Kosova apo nga Maqedonia e Veriut, sepse gazetarët e brenda vendit ishin pothuajse të pa informuar mbi mekanizmat, dhe kjo e bën akoma më të vështirë pastaj se si mund ta lexojë shoqëria por edhe se sa shoqëria dhe media mund të ushtrojnë presion që leximi të jetë I drejtë nga politik-bërësit dhe nga ministria. Ajo çka ndodhi është që menjëherë pas rezultateve, minstria fajin ua la mësuesve. Pra, shpalli të fajshëm mësuesit të cilët duhet të trajnoheshin me kurse të veçanta ose të ndryshme. Gjë e cila është e gabuar, sepse ne mendojmë që testi PISA është një test I jashtzakonshëm ku në thelb të tregon vendimmarjet politike të viteve të fundit që ti ke bërë me arsimin dhe një lloj parashikuesi I të ardhmes se çfarë do tëndodhë me ty nëse ti ke këtë rezultat dhe kush është kontigjenti që ti po pregatit për tregun e punës për 10 vitet e ardhshme. Kjo nuk është lexuar në asnjë rast kështu, është lexuar si një fenomen të cilit duhej ti jepej përgjigje populiste nga politika por jo reale për të përmirësuar këtë sistem dhe ne mund ta shohim me një optimizëm nëse në testin e ardhshëm ne do të kemi një pozicion të ndryshuar nga aty ku jemi.
A mendoni se cilësia e dobët e arsimit ndikon në krijimin e dobët të modelit shoqëror të gabuar që shpesh herë ka lidhje edhe me korrupsionin?
Ne absolutisht që e shohim kështu, dhe pothuajse arsyeja kryesore e investuar e organizatës tone dhe aktivistëve tonë te çështjet e arsimit është se ne besojmë që të gjitha sfidat e vendit adresohen nëse ne përmirësojmë arsimin. Po kush është sfida kryesore e vendit tonë, është korrupsioni. Ne jemi një nga vendet më të korruptuar sipas Transparency international. Ne mendojmë që individë të kësaj shoqërie nuk fillojnë të korruptohen dhe nuk të mësojnë se si të korruptohesh kur ata bëhen mjekë, administratë, polic, edukatorë. Por ne besojmë që me këtë shtrirje të korrupsionit në universitet, individi mësohet se si të korruptojë dhe të korruptohet brenda universitetit. Pra, nëse ne kemi 73% të studentëve që pranojnë praninë e korrupsionit brenda universitetit të tyre dhe nëse nuk janë konsumatorë direkt të korrupsionit, ata mësojnë dhe marrin sinjale dhe incentive se në këtë shoqëri, kolegu I tyre që korruptoi mori diplomë. Dhe pasi mori diplomën mori vendin e punës, pasi mori vendin e punës u bë I pasur. Kështu që në këtë kuptim ne menojmë që hallka e parë ku do të duhej që jo vetëm të ishin të pa infektuar nga korrupsioni që është universiteti, po ne mendojmë që kemi kaluar te hallka e parë që është arsimi ku ne duhet ti bëjmë profesionist ne në fakt I pajisim ata edhe me aftësinë për të korruptuar dhe për tu korruptuar. Kështu që roli I akademisë për të ndërtuar një shoqëri me integritet është I jashtzakonshëm. Por nëse ne flasim që në vendin tone ministrja e arsimit është akuzuar për plagjiaturë dhe nuk përgjigjet. Nëse ne themi që rektori është I akuzuar për plagjiaturë dhe jo vetëm që nuk e komenton por nuk vendoset as edhe një institucion brenda universitetit për ta shqyrtuar. Më pas themi që nepotizmi është parimi qeverisës Brenda universitetit. Më pas themi transparenca. Ne kemi fituar në gjyq për cështjen e transparencës së universitetit më të madh të vendit sepse nuk donte të bënte transparencë. Pra të gjitha këto na hedhin dyshime të arsyeshme për të kuptuar që në këto institucione nuk pregatiten vetëm profesionist. Por pregatiten edhe individ që kanë mësuar mirë se si të korruptojnë dhe si të korruptohen. Dhe kjo është drama e vendit tonë. Kjo është një arsye që në këtë shoqëri njerëzit largohen gjithnjë e më shumë. Në vëndin tonë ka pasur problematika të jashtëzakonshme. Ne nuk kemi qenë një vend I pasur, ne kemi qenë një vend I varfër me kriza shumë të mëdhaja shoqërore. Dhe niveli I largimit të shqiptarve nuk ka qenë I tillë. Dhe ne mendojmë që është I tillë edhe për shkak të mungesës të institucionit të edukimit. Shqiptarët po largohen edhe pse nuk kanë një institucion arsimor se ku ti cojnë fëmijët e tyre. Apo fëmijët e këtij vendi apo studentët që fillojnë të bëhen të vetëdijshëm për dijen e kuptojnë që këto nuk janë vende ku mund të mirë arsmohesh dhe të integrohesh. Për të mos u bërë fatalist, ata kuptojnë që ky është vendi më I keq për tu pregatitur, pra nëse në rajon apo Europë ka institucione më të mira atëherë ata do largohen.
Intervista është realIziuar në kuadër të programit ‘MOVE GRATS’ e mbështetur nga Western Balkans Fund