KOLINDO VJERDHA: MUNGESA E TRAJNIMEVE DHE MOSPËRSHTAJA ME TEKNOLOGJITË E REJA, NJË PROBLEM THELBËSOR
Intervistoi: Lorik Idrizi
“Problematika të cilat lidhen me pedagogët, stafet e mësuesve, janë të vazhdueshme dhe kanë të bëjnë mungesën e trajnimeve dhe me kualifikimet e munguara ndër vite, te cilat nuk sjellin përshtatje me metodologjitë e reja të cilat I kërkon sot tregu apo që kërkon sot një arsimim cilësor që përshtatet padyshim viteve të cilat ne jetojmë apo zhvillimeve teknologjike”.
Në një intervistë ekskluzive, Kolindo Vjerdha (Hulumtues i “Qëndresa Qytetare”) flet për rezultatet e testimeve PISA, shkaqet që pamundësojnë një arsim cilësor në Shqipëri dhe Ballkanin Perëndimorë si dhe lidhjen që arsimi e ka me zhvendojsen e modelit shoqërorë me vlerave universal.
Cilët janë defektet kryesore sipas jush që pamundësojnë një sistem arsimor cilësor?
Kolindo Vjerdha: Këtë ne mund ta shohim në më tepër prizma, duke e parë edhe që në aspektin e studentit I cili mer shërbimin brenda institucionit arsimor. Problemet kryesore të cilat mund të nisin, nisin pikërisht nga vjetërsia e literaturave. Sot ne në sistemin e lartë arsimor nuk kemi një zhvillim permanent të literaturave. Problematika tjetër lidhet edhe me reformat. Kemi reforma të cunguara në sistemin arsimor duke reformuar sidomos tekstet e arsimit parauniversitar por kjo nuk është përkthyer në një reforme e cila mund të ishte e vazhdueshme edhe në arsimin e lartë apo arsimin universitar. Duke krijuar një cungim mes arsimit parauniversitar dhe atij universitar në atë çka studentët marin apo njohurinë. Pra kemi arritur te përmirësojmë tekstet e arsimit parauniversitar por të adapatojmë me metodat e reja të cilat në fakt mund të themi që rezulatet e testit të PISA-s nuk e përkthyen këto reforma të marra në arsimin parauniversitar ne rezultate të cilat ne kërkojmë apo ne pretendojmë që duhet të arrijë arsimi parauniversitar. Problematika të cilat lidhen pastaj me pedagogët, stafet e mësuesve, problematika të cilat janë të vazhdueshme që lidhen me mungesën e trajnimeve që lidhen me kualifikimet e munguara ndër vite, te cilat nuk sjellin përshtatje me metodologjitë e reja të cilat I kërkon sot tregu apo që kërkon sot një arsimim cilësor që I përshtatet padyshim viteve të cilat ne jetojmë apo zhvillimeve teknologjike. Pra ne po flasim për një arsim I cili nëse I referohemi studentëve të IT-së mësojnë akoma në dërrasë të zezë duke mos patur mundësi që të kenë akses në kompjuter, apo akses në programim, apo një akses më të afërt me teknologjinë apo zhvillimin e saj për ta sjellë atë në dobi të zhvillimit arsimor apo zhvillimit të proceseve arsimore. Pra zhvillimet në të cilat ne sot jetojmë apo arsimi avancon janë pikërisht ato element të cilët na kanë lënë të cunguar sa I takon zhvillimit teknologjik, zhvillimit digjital apo edhe një student I cili shkon dhe përjeton një cilësi arsimore të cilën sot mund ta marrësh nëpër vendet Europiane të cilat ne I kemi më afër dhe duke qëndruar shumë larg këtij standardi por duke parë edhe një mungesë të përpjekjeve për ta ndryshuar atë.
Pse nuk mund të dilet nga ky rreth vicioz I defekteve që përsëriten vazhdimisht?
Kolindo Vjerdha: Mendoj që kemi të bëjmë me një mungesë të vullnetit politik. E shoh shumë të lidhur mungesën e faktit të zhvillimit të arsimit në përgjithësi dhe poltikave arsimore në vazhdimësi me mungesën e një vullneti të vazhdueshëm politik për tu future dhe thelluar sa I takon këtyre problematikave. Këtë e pamë shumë mirë sa I takon edhe rezultateve të testit të PISA-s ku pati një indiferencë totale sidomos nga institucionet përgjegjëse ku mund të përmendi ministritë por edhe institucionet e linjës dhe të varsëisë? Të cilat nuk u shprehën, u munduan ta fshehin u munduan të ishin indiferente për ti ikur përgjegjësië në të cilën ato vendosen dhe në fund u munduan ta delegonin të gjithë përgjegjësinë të mësuesit për një sistem I cili përçoi dhe nxorri këto rezultate. Ajo çka ne kemi parë në vazhdimësi, një mungesë e theksuar e ndërmarrjes së reformave të cilat sjellin vazhdimësi. Ne dhe sistemi arsimor në vetvete është përballur me një sërë reformash në mënyrë të vazhdueshme të cilat kanë ndryshuar metodologjinë jo vetëm sa I takon literaturës, proceseve arsimore, vlerësimit por edhe vet mënyrën se si ne e ndërtojmë orën e mësimit si në arsimin parauniversitar por edhe atë të lartë. Por janë reforma të cilat e kanë kundërshtuar njëra tjetrën dhe me ndryshime të vazhdueshme të cilat nuk krijojnë qëndrueshmëri gjë e cila pastaj ndikon edhe te cilësia por edhe te I gjithë procesi dhe vazhdimësia për të arritur te rezultatet standarde. Pra mungesa e një qartësie sa I takon synimeve apo edhe atyre të cilat janë të paraqitura, ne kemi ecur edhe me modelin e krijimit të politikave strategjike. Kur politikat strategjike nuk janë të bazuara në synime konkrete apo edhe objektiva realisht specifik të cilat më pas të cojnë në arritjen e rezultateve konkrete apo rezultateve të dëshirueshme të cilat realisht mund të jenë të matshme. Në këtë moment që ne flasim arsimi si ai I lartë por edhe ai parauniversitar është i rregulluar nëpërmjet një dokument strategjik që deri në vitin 2026 të kenë një sërë politikash te cilat duhet të implementohen. Por ajo që mund të themi që ne jemi në gjysmën e realizimit të këtij dokumenti strategjik. Ajo çka mund të themi është që ne kemi konstatuar është se kemi të bëjmë me një dokument I cili nuk është I bazuar në objektiva konkrete sa I takon atyre synimeve që ai ka për të arritur në fund të vitit 2026, gjë e cila pastaj krijon paqartësi në vet faktin se cili është synimi që ne presim në vitin 2026 do të jetë arsimi dhe këtë ne e pamë shume mirë edhe në renditjen e universiteteve, këtë e pamë në të gjitha indekset të cilat lidhen me situatën e arsimit ku gjithmonë ka një mungesë të reagimit dhe mungesë të ndërmarrjes të politikave reaguese të cilat mund të ndikojnë në mënyrë pozitive për të ndryshuar sado pak situatën.
Si mund të kalohet nga reforma politike në reforma që bazohen në ekspertizë?
Kolindo Vjerdha: Kjo është një qasje të cilën ne mund ta përmendim si një qasje që shkon përtej vendit tonë, shkon edhe në rajon. Por ajo që mund ta shohim si një zgjidhje, apo një urë lidhëse mes asaj se cka universiteti është. Universiteti në vetvete është një institucion I cili padyshim krijon një kërkim shkencon, duhet të krijojë një kërkim shkencor gjë për të cilën ne jemi shumë larg, sipas të gjitha të dhënave jo vetëm në mbështetjen që I krijohet universitetit edhe si institucion lidhur me kërkimin shkencor. Këto lloj problematikash të cilat vet sistemi apo vet drejtimi, qeverisja ka nëse ne I bazojmë në të dhëna kërkimore shkencore pikërisht nga këto institucione që duhet të ishin baza me të cilën do të krijohen, apo do të dalin bazat e një kërkimi shkencor real. Mund të kishim më pas edhe politika që mund të ishin më të qëndrueshme, poltika të cilat mund të vinin nga studime të mirëfillta dhe do të tregonin një gjendje reale për të cilën ne flasim në të gjithë aspektet shoqërore dhe problematikat të cilat mund ti ketë vet komuniteti jo vetëm në arsim por ne mund ta marim në të gjitha spektret e tij. Ajo cka ne kemi parë ndër vite janë poltika të cilët janë të ndjeshme, poltika të cilat vendimmarjet e tyre shkojnë edhe përtej grupeve të interesit, pra nuk kemi një ndërmarrje të këtyre poltikave që I kalon të gjitha hallkat e konsultimit public, pra, politika të cilat mund të nisin që tek konsultimi me grupet e interesit, më pas paraqitja në një diskutim të hapur public reth këtyre politikave, duke qenë se shpesh herë këto efekte kanë efekt të gjërë në shoqëri edhe efekte të cilat e përfshijnë të gjithë shoqërinë por grupe të cilat janë të interesuara apo grupe të cilat duhet të ishin pjesë e kësaj vendimmarje në të shumtën e rasteve janë shpërfillur. Pra nëse ne arrijmë të krijojmë ura lidhëse nëpërmjet atyre që sot janë ato që e prekin problematikën që në gjenezën e saj ose ato të cilët janë më afër problematikave dhe nëse ne këto I ndërlidhim me ato që do të jenë hartuesit e zgjidhjes apo ato që do të jenë hartuesit e politikave, pra nëse ne krijojmë një urë lidhëse midis këtyre dy hallkave, mendoj që ne do të shkojmë drejt poltikave të cilat më të qëndrueshme, më efektive dhe më rezultative sesa ato të cilat ne I kemi parë deri më sot.
Përmendët pak para testimet PISA, a mendoni që jo vetëm në Shqipëri por në të gjithë rajonin pas disa rezultateve shumë të dobta 3 apo 4 herët e fundit, a nuk kuptohet ky Ëarning, a nuk kuptohet kjo diagnozë, ku qëndron problemi që testimet na tregojnë se sa dobët jemi dhe ne përsëri nuk mundet që të rimëkëmbemi?
Kolindo Vjerdha: Në Shqipëri, testi PISA, sidomos rezultatet e fundit, treguan një gjendje reale, për hir të së vërtetës, një situatë shumë të vështirë sa I takon cilësisë së arsimit. Kuptohet që nëpërmjet këtyre rezultateve ti kupton më mirë procesin e nxënjes që ndodh në institucionet e arsimit parauniversitar. Fakti që sot kemi, dhe u munduan të kenë indifrentizëm total të institucioneve, kjo mendoj që është një ndër problematikat kryesore të cilat, sic ju e përmendët, shkon edhe përtej Shqipërisë por edhe në të gjithë rajonin. Ajo çka ne pamë në shembujt të cilet ishin në vendet europiane ishin ministra të cilët u shkarkuan, pati ministra të cilët e morrën këtë lloj përgjegjësie por ne jemi shumë larg këtij standardi, pra, vendet e Ballkanit, sidomos Shqipëria, jemi shumë larg këtij standardi. Në Shqipëri ajo cka ndodhi ishte që kjo përgjegjësi u mundua të kalonte tek mësuesit, duke ua deleguar të gjithë përgjegjesinë e një sistemi I cili tregon se ka problematika, dhe problematika të cilat vijnë gjithmonë në rënie edhe në rezultatet e testit PISA, sidomos edhe ne rezultatet e viteve të fundit, pra një rënie e vazhdueshme e cila në vetvete nuk mund të kalohet me indiferentizëm të institucioneve. Sot, besoj ka ardhur koha që duhet mbajtur për ato të cilat janë problematika thelbësore që ndikojnë në edukimin e brezave të ardhshëm. Nëse ne duam që të kemi një brez të mirë arsimuar, pra nëse ne nesër pretendojmë të kemi rezultate të larta edhe të atyre profesionistëve që do të shkojnë në universitete apo arsimin e lartë në vend pikënisja është pikërisht në arsimin parauniversitar. Pra, nëse ne shohim këto rezultate në arsimin parauniversitar ne mund të projektojmë që do të kemi rënie të cilësisë të këtyre studentëve edhe në 10 vitet e ardhshme. Testi PISA pikërisht këtë parashikon, që ne në 10 vitet e ardhshme do të kemi probleme në cilësinë e studentëve dhe nxënësve në arsim, dhe nëse ne qëndrojmë indifferent ndaj këtyre problematikave atëherë ne mund të shohim që kemi të bëjmë me një degradim të vazhdueshëm të sistemit arsimor duke mos arritur që ne të marrim atë çka ne presim nga këto institucione. Ajo çka mund të them në lidhje me testin PISA dhe vendimmarjes politike kemi shkuar drejt ritrajnimit të mësuesve, por këto nuk janë vendimmarje që duhet të vijnë nga një studim që duhet të jetë më I thelluar sa I takon këtyre problematikave. Këto lloj problematikash nuk zgjidhen me trajnime dhe ritrajnime të mësuesve, këto zgjidhen me një sërë politikash të cilat vijnë në një sërë nivelesh sa I takon arsimit të cilat duhet të jenë të vazhdueshme për të arritur për të ndrequr arsimin në 10 vitet e ardhshme.
A mendoni se cilësia e dobët e arsimit ndikon në krijimin e dobët të modelit shoqëror të gabuar që shpesh herë ka lidhje edhe me korrupsionin?
Kolindo Vjerdha: Gjeneza e çdo lloj problemi, apo gjeneza e të nesërmes nis te arsimi, nis te bankat e shkollës nis te bankat e universiteteve. Nëse ne nuk mir edukojmë një brez të ri që në arsimin parauniversitar, por pastaj nëse ne nuk I japim këtij brezi të ri të gjitha imputet për të qene një qytetar I denjë, një profesionist I denjë, në institucionet e arsimit të lartë, padyshim do të përballemi me një shoqëri nesër e cila do të priret të jetë e një ngjajshme me modelet të cilat ajo ka parë deri më tani. Sistemet mundohen të krijojnë të një-ngjajshmet e tyre dhe nëse ne vazhdojmë që të kemi një sistem I cili deri më tani ne jemi munduar të kemi modele, dhe modelet të cilat sot ne shohim në politikë, ne shohim në universitete, në institucione dhe në drejtimin e tyre të cilat priren të shkojnë drejt korrupsionit, plagjiaturat në drejtuesit e universiteteve, nëse ne shohim këto lloj modelesh të cilat sot janë në drejtim, padyshim që sistemi nëse nuk arrinë ti korrektojë ato do të prodhojë të ngjashëm me to pasi vet kjo është në natyrën e tij që të shkojë drejt këtyre modeleve. Pra, nëse ne nuk kemi një korrektim që në gjenezë, që në asimin parauniversitar, në rimodelimin e këtyre modeleve, në rreth roullimin e këtij sistemi në do të mundohemi të shkojmë drejt një shoqërie e cila do të ketë përseri në bazë korrupsionin, do të gjejë përsëri rrugët e shkurtra të zgjidhjes nëpërmjet modeleve korruptive duke mos arritur që ajo të përmiresoj vetveten dhe të shkojë drejt një shoqërie që të kuptojë rëndësinë dhe ndarjën e pushteteve, ndarjen e përgjegjësive institucionale. Nëse ne vazhdojmë shohim që brenda këtyre institucioneve kemi këto lloj individësh të cilët sot janë edhe në nivele drejtuese por janë edhe individ që qëndrojnë me vite dhe janë këto modeli I “suksesit” atëherë ne do të rrezikojmë të qëndrojmë në po të njejtat pozita sa I takon reagimit shoqëror dhe kjo mendoj që shkon përtej reagimit institucional. Ky reagim është reagim që duhet të vijë në nivel të shoqërisë në vetvete të të gjitha hallkave dhe të gjithë individëve brenda një shoqërie të cilëve u duhet një ndryshim kultural dhe vet reagimi I shoqërisë kundrejt fenomeneve të tilla për të arritur që në brezat e ardhshëm ne të kemi një brez të ri I cili do të jetë me një qasje tjetër ndajinstitucionit, ndaj drejtimit të tij, përcjell një kulturë të re.
Intevista është realziuar në kuadër të programit ‘MOVE GRATS’ e mbështetur nga Western Balkans Fund