TEMAT ETNIKE E KULTURORE NXISIN DEZINFORMATAT DHE GJUHËN E URREJTJES
“Një shoqëri skajshmërisht e ndarë në baza etnike, ideologjike dhe partiake e bën akoma më të vështirë zhvillimin e një shoqërie reziliente të vetëdijshme për sfidat e kohës dhe e aftësuar për t’i përballuar ato’’, thotë Edlira Palloshi Disha, përfaqësuese dhe hulumtuese e Institutit “Max van der Stoel” dhe asistente e mësimdhënies në Universitetin e Evropës Juglindore. Sipas Abedin Ismailit, asistenti i mësimdhënies në Universitetin e Evropës Juglindore, informimi jo i saktë, tendencioz, është i dëmshëm dhe me pasoja të mëdha për një shoqëri. “Promovimi i edukimit mediatik për ndjeshmërinë kulturore në Ballkan është një hap i rëndësishëm për të ndihmuar ndërtimin e një shoqërie më të hapur dhe më tolerante ndaj diversitetit kulturor”, vlerëson Elmedina Abdullahi, fituese e çmimit ‘’Gruaja Evropiane e Vitit’’ dhe aktiviste.
Autore: Genta Abdiji
Dezinformimi dhe gjuha e urrejtjes shënojnë rritje në vend. Në raportin e fundit të Komisionit Evropian për progresin e Maqedonisë së Veriut në rrugëtimin evropian theksohet se vendi duhet të angazhohet më shumë, për të “mbyllur hapësirën për ndërhyrjet e huaja dhe manipulimin e informacionit, përfshirë dezinformimin”. Ndëkaq, Këshilli i Etikës në Media ka vërejtur se numri i ankesave lidhur me gjuhën e urrejtjes është rritur katërfish në krahasim me vitin e kaluar, thuhet në raportin e progresit.
Lufta kundër dezinformatave dhe gjuhës së urrejtjes është thelbësore për harmoninë në shoqëritë shumëetnike dhe shumëkulturore sikurse e jona, vlerësojnë ekspertët.
Përmbajtjet manipuluese dhe dezinformatat mbi çështjet etnike sikurse “balanucesi”, (mekanizmi që garantonte përfaqësimin e bashkësive etnike në institucionet shtetërore), ligji për përdorimin e gjuhëve, ngjarjet në afërsi të kishës në fshatin Gallatë të Vrapçishtit etj.,në një pjesë të mediave, sidomos në rrjetet sociale rrezikuan tenisonimin e marrdhënieve ndëretnike.
Analizae publikuar pak ditë më parë nga Këshilli për Etikë në Media, pjesë e projektit “Forcimi i rezistencës së mediave kundër dezinformatave në Maqedoninë e Veriut” konstaton se disa media shpërndanë dezinformata mbi temat etnike, pa mbajtur llogari se mund të nxisin mosdurim mes bashkësive etnike.
Analiza i cilëson si dezinformata paralajmërimet dhe deklaratat e zyrtarëve të lartë të qeverisëqë fituan vëmendje të madhe në media se “ka indikacione se ish-zyrtarë të lartë, të cilët kanë në dispozicion shuma milionëshe, po mobilizojnë njerëzit në terren për manipulim dhe tentojnë të provokojnë konflikt etnik”.
Edukimi mediatik dhe ndikimi i teknologjisë
“Një shoqëri skajshmërisht e ndarë në baza etnike, ideologjike dhe partiake e bën akoma më të vështirë zhvillimin e një shoqërie reziliente të vetëdijshme për sfidat e kohës dhe e aftësuar për t’i përballuar ato’’, thotë Edlira Palloshi Disha, përfaqësuese dhe hulumtuese e Institutit “Max van der Stoel” dhe asistente e mësimdhënies në Universitetin e Evropës Juglindore.
‘’Përqindja e lartë e përdorimit të mediave sociale dhe përqindja e ulët e indeksit tëEdukimit mediatik të Maqedonisë së Veriut (22 nga 100 pikë në vitin 2023) flet për një gjendje brengosëse.Fushatat dezinformuese përhapen me lehtësi dhe shpejtësi më së shumti në rrjetet sociale, ku varësia kryesisht e të rinjëve nga këto platforma e bën më të vështirë interveniminnëse ky intervenim nuk bazohet në analiza dhe hulumtime serioze për një strategjigjithpërfshirëse me të gjithë aktorët e shoqërisë në të”, shton Palloshi Disha.
Sipas Abedin Ismailit, asistenti i mësimdhënies në Universitetin e Evropës Juglindore, informimi jo i saktë, tendencioz, është i dëmshëm dhe me pasoja të mëdha për një shoqëri.
“Lajmet e rreme” burimin e kanë nga “gazetaria pa redaksi”, që nuk dihet kush publikon atë lajm, as kush qëndron prapa atij portali apo medias online. Zhvillimi i hovshëm teknologjik ka ndikuar që ta zhvendos publikun nga mediat tradicionale në ato online, prandaj lajmet e paverifikuara shpërndahen me një shpejtësi marramendëse kështu që edhe efekti negativ i tyre është shumë i lartë”, thekson Ismaili.
“Duhet mobilizim serioz për t’u mbrojtur nga ky kërcënim i së ardhmes, e kjo mund të bëhet vetëm përmes edukimit mediatik. Sa më herët që fillon edukimi në këtë drejtim aq më herët do të merren masat preventive kundër kësaj dukurie negative’’, shton ai.
Sipas Ismailit, për të luftuar dezinformatat dhe për të përmirësuar përfaqësimin e grupeve të ndryshme etinike e kulturore, është thelbësore që gazetarët të trajnohen për raportim gjithëpërfshirës.
“E kjo mund të bëhet duke i dhënë prioritet raportimit të përmbajtjeve që brenda vetes bartin kulturë, edukim dhe orientim të publikimit”, thekson ai.
BE-ja inkurajon përmirësimin e kornizës ligjore në Maqedoninë e Veriut, duke u përpjekur të krijojënjë ambient më transparent dhe të qëndrueshëm mediatik, thekson Palloshi Disha.
“Integrimi evropian ushtron njëpresion të vazhdueshëm për reformat demokratike në Maqedoninë e Veriut. Këto reformasynojnë përmirësimin e transparencës qeveritare dhe rritjen e llogaridhënies, që janë elementeshumë të rëndësishme në parandalimin e përhapjes së dezinformatave’’, shton ajo.
Promovimi i ndjeshmërisë kulturore: një hap drejt bashkëjetesës
“Promovimi i edukimit mediatik për ndjeshmërinë kulturore në Ballkan është një hap i rëndësishëm për të ndihmuar ndërtimin e një shoqërie më të hapur dhe më tolerante ndaj diversitetit kulturor”, vlerëson Elmedina Abdullahi, fituese e çmimit ‘’Gruaja Evropiane e Vitit’’ dhe aktiviste.
Sipas saj, kjo mund të arrihet përmes bashkëpunimit me institucionet kulturore, media, shkolla dhe organizata jofitimprurëse për të krijuar dhe implementuar programe edukative që ndihmojnë individët të zhvillojnë aftësitë e mendimit kritik, empatisë dhe të analizojnë burimet e informacionit që hasin.
Puna e BE-së nuk është thjesht një çështje politike
Abdullahi vlëson se BE-ja ka luajtur një rol të rëndësishëm në promovimin e ndjeshmërisë kulturore dhe luftimin e dezinformatave, duke ofruar financime dhe mbështetje për nisma lokale.
“Puna e BE-së nuk është thjesht një çështje politike. Ajo përfshin ndihmën në krijimin e urave ndërkulturore dhe fuqizimin e nismave lokale që kontribuojnë në ndërtimin e një Ballkani më të bashkuar dhe të integruar”, shton Abdullahi.
Ky tekst është prodhuar si pjesë e projektit “Mediat për BE” i zbatuar nga EUROTHINK dhe partnerët ALDA dhe BIRC, i mbështetur financiarisht nga BE. Qëndrimet e shprehura në tekst janë përgjegjësi vetëm e autorit dhe EUROTHINK-ut dhe nuk pasqyrojnë qëndrimet dhe pikëpamjet e Bashkimit Evropian.